• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pedagogia letër Ramës: Përdorët gjuhën e shantazhit! Vetingun fillojeni me mua

18:21 : 20/10/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Mimoza Manxhari, pedagoge në Fakultetin Ekonomik, i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama.

Manxhari është shprehur se për këtë letër ka marrë shkas nga takimi i kryeministrit me drejtues të institucioneve të Arsimit të Lartë. Ajo shprehet se pedagogët po protestojnë për një pagë me dinjitoze.

“Shkolla apo fakulteti, nuk do duhet të konsiderohen thjesht dhe vetëm vend pune, ku merret një rrogë. Secili prej nesh, pjesë e kësaj armate të devotshme dije dhënësish, që i  ka qëndruar besnik profesionit dhe studentit, patjetër që meriton të dëgjohet  dhe respektohet, nëpërmjet një pagese të diferencuar”, shprehet ajo.

LETËR E HAPUR

Prof. Mimoza Manxhari

Lexo edhe:

Mbyllja e News 24, fundi i një hakmarrjeje personale

Lubonja: Ndryshimet në Kodin Penal bëhen që Rama të mbajë pushtetin sa më gjatë

Për t’i ri-sjellë dinjitet  mësimdhënies.

I nderuar Zoti Kryeministër,

Takimi juaj me drejtues të Institucioneve të Arsimit të Lartë, më nxiti për t’ju drejtuar publikisht dhe adresuar një çështje, që  gërryen  sistemin arsimor në vend.

Protestohet për një pagë dinjitoze dhe u zhvillua një takim, në të cilin mungonte ndjeshmëria njerëzore dhe urtësia e gjetjes së zgjidhjes!

Ndërsa fare mirë mund të dihet se arsimi është veprimtaria me ndikimin më  dominues (i) në zhvillimin e një vendi, (ii) në mirëqënien personale të çdo studenti e (iii)  nëse nuk mirëmenaxhohet dhe në mjerimin e vetë shoqërisë, shpërblimi i merituar i mësuesve mungon e zgjidhjet i lihen protestës!

Çfarë po ndodh me arsimin apo më mirë t’ju them: Çfarë i është bërë mësuesve dhe profesorëve?

Investimet e çfarëdo lloji në arkitekurën e ndërtesave nuk e bën vetvetiu të ditur e të aftë këdo që ulet në  auditorë.

Mësimdhënia është profesioni, që nëse i mungon pasioni zbeh dhe asfikson energjinë e brezit.

Çdo vend i përparuar është bërë i tillë, falë politikave të kujdesshme dhe trajtimit dinjitoz të arsimtarit.

A e dini që paga mesatare e një profesori në sistemin arsimor të Zvicrës është 192.000 USD në vit, ndërkohë që Franca, vendi ku universitetet janë kryesisht institucione publike,  paraqitet me një pagesë mesatare për profesoratin prej 82,000 USD?

Pagesa dinjitoze është një formë, nëpërmjet të cilës shoqëria njeh dhe vlerëson punën e vështirë, plot përkushtim dhe seriozitet në ndihmën e vazhdueshme që ju jepet nxënësve dhe studentëve, nga dita e parë e derisa mbarojnë procesin mësimor.

Shkolla apo fakulteti, nuk do duhet të konsiderohen thjesht dhe vetëm vend pune, ku merret një rrogë. Secili prej nesh, pjesë e kësaj armate të devotshme dijedhënësish, që i  ka qëndruar besnik profesionit dhe studentit, patjetër që meriton të dëgjohet  dhe respektohet, nëpërmjet një pagese të diferencuar.

Janë pagat e ulta dhe jo makutëria, që detyron  një pjesë të mirë tonën, të përfshihet në të tjera aktivitete, për të mundësuar pagesat e domosdoshme të jetës.

Ndjehem e keqardhur, që askush nga pjesëmarrësit e takimit të djeshëm, nuk e ngriti zërin e të kundërshtonte këtë prirje problematike me pasoja që çdo ditë po e shohim: _ Shndrimin e institucioneve arsimore në organizata biznesi!!

Kryeministri, ministrja e arsimit  që vjen nga bota akademike, apo kushdo tjetër që gjendet aty si këshillues  për çështjet e arsimit, do duhej të shfaqnin angazhim konkret në përmirësimin e cilësisë së arsimit e jo të vazhdojnë ta lënë atë pas dore, prej të vetmes arësye,  se përfitimet e investimeve në sistemin arsimor, shihen vetëm në të ardhmen!

Diskutimet për një pagë dinjitoze, nuk do duhej të ishin shqetësim i profesoratit apo i kujtdo në sistemin arsimor, por fakti që jemi këtu, dëshmon nënvlerësimin e vlerës dhe rëndësisë së përmirësimeve që duhen bërë në këtë sektor.

Sukseset  ekonomike  mbresëlënëse të disa vendeve, provojnë qartazi rolin e kapitalit njerëzor në zhvillimin ekonomik. Arsimi është vendi ku përgatitet ky kapital njerëzor.

Sigurisht, mësimi nuk mbaron me shkollimin e kjo, në një pjesë të rëndësishme, nxitet nga pathosi i profesorit.

Ne 30-vitet e fundit politika i ka dhënë vëmendje aspektve ekonomike të kushteve imediate të kërkesës, duke lënë pothuaj jashtë vëmendjes politikat arsimore, të cilat për specifikën e tyre nuk e japin efektin në të tashmen.

E njëjta përqasje vërehet edhe në ditët e sotme e takimi i djeshëm, provoi sa pak dihet e sa shumë përflitet pa të drejtë për arsimin dhe kujtdo që është përfshirë seriozisht në këtë sistem.

Studenti nuk mundet kurrësesi të konsiderohet klient dhe profesori nuk do duhet ta shndrojë dijen në një mall që shitet e blihet!

Një takim, me një kryeministër që foli e shumë të tjerë, që mbajnë postin më të lartë administrativ apo dhe titujt më të respektuar akademik, nuk guxuan të diskutojnë dhe ofronin zgjidhje për çështjen më nevralgjike – pagesën e merituar për profesorin!

Askush nga ata që ishin të pranishëm, nuk ngritën zërin për domosdoshmërinë e ndryshimeve radikale në sistemin arsimor dhe shndrimin e arsimit në një prioritet imediat.

Ju përdorët gjuhën e shantazhit.

Nuk do duhej, por megjithatë unë po ju them:

Fillojeni vetingun me mua Zoti Kryeministër.

“Në 30 vite, politika la pas dore arsimin”, pedagogia letër të hapur Ramës: Përdorët gjuhën e shantazhit! Vetingun fillojeni me mua!

Etiketa: Edi RamaMimoza Manxharipedagogeprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbyllja e News 24, fundi i një hakmarrjeje personale

13:28 : 09/08/2025
AKTUALITET

Lubonja: Ndryshimet në Kodin Penal bëhen që Rama të mbajë pushtetin sa më gjatë

19:46 : 08/08/2025
AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kryeministrin nuk ka kush ta rikujtojë

11:01 : 08/08/2025
AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
Para

"Ronaldo shkoi në dhomën e zhveshjes dhe bëri një gjest edhe më të turpshëm"

TË GJITHA

SHBA, BE dhe zyrtarë ukrainas takohen sot në Britani, para takimit Trump–Putin

14:59 : 09/08/2025

Raspadori kalon te Atletico Madrid, marrëveshja me Napolin mbyllet për 26 milionë euro

14:54 : 09/08/2025

Devoll/ 24-vjeçari arrestohet për dhunë ndaj gruas, i sekuestrohet dhe një armë gjahu pa leje

14:40 : 09/08/2025

Zbardhet plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë, identifikohen 3 autorët, në pranga dy prej tyre (EMRAT)

14:38 : 09/08/2025

Vora kryen transferimin e radhës në merkato

14:34 : 09/08/2025

BE: Paqja, vetëm me Kievin në tryezë dhe sovran në vendime

14:21 : 09/08/2025

“Sulm ndaj medias”/ Qeveria fik sinjalin e News24, godinën do e kthejë në fabrikë armësh

14:10 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com