• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga mesazhet në ‘FB’ te breshëria e plumbave, zbardhet dinamika e masakrës në Klos

15:03 : 13/10/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Lexo edhe:

Ishte shpallur i zhdukur prej disa ditësh, gjendet pa shenja jete 82-vjeçari në Klos

PD: Bashkitë Mat dhe Klos me dosje në SPAK për tendera dhe krime zgjedhore

Një konflikt mes tre familjeve shkaktoi tre të vdekur mesditën e djeshme në qytezën e vogël të Klosit.

Babë e bir, Kenado dhe Liri Shira u vranë në mes të Klosit nga plumbat e një pistolete.

Autori i ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri, pak minuta pas vrasjes së dyfishtë, në pamundësi për t’i ikur policisë drejtoi armën nga vetja dhe qëlloi duke humbur jetën menjëherë.

Dy persona të tjerë, gjithashtu babë e bir, mbetën të plagosur. (Renato dhe Eglantin Hasula).

Kush ishte shkaku i konfliktit

Dyshohet se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë vajza e Fiqiri Mjeshtrit së cilës i shkruante në rrjetet sociale djali i Eglantin Hasulës, çka ka sjellë edhe përplasjen e Liri dhe Kenado Shira me Fiqiri Mjeshtrin. Sipas dëshmisë së vëllait të autorit, Besnik Mjeshtrit familjet janë takuar në një lokal për tu sqaruar, por kur situata ka agravuar, Mjeshtri ka nxjerrë pistoletën duke vrarë dy anëtarët e familjes Shira dhe duke plagosur dy të tjerë.

Besnik Mjeshtri: E takova djalin dhe i thashë; Të lutem mos u frikëso, mos ki frikë për asgjë. jam Fatmir Mjeshtri. Të njoh më tha. I thash a ta marrim babin tënd në telefon, dhe të sqarojmë diçka. Qoftë në shtëpinë tënde, qoftë këtu. Mos ki frikë se do sqarojmë diçka. Kemi të dhëna se ti e ke kërcënuar gocën e Fiqiriut, Sarën. Mua tha; Sara më ka bërë ftesë në Facebook. Pasi e pranova ftesën, nisëm të flisnim tha. Ajo më kërkoi diçka tjetër. Çfarë i thashë? S’mund të shoh si shok, se je djalë bukurosh. S’të ka ofenduar i thash. Dhe mua tha më pëlqente. Pasi i kishte marrë adresën, kishte shkarkuar fotot dhe i ka thënë; po nuk bërë ato që të them unë, të bësh foto nudo, do të hap foto në rrjetet sociale dhe do të shkatërrojë jetën.

Ajo nga momenti fiku telefonin. Ai ka marrë motrën e madhe në telefon dhe i ka thënë; jam ai djali Shira, po nuk veprove ashtu siç them, do e shkatërroj jetën, do i prish jetën. Vajza i ka thënë; mos bëj kështu. Ai na njihte të gjithëve. Motra mori të motrën në telefon dhe i ka thënë; kujt ia ke dhënë adresën. Kur mbaroi shkollën goca, ka rënë pa ndjenja përtokë në kat të dytë të shtëpisë nga trysnia e madhe që kishte. Më pas i çojnë mesazh çuni vëllait në Angli një mesazh anonim dhe i thonë; Sara është lidhur me djalin e Eglantin Hasulës.Unë hyra në mes që të shuaja sherr. Se s’doja që të shkonte puna më keq se Fiqiriu e kishte vajzë. Ai kërkoi që të martoheshin nëse duheshin”.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat ka dalë edhe, kushëriri i familjes Shira i cili thotë se nuk ka dijeni që familjet të kenë pasur konflikte të mëparshme, duke shtuar se të gjithë të përfshirët në këtë ngjarje kanë lidhje gjaku.

Kushëriri i familjes Shira: Po janë njerëz të mirë sepse kanë edhe lidhje gjaku. Ngjarja është tragjike. Nuk di çfarë të them. Autori po të ishte burrë i mirë nuk bënte vetëvrasje. Pra nëse je gabim, merr përgjegjësinë morale. Kjo është jo vepër, por kaluar veprës. Është një tragjedi sepse jemi kushërinj. Në momentin që ka ndodhur ngjarja kam qenë në shtëpi.

Kjo është e vërtetë. Jemi kushërinj. Nuk e di saktësisht se çfarë janë. Por më ka ardhur keq për ngjarjen. Nuk e di për bezdisjen. Unë jam i Klosit, por nuk i di. Jam rritur këtu, punoj në fshat, nuk di të them. As për konflikte të mëparshme nuk di të kenë pasur, por të tëra palët kanë lidhje gjaku. Nuk kanë pasur konflikte, kjo është e vërtetë.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

Dy të miturit përkatësisht Kenado Shira (viktimë) dhe Renado Hasula (i plagosur) njiheshin me vajzën e Fiqiriut, e mitur, e cila në dëshminë e saj pretendon se përndiqej kryesisht përmes rrjeteve sociale. Kjo histori ishte diskutuar edhe më herët nga të dyja familjet, por kërcënimet kanë vijuar e kishin arritur deri në pikën që vajza nuk shkonte dot më në shkollë. Dhe dje është realizuar një takim i dytë. Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Bakir Mjeshtri, ndërsa Renato dhe Kenado kishin ardhur me prindërit e tyre për t’u sqaruar në lokal. Në bisedë e sipër, Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur kishte marrë si përgjigje refuzimin dhe fyerjet për të bijën, ai ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar me armë zjarri. Pasi qëlloi mbi 4 persona, Mjeshtri, pronar i një galerie kromi u largua nga vendi i ngjarjes, autori i krimit është vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij.

Gjendja shëndetësore e të plagosurve

Mësohet se 14-vjeçari Renato është i vetëdijshëm dhe në gjendje shëndetësore relativisht të mirë, kurse babai i tij, Eglantin, 39 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore, me prognozë të rezervuar.

Fiqiri Mjeshtri (autori)
Ilir Shira, një prej viktimave
Etiketa: besnik mjeshtrifatmir mjshtrifiqiri mjeshtrikenado shiraKlosliri shiramasakrarenato hasula

Lajme të lidhura

Foto ilustruese
AKTUALITET

Ishte shpallur i zhdukur prej disa ditësh, gjendet pa shenja jete 82-vjeçari në Klos

18:30 : 25/03/2026
AKTUALITET

PD: Bashkitë Mat dhe Klos me dosje në SPAK për tendera dhe krime zgjedhore

21:04 : 11/02/2026
Lajmet e Dites

Jurgen Karaj u gjet pas ndërhyrjes nga Kosova/ Si dështuan kërkimet e Pirro Vengut për 30-vjeçarin në Klos

14:11 : 07/02/2026
AKTUALITET

Dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit në Klos/ Gjendet i pajetë pas një muaji Jurgen Karaj

12:07 : 07/02/2026
AKTUALITET

Zhdukja e Jurgen Karajt/ Kërkimet ‘intensive’ të Vengut pa rezultat! Vjen një ekip nga Kosova

08:29 : 29/01/2026
AKTUALITET

Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Klos

14:31 : 25/01/2026
Para

Princi Harry zbulon problemet me shëndetin mendor që kaloi pas vdekjes së mamasë

TË GJITHA

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

11:46 : 04/06/2026

Autori bënte qitje në pyll, pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

11:42 : 04/06/2026

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026

Efektivi i plagosur në Maliq, mjekët e Traumës: Ka marrë plumb në nofull, do t’i nënshtrohet operacionit

11:24 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom