• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRI/ Do grabisnin vilën e Di Marias, kapet “skifteri” shqiptar, shpëtojnë 3 shokët

15:57 : 08/10/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT
"Alfa Romeo" e përdoru nga skifterët shqiptarë

Grabitjet nga shqiptarët në Itali nuk janë një vepër kriminale e panjohur. Por këtë herë “skifterët” duket se kanë zgjedhur njeriun e gabuar për të bërë goditjen, pasi kanë hyrë për të grabitur në vilën e yjeve të Juventusit, Angel Di Maria dhe Dushan Vlaholic.

Teksa ishin në banesë, grabitësit kanë kuptuar se policia kishte mbërritur në vendngjarje, ndaj kanë tentuar t’i mbathin duke kaluar murin, ndërsa shoferi i cili i priste jashtë në tentativë për tu larguar tentoi të shtypte një nga karabinierët.

Oficeri i policisë italiane i gjendur në pozitë të vështirë është detyruar të qëllojë në ajër. Sipas Corriere Della Serra në pranga ka rënë një 31-vjeçar shqiptar, i identifikuar si David Zira.

“Skifteri” shqiptar rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e grabitjeve. Së bashku me grupin e tij që përbëhej edhe nga tre persona të tjerë, të cilët arritën t’ia mbathnin nga Policia, Zira kishte disa ditë që mbahej nën vëzhgim.

31-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi ndaj tij Gjykata e Padovas dhe e Venecias kishin lëshuar urdhë-arreste.

Lexo edhe:

Grabitet muzeu sirian, zhduken 6 statuja të epokës romake

Grabitja me dhunë e lokalit në Kashar, arrestohen 6 persona (EMRAT)

Plani i grabitjes

Shqiptari së bashku me anëtarët e tjerë të bandës për të cilët policia dyshon se janë po ashtu shqiptar kishin bërë një plan të organizuar deri në detaj se si do të hynin brenda dhe më pas të mund të largoheshin. Ata mbërritën në Costa Alberto Riço me një “Alfa Romeo” që dyshohet të jetë e vjedhur dhe me targa të falsifikuara. Njëri nga anëtarët e grupit qëndroi në makinë ndërsa tre të tjerët u ngjitën në shtëpinë e yjeve të Juventusit.

Diçka duket se nuk ka shkuar sipas planit. Rojat private që ruajnë vilën kanë pikasur diçka të dyshimtë dhe menjëherë kanë dhënë alarmin në qendrën operative dhe forcat e Policisë u vunë në alarm dhe mbërritën në pak se katër minuta.

Ata ishin duke pritur mbërritjen e Di Marias po në fakt u erdhi policia. Me të pikasur Policinë shqiptarët nxituan t’ia mbathnin duke kaluar murin ndërsa shoferi i cili qëndronte në pritje tek makina në tentativë për tu larguar tentoi të shtypte dhe një oficer të policisë, i cili i gjendur në atë situatë u detyrua të qëllojë në ajër. Tre arritën t’ia mbathnin ndërsa 31-vjeçari në tentativë për tu larguar u kap pak metra më larg.

Kontrolli i makinës

Pas arrestimit të shqiptarit policia sekuestroi dhe makinën e përdorur në grabitje brenda së cilës u gjetën çanta, radio marrës, dy celularë, brava dyersh por dhe një armë që dyshohet t’i ketë rënë shoferit nga nxitimi për t’ia mbathur. Dyshimet e Policisë janë se grupi i “skifterëve” ka kryer edhe grabitje të tjera në zonë gjatë javëve të fundit. Policia italiane ka dyshime se ata janë një grup profesionistësh dhe kanë nisur kontrollimin e të gjitha kamerave të sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tre të arratisurve.

Etiketa: Arrestohet shqiptari ne italiautor i disa grabitjeveDavid ZiraGrabitjeshqiptari ne itali

Lajme të lidhura

BOTA

Grabitet muzeu sirian, zhduken 6 statuja të epokës romake

09:09 : 12/11/2025
AKTUALITET

Grabitja me dhunë e lokalit në Kashar, arrestohen 6 persona (EMRAT)

15:55 : 06/11/2025
AKTUALITET

Grabitën argjendarinë në Bulqizë, arrestohen dy ‘skifterët’

12:40 : 05/11/2025
AKTUALITET

Morën peng biznesmenin italian dhe i grabitën 300 mijë€, arrestohet dhe “skifteri” shqiptar/ Emrat – Detaje

12:47 : 04/11/2025
BOTA

Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon

18:04 : 30/10/2025
BOTA

Grabitja e muzeut të Luvrit, ADN-ja nxori zbuluar autorët. Ende asnjë gjurmë nga bizhuteritë

09:51 : 27/10/2025
Para

VIDEO/ Et’hemi gjen rrugën e rrjetës në Turqi, por nuk mjafton për Istanboluspor

TË GJITHA

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025

Gjetja e 10 detonatorëve, Kosova akuza Serbisë për sulm terrorist

13:21 : 16/11/2025

Pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari i tragetit Durrës- Ankona

13:09 : 16/11/2025

Pazar masiv droge/ Kapet në Itali shqiptari, koka e grupit të “Trëndafilit të egër” (FOTO – EMRI)

12:55 : 16/11/2025

“Ka futur në ngërç GjK”/ Bardhi: Bajram Begaj ka marrë peng betimin e gjyqtarit Asim Vokshi

12:45 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com