• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Sfida ndaj Partizanit, Josa: E dimë si do të luajë kundërshtari, synojmë fitoren

17:58 : 06/10/2022
në SPORT

Vllaznia do të presë në Shkodër Partizanin, për sfidën e javës së shtatë të Superiores, të premten e 7 tetorit, në orën 17:45. Në konferencën përpara ndeshjes, trajneri i shkodranëve, Mirel Josa, u shpreh se pret më të mirën nga skuadra e tij dhe konfirmoi lojtarët që nuk do të jenë të pranishëm.

“S’mund t’i themi derbi, sepse nuk janë dy skuadra të një qyteti. Normalisht është një ndeshje e rëndësishme, si të gjitha ndeshjet e kampionatit. Duhet pasur parasysh që kemi një Partizan, i cili do të ketë një paraqitje tjetër, duke pasur parasysh atë që bënë me Tiranën.

Për mendimin tjetër do të jetë një skuadër shumë e kujdesshme dhe ne duhet të kemi parasysh se çfarë duhet të bëjmë në fushën e lojës. Duhen rregulluar disa gjëra, për faktin sepse duhet të kemi një pjesëmarrje më të madhe në zonën e kundërshtarit dhe duhet të jemi shumë më të kujdesshëm në pasin e fundit. Gjithashtu nuk duhen humbur ekuilibrat e skuadrës, sepse Partizani është një skuadër që ka lojtarë cilësorë.

Mungesat si për njërën skuadër, ashtu edhe për tjetrën, janë pjesë e zhvillimit të kampionatit. Kështu që unë personalisht duhet t’i shikojë gjërat me lojtarët që kam në dispozicion dhe çfarë mund t’i marrë atyre lojtarëve.

 

Lexo edhe:

Zyrtare/ Vllaznia prezanton afrimin e radhës në merkato

Rikthim i bujshëm te Partizani, Skuka firmos për tre vite

 

Nuk duhet t’i futemi shumë ndeshjes me Teutën. Ajo sfidë pati dhe të mirat e veta, pati edhe dobësitë e veta. Mund të themi që dobësi kishim në pasin e fundit, duhet të ishim shumë të kujdesshëm. Gjithashtu gjatë zhvillimit të lojës, mund të godisnim në momente të caktuara. Kështu që duhet kujdes. Mua më kënaq paraqitja edhe dëshira e lojtarëve, për të bërë më tepër se ndeshja e kaluar. Dhe kjo dëshirë më mbush me optimizëm për nesër.

S’i kemi përcaktuar ndonjëherë titullarët. Por lojtarë që i kemi të dëmtuar, qoftë Latifi, qoftë Boshnjaku, qoftë Heriç nuk do të marrin pjesë në lojë. Nuk janë thirrur në grumbullimin me ekipin. Kështu që mua më interesojnë të jenë lojtarët në 100%. Kemi pasur probleme dhe me Hakajn. Do të shohim si do të shkojnë në stërvitjen e fundit sot dhe më pas do të vendosim.

Mendimi është që duhet të bëjmë më tepër. Gjithashtu kemi dy ndeshje që nuk pësojmë. Nga njëra anë më ngroh, por nga ana tjetër duhet të kemi kujdes të mos prishim ekuilibrat, duke pasur parasysh lojtarët që do të hedhim në fushë.

Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet. Edhe sikur të ishim në pozita më të mira në klasifikim, edhe sikur të ishim në pozita më këqija në klasifikim, unë do të them të njëjtat fjalë, që ne duhet të fitojmë ndeshjen.

Luhatjet janë gjëra që janë brenda përbrenda një skuadre futbolli. Po të mos kishim luhatje atëherë do t’i kishim pikët e plota. Nuk ka skuadër që i ka pikët e plota, edhe në kampionatet e tjera. Skuadra që janë ndërtuar më me shumë kosto financiare. Luhatjet janë brenda përbrenda skuadrës, sepse, përveç nesh që jemi munduar të ndërtonim një skuadër, janë munduar edhe skuadrat e tjera dhe për të plotësuar objektivat e veta që kanë.

Meqë përmendët Bylisin dhe Erzenin, mos harrojmë që kemi dhe skuadra të tjera, si p.sh. dhe Egnatia me një dy-pikësh që mund të merrte më shumë mund të ishte në këto pozita. Unë mund të them që skuadrat janë aty-aty dhe kujdesi do të jetë i njëjtë.

Nuk flas për skuadra të tjera. I uroj të gjithave shumë fat. Mua më intereson vetëm skuadra ime. Nuk kam ardhur këtu për të bërë analizat e skuadrave të tjera. Jam për të diskutuar për ndeshjen en nesërme. Ndeshja e nesërme është një ndeshje mes dy skuadrave që kanë qenë rivale me njëra-tjetrën gjatë gjithë kohës. Nuk do të thotë që gjatë kësaj kohe, kudo ku kanë luajtur, qoftë në Tiranë, qoftë në Shkodër, duhet marrë maksimumi. Skuadrave të tjera i uroj sukses për të arritur objektivat e tyre, të cilat bien ndeshë me objektivat tonë.

Tifozeria edhe në Durrës na përkrahu. Edhe ne duam të bëjmë më të mirën, qoftë për tifozerinë, qoftë për veten tonë, qoftë për skuadrën, qoftë për individin brenda skuadrës. unë pres nga të gjithë lojtarët të më vënë në pozita të vështira që çfarë të bëj për ndeshjen tjetër.

Nuk më intereson shumë të flas për individë. Da Silva është lojtar që ka dhënë kontributin e tij te Vllaznia për dy vite. Edhe gjatë kohës kur unë isha në drejtimin e skuadrës, që gjatë dy javëve ne zhvilluam dy ndeshje, dy në kampionat dhe një finale Kupe, Da Silva ishte lojtar formacioni.

Ai bëri zgjedhjen e tij, klubi bëri zgjedhjen e vet, që shkoi te Partizani më vonë. Para Partizanit shkoi një periudhë në Qipro. Kështu që Da Silvës i urojë suksese kudo që të shkojë. Tani qëlloi që të ishte me Partizanin. Kurse për Markun, kur më erdhi mundësia për ta marrë, e kam marrë pa u menduar dy herë.

Pozitiv është fakti që Marku po jep me skuadrën tonë që nga momenti i parë dhe është integruar ashtu siç duam ne. Është djalë që, aftësitë që ka treguar, qoftë me Partizanin, qoftë në Kosovë, i ka treguar cilësitë që ka. Kjo nuk do të thotë që unë i pres të gjitha nga Esati, unë pres nga e gjithë skuadra ime, që të bëj më mirë se në ndeshjen në Durrës”, u shpreh Josa.

Etiketa: josaPartizaniVllaznia

Lajme të lidhura

SPORT

Zyrtare/ Vllaznia prezanton afrimin e radhës në merkato

16:01 : 07/06/2025
SPORT

Rikthim i bujshëm te Partizani, Skuka firmos për tre vite

15:30 : 05/06/2025
SPORT

Sulmuesi titullar heziton të rinovojë me Partizanin, pritet largimi

19:37 : 04/06/2025
SPORT

Zyrtare/ Kahrimanovic i jep lamtumirën Vllaznisë: Kam shumë për të thënë, por…

18:51 : 04/06/2025
SPORT

“Na dërgoni idetë tuaja”, Vllaznia kërkon ndihmën e tifozëve për fanellat e reja

18:29 : 04/06/2025
SPORT

Vllaznia mbushet me talente, tjetër produkt i akademisë firmos me ekipin e parë

19:01 : 03/06/2025
Para

Kriza e çmimeve, EUROSTAT: Kafeja mund të kthehet në një artikull luksi

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com