• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Homazhet në nderim të Sulejman Maliqatit,Duka: Futbolli humbi një figurë emblematike

16:37 : 06/10/2022
në SPORT

Lexo edhe:

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

Youtuberi i famshëm nxjerr “zbuluar” Edi Ramën, e gjen në Mynih për finalen e Champions Leagues

Komuniteti i futbollit shqiptar dhe veçanërisht ai i Durrësit ka përcjellë sot për në banesën e fundit legjendën Sulejman Maliqati, ish-portierin e famshëm të Kombëtares, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 94-vjeçare.

Në homazhet e organizuara sot në Durrës në nderim të ikonës së futbollit ka marrë pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, si edhe personalitete të futbollit nga Durrësi dhe i gjithë vendi. Pasi vendosi një kurorë me lule dhe u përul me respekt para arkivolit, duke u shprehur ngushëllimet familjarëve të ish-portierit të njohur, Presidenti Duka tha në një prononcim për median se futbolli humbi një nga figurat më emblematike dhe se Maliqati ka shkruar historinë me atë që ka dhënë në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.

“Sot është një ditë zie për komunitetin e futbollit shqiptar, kemi humbur një figurë emblematike të futbollit, por kemi humbur edhe të fundit nga brezi i tij, Sulejman Maliqatin, me kontribute të mëdha në futbollin shqiptar, ish-portieri i talentuar që ka mbrojtur portën e ekipit Kombëtar, Besës, Partizanit. Ka kontribuar gjithë jetën e tij në fushat e futbollit, deri në ditët e fundit madje, kur ka ndjekur ekipin e Teutës. Sula si figurë e ka shkruar historinë me atë që ka dhënë në fushën e lojës, me sjelljen e tij, sepse përveçse një futbollist i talentuar ka qenë edhe një mik i shkëlqyer. Sidomos për ne që e kemi pasur me afër”, – tha Presidenti i FSHF-së, duke vlerësuar edhe rolin e Maliqatit si një qytetar model.

“Ka pasur një jetë të mbushur me futboll, por në një farë mënyre edhe me fatkeqësi dhe një nga dhimbjet e tij mbase që e rëndoi akoma më shumë në vitet e fundit ishte humbja e djalit të tij, portieri i talentuar Agim Maliqati, i cili ndërroi jetë në një moshë të re. Jeta kështu është. Maliqati është ndarë fizikisht nga ne, por do të jetojë në memorien e të gjithëve si ‘Macja e Zezë’ siç është etiketuar për pritjet e tij në shumë ndeshje që ka shpëtuar ekipin kombëtar. Do të kujtohet si një prind i mirë, si një familjar i mirë, si një qytetar i mirë dhe si një shok i mirë. Në këtë ditë, i shpreh ngushëllimet e mia të gjithë komunitetit të futbollit, familjarëve të tij dhe qytetarëve durrsakë, të cilët e kanë njohur dhe e kanë pasur mik të afërt”, – deklaroi Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në prononcimin e tij.

Etiketa: DukahomazheSulejman Maliqati

Lajme të lidhura

KRYESORE

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025
AKTUALITET

Youtuberi i famshëm nxjerr “zbuluar” Edi Ramën, e gjen në Mynih për finalen e Champions Leagues

18:48 : 30/05/2025
AKTUALITET

Thumb për Ramën dhe Dukën? Igli Tare drejtor i Milanit, Auron Tare: Na i kurseni urimet hipokrite

11:11 : 27/05/2025
AKTUALITET

Ndarja nga jeta e Artan Lames, ja kur do të mbahen homazhet dhe ceremonia mortore

22:47 : 24/05/2025
AKTUALITET

Vrasja e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë rikthen çështjen për rigjykim për Blendi Tetën

16:17 : 22/05/2025
RAJONI

Presidentja Osmani bën homazhe në Vatikan për Papa Françeskun

22:45 : 25/04/2025
Para

Aksident në Devoll, plagoset rëndë 28-vjeçari

TË GJITHA

Zaptimi i plazhit nga vëllai i Termet Peçit, reagon Paloka: Ja jep “mreti”, ju mos harroni t’i jepni votën

18:52 : 29/06/2025

Zjarri në Tregun e Durrësit/ Banorët akuzojnë autoritetet për reagim të vonuar

18:36 : 29/06/2025

“Kam shitur trupin”/ Ivana rrëfen momentet e tmerrshme: Si më shfrytëzuan për prostitucion

17:54 : 29/06/2025

Publikohen formacionet zyrtare të PSG-Inter Miami, Messi përballë ish-skuadrës

17:40 : 29/06/2025

Ishin zhdukur prej 4 ditësh, Policia gjen në afërsi të TEG-ut dy të miturit nga Maliqi

17:20 : 29/06/2025

Itali/ 59-vjeçari shqiptar humb jetën pasi bie nga 100 metra lartësi (EMRI)

17:14 : 29/06/2025

Zjarr masiv përfshin tregun ambulant në plazhin e Durrësit

16:58 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com