• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lista e të dyshuarve të Policisë/ A po i spiunon Çuçi shoqet dhe shokët e Partisë?

22:59 : 03/10/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Policia e Shtetit mohoi që të ketë “të dyshuar për kryerjen e veprave penale” ministrat Elisa Spiropali e Niko Peleshi, si edhe deputeten socialiste, Mimi Kodheli, pas publikimit të një liste nga grupi i hakerave të supozuar iranianë, “Homeland Justice”.

Megjithatë, policia nuk dha asnjë shpjegim se përse emrat e tre bashkëpunëtorëve të ngushtë të kryeministrit Edi Rama gjenden në listë së bashku me shumë persona të tjerë, një pjesë e të cilëve me rekorde kriminale, sipas vëzhgimit të kryer nga “Boldnews.al”.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, po ashtu, mohoi që “lista e të dyshuarve” është përpiluar nga Policia e Shtetit dhe se ajo nuk është pjesë e sistemit të brendshëm policor “Memex”.

Por, megjithatë, Çuçi ritheksoi vendimin e prokurorit të Tiranës, i cili urdhëron median që të mos publikojë të dhëna policore, pas rrjedhjes së parë të të dhënave të uniformave blu në rrjetin “Telegram” nga grupi “Homeland Justice”, më herët gjatë muajit Shtator 2022.

Lexo edhe:

Shkresa/ Mandatet e Kushtueses, PD-Peleshit: Autorizoni përfaqësuesin tonë. Seanca të jetë publike

Deklarata “bombë” e Nokës: Policia e Shtetit shoqëroi me makina Suel Çelën te dentisti në Tiranë

Debati publik nisi këtë të Hënë, pasi “Homeland Justice” publikoi për të disatën herë të dhëna të Policisë së Shtetit Shqiptar.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët se pas sulmit kibernetik mbi sistemet kompjuterike shtetërore shqiptare qëndrojnë hakera të lidhur me shtetin e Iranit.

Ai ka theksuar shpesh se sulmi kibernetik nuk ka cënuar të dhënat sensitive të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë.

Megjithatë, publikimet e herë pas hershme nga “Homeland Justice” tregojnë se në duart e hakerave janë shumë informacione konfidenciale të qytetarëve dhe zyrave të shtetit.

Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi në mes të Shtatorit 2022 se hakerat kanë arritur të sigurojnë sistemin e hyrje-daljeve, TIMS, si edhe ato që gjenden në sistemin e të dyshuarve të Policisë së Shtetit, “Memex”.

Mesditën e kësaj të Hëne (03.10.2022), pasi “Homeland Justice” publikoi listën e personave të dyshuar, Berisha deklaroi në një konferencë mediatike: “Njoftimi i mëparshëm rezulton 100 përqind i vërtetë. Sot, nga sistemi MEMEX, i cili përbën kartotekën e punës 30-vjeçare të Policisë së Shtetit, janë publikuar 105 mijë emra shqiptarësh, të dyshuar, të hetuar nga policia për krime të llojeve nga më të ndryshmet”.

Pas kësaj deklarate, Policia e Shtetit reagoi zyrtarisht, duke deklaruar se: “Nga deklarimet e bëra sot në media dhe referimet e këtyre deklarimeve, sipas të cilave janë marrë të dhëna nga sistemi MEMEX, sqarojmë opinionin publik se ky sistem nuk është prekur dhe se këto të dhëna nuk kanë të bëjnë fare me databazën e sistemit policor MEMEX”.

Por, policia vijon komunikimin mediatik: “Policia e Shtetit…apelon që, në zbatim të urdhrit të prokurorit, të datës 19.09.2022, të mos publikohen nga mediat audiovizive, të shkruara, online, në rrjete sociale apo në çdo formë të publikimit apo transferimit, të dhëna që postohen nga autorët e këtij sulmi kibernetik ndaj sistemeve dixhitale të Policisë së Shtetit”.

Pasi në media u publikua fakti që në “listën e të dyshuarve”, sipas publikimit të “Homeland Justice” gjendeshin emrat e Spiropalit, Peleshit e Kodhelit, Policia e Shtetit reagoi sërish, duke mohuar informacionin.

“Kategorikisht nuk janë të përfshirë në veprimtari kriminale apo në hetime për ngjarje kriminale, as dy ministrat dhe as ish-ministrja, po ashtu edhe shumë emra të tjerë të publikuar nga hakerat, në këto lista”, tha për mediat zyra e shtypit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Por, sërish, nuk u dha asnjë shpjegim se përse emrat e tyre gjendeshin në atë listë, ku ishin të shënuar gjeneralitetet, si edhe numrat personalë të individëve të renditur në qindra faqe dokumente.

Pasdite, ishte radha e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, të publikonte mohimin e radhës për listën e publikuar në rrjetin social “Telegram”.

Çuçi ka ripostuar deklaratën e Policisë së Shtetit, pa dhënë vetë asnjë koment apo konsideratë mbi të gjithë situatën.

Ai nuk dha asnjë shpjegim se përse emrat e shoqeve dhe shokëve të tij të Partisë, Elisa Spiropali, Niko Peleshi dhe Mimi Kodheli gjenden në listën e të dyshuarve nga Policia e Shtetit.

A ka dijeni Bledi Çuçi se përse emrat e tyre janë në atë listë dhe a i ka “spiunuar” Ministri i Brendshëm tre kolegët e tij?

E, mbi të gjitha, nëse Çuçi ka pasur më herët dijeni se në këtë listë do të gjendeshin edhe treshja Spiropali-Peleshi-Kodheli, pra “i ka spiunuar”, a e ka kryer këtë gjë në kokë të tij apo me urdhër të kryeministrit Edi Rama?

Këto pikëpyetje dhe dyshime mund të qëndrojnë, përsa kohë Policia e Shtetit dhe vetë Ministri i Brendshëm nuk janë aspak bindës dhe të qartë në mohimin që u bëjnë listës së të dhënave dhe heshtjes që mbajnë lidhur me faktin se përse dy ministra dhe një deputete gjenden të “listën e të dyshuarve”.

Etiketa: Bledi ÇuçiElisa SpiropalihakerhakerimHomeland JusticeMimi KodheliNiko Peleshipolicia e shtetit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkresa/ Mandatet e Kushtueses, PD-Peleshit: Autorizoni përfaqësuesin tonë. Seanca të jetë publike

16:06 : 10/10/2025
AKTUALITET

Deklarata “bombë” e Nokës: Policia e Shtetit shoqëroi me makina Suel Çelën te dentisti në Tiranë

12:02 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi “nderoi” Enver Hoxhën si Hero i Popullit, Peleshi: E përmendëm për ditëlindje

10:30 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
KRYESORE

A do të guxojnë gjyqtarët të marrin në dorë Reformën në Drejtësi?

12:55 : 08/10/2025
AKTUALITET

Siguria në gjykata/ KLGJ ‘shuplakë’ qeverisë Rama dhe Policisë së Shtetit: U kërkuam ndihmë, na refuzuan

14:14 : 07/10/2025
Para

Udinese vazhdon të surprizojë në Serie A, përmbys Veronën në Bentegodi

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 10/10/2025

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com