• Kontakt
Monday, September 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbulohen tonelata droge, ishte fshehur në 3 banesa

20:50 : 14/07/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Lexo edhe:

Mashtronin shqiptarët në XUEX, arrestohet organizatori i skemave piramidale online

Mediat zbulojnë fituesin e “Topit të Artë”, Yamal mposht Dembelen për trofeun

Mbi 16 ton drogë janë sekuestruar nga policia gjatë 24 orëve të fundit në operacione të ndryshme. Sasia më e madhe është kapur në Llakatund të Vlorës, plot 15 ton, ndërsa në plazhin e Gjeneralit në Kavajë është zbuluar rastësisht 1.3 ton kanabis.

Raportohet për një tjetër operacion në Përmet dhe sërish një tjetër në Vlorë.

Droga e gjetur në Llakatund të Vlorës ishte fshehur në tre shtëpi. Policia ka arrestuer 9 persona, mes tyre 2 inspektorë policie dhe kryeplaku i fshatit Llakatund. Për t’i dhënë pompozitet operacionit dhe për ta përdorur politikisht, shkoi në Vlorë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Pamjet e fjalës së tij përkrah oficerëve të policisë që morën pjesë në operacion u shpërndanë për mediat. Por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte momenti kur Çako tha se kapja e drogës është bërë edhe me ‘kujdesin e veçantë të Kryeministrit”. Se ku qëndron kujdesi i Edi Ramës në operacion, këtë e di ta shpjegojë vetëm drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Nga ana tjetër, për këtë operacion, ish-kryeministri Berisha thotë se nuk bëhet fjalë për 15 ton kanabis, por për 25. Duke iu referuar një mesazhi nga ‘qytetari dixhital, Berisha shkruan se droga i përket klanit të Habilajve, kushërinjve të Saimir Tahirit.

Sipas tij, zbulimi i kësaj droge është bërë si hakmarrje nga ‘Klani Xhafa’, vëllai i ish-ministrit Fatmir Xhafa, pasi ky grup ka pësuar goditje nga autoritetet italiane në trafikun e drogës. Bashkë me drogën policia sekuestroi edhe pesë armë kallashnikovë. Sasia tjetër prej 1.3 ton kanabis e zbuluar në Plazhin e Gjeneralit në Kavajë ishte e rastësishme.

Burime të Lapsi.al thanë se një patrullë policie kishte qenë në shërbim në rrugën drejt Plazhit të Gjeneralit, për disa kontrolle rutinë për vjedhje automjetesh. Policët kanë parë se përballë me mjetin e tyre, po vinte një furgon me drita të gjata të ndezura. Nga ana e mjetit të policisë, i është bërë shenjë që të ulë dritat, por drejtuesi i furgonit nuk ka reaguar. Policia i ka bërë sinjal akustik që furgoni të reagonte dhe të ulte dritat e gjata. Pas sinjalit të policisë, drejtuesi i furgonit ka lëvizur me shpejtësi. E kanë ndalur furgonin diku larg policise dhe kanë ikur me vrap, duke lënë ndezur furgonin. Pas kontrollit të mjetit u gjet sasia e lëndës narkotike, që mendohet se është rreth 1.3 ton.

Për këtë rast, burime të Lapsi.al nga grupi hetimor thonë se gjurmët të çojnë të Klejdi Hajdari, i biri i ish-Shefit të Krimeve në Gramsh, Artur Hajdari. Hetimet për drogën po ndiqen nga afër edhe nga Arsen Sinemati, zv.drejtor i Policisë së Tiranës, nisur nga fakti se në rrjetin e trafikut dyshohet si i përfshirë djali i ish-zyrtarit të policisë.

Burime të Lapsi.al thonë se prania e Sinematit mund të ketë lidhje me zbutjen e pozitës së djalit të zyrtarit të policisë. Gjithësesi, ky informacion mbetet për t’u verifikuar. Nga të dhënat policore, rezulton se Klejdi Hajdari ka qenë edhe më parë person i dyshuar për shitjen dhe shpërndarjen e farës së kanabisit në zonën e Gramshit, në kohën kur i ati i tij ka qenë Shef i Sektorit Kundër Krimeve në Komisariatin e atij qyteti.

Kryeministri Edi Rama është zotuar publikisht disa herë se problemi i kanabisit do të marrë fund njëherë e mirë brenda këtij viti, duke pranuar kanabizimin si një problem të frikshëm, në një kohë që më parë refuzonte me kokëfortësi faktin se kjo çështje ishte kthyer në një pengesë të madhe për vendin dhe në një shqetësin serioz për ndërkombëtarët. Por është ende herët për të vlerësuar nëse forca goditëse e policisë është rritur dhe bashkë me të vendosmëria politike për t’i dhënë fund kanabisit. Zbulimi i tonelatave me drogë në shumë raste ngjan të jetë më tepër luftë për rivalitet mes grupeve të ndryshme kriminale sesa meritë e policisë së shtetit apo agjensive ligjzbatuese.

/LAPSI.AL/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtronin shqiptarët në XUEX, arrestohet organizatori i skemave piramidale online

20:49 : 22/09/2025
SPORT

Mediat zbulojnë fituesin e “Topit të Artë”, Yamal mposht Dembelen për trofeun

20:46 : 22/09/2025
AKTUALITET

Shqiptari që vdiq në ‘Bibby Stockholm’ refuzoi të shkonte në anije, zyrtarët injoruan paralajmërimet e tij

20:31 : 22/09/2025
AKTUALITET

BE e shqetësuar: Ndryshimet në Kodin Penal mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve

20:30 : 22/09/2025
HOROSKOPI

Dita barazohet me natën, Meri Shehu zbulon se çfarë sjell kjo javë për çdo shenjë horoskopi

20:22 : 22/09/2025
BOTA

Putin ofron zgjatjen e traktatit me SHBA-në për armët bërthamore

20:11 : 22/09/2025
Para

Një ditë me Erion Veliaj

TË GJITHA

Mashtronin shqiptarët në XUEX, arrestohet organizatori i skemave piramidale online

20:49 : 22/09/2025

Mediat zbulojnë fituesin e “Topit të Artë”, Yamal mposht Dembelen për trofeun

20:46 : 22/09/2025

Shqiptari që vdiq në ‘Bibby Stockholm’ refuzoi të shkonte në anije, zyrtarët injoruan paralajmërimet e tij

20:31 : 22/09/2025

BE e shqetësuar: Ndryshimet në Kodin Penal mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve

20:30 : 22/09/2025

Dita barazohet me natën, Meri Shehu zbulon se çfarë sjell kjo javë për çdo shenjë horoskopi

20:22 : 22/09/2025

Putin ofron zgjatjen e traktatit me SHBA-në për armët bërthamore

20:11 : 22/09/2025

Makina godet nga pas kamionin e parkuar në aksin Fier-Patos, 2 të plagosur

20:04 : 22/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com