Ish-konkurrentja e ‘Love Story’, Marinela Hysa u bë e famshme në rrjete sociale pasi ofendonte me terma nga më të ndryshme dhe vulgare shumë vajza të njohura të ekranit shqiptar.
E ftuar në “Shije Shtëpie”, Marinela ka folur për arsyet e sulmeve të saj në rrjetet sociale ndaj personazheve të famshëm. Ajo tha se është në një gjendje të rënduar psikologjike, dy muajt e fundit dhe u përlot teksa fliste.
“Unë kam qenë gati dy muaj në fakt, edhe qesh, edhe qaj. Pak më parë isha duke qarë, tani me zor po flas domethënë… sado që ju u munduat që të më jepni forcë që unë të flas, por qenka shumë e vështirë. Unë mendoj një gjë që jeta ka shumë të papritura dhe ne duhet të bëhemi shumë të fortë, por që në këto momente unë nuk jam shumë e fortë, nuk e kam marrë atë forcën 100% që t’ia transmetoj njerëzve. Ndoshta Zoti ka dashur që ta shikojnë edhe në këtë gjendje Marinelën, ndoshta gjërat ndodhin edhe për një arsye të caktuar”, u shpreh ajo.
E përlotur dhe me zërin që i dridhet, Marinela shpreh pendesën e saj për fjalët e thëna në rrjetet sociale.
“Arsyeja pse dola ta them publikisht edhe pse nuk jam vetë shumë mirë, është sepse dua që të jem shembulli për mirë sepse pasi bën një gjë të keqe, ti mund të jesh edhe shembull për mirë. Ta marrësh atë gjënë e keqe dhe ta kthesh në forcë për të frymëzuar njerëzit për të bërë gjëra të mira, pra ajo rrugë nuk është e mirë. Kur ne etiketojmë një vajzë me terma të pistë, sepse unë mendoj që në këtë planet nuk ka asnjë vajzë me termat që e kam etiketuar unë. Ai është një term shumë vulgar që as meshkujt nuk duhet t’ia përdorin vajzave dhe as vajzat vajzave sepse është zgjedhje në fund të ditës. Çdo vajzë zgjedh me kë do shkojë në shtrat, çdo vajzë zgjedh si do ta arrijë karrierën dhe fundja fare, kush jemi ne si shoqëri që të paragjykojmë vajzat. Unë jam paragjykuar shumë vetë dhe ndoshta ngaqë jam paragjykuar shumë vetë në gjithë këtë jetë nga shoqëria, ishte edhe ai shpërthimi shumë i madh.”