• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rëndohet bilanci/ Rritet numri i viktimave pas sulmit me armë në shkollën ruse

13:34 : 27/09/2022
në BOTA

Numri i viktimave nga të shtënat në një shkollë në Rusi është rritur në 17, teksa në Republikën ruse të Udmurtias është shpallur ditë zie, në nderim të viktimave.

Të shtënat në shkollën ruse ndodhën më 26 shtator. Nga zyra e guvernatorit të Udmurtias thanë më 27 shtator se edhe dy persona vdiqën gjatë natës dhe sipas autoriteteve deri më tani kanë vdekur 11 fëmijë dhe gjashtë të rritur.

Ky ishte sulmi i katërt në një shkollë në rajonin e Volgës në 15 muajt e fundit. Komiteti hetues i Rusisë tha më 26 shtator se sulmuesi është identifikuar si Artyom Kazantsev, 34 vjeç. Ai kishte qenë nxënës i shkollës numër 88, ku vijojnë mësimin filloristët dhe ata të shkollës së mesme.

Sulmuesi, që sipas disa mediave kishte pasur të veshur një bluzë me simbole naziste, vrau veten në vendin e ngjarjes, tha komiteti.

Aleksandr Shaklein, shef i spitalit kryesore në Izhvesk të Udmurtias – ku ndodhet shkolla – tha më 27 shtator se 16 fëmijë dhe dy të rritur aktualisht gjenden në spital. Ai shtoi se gjashtë fëmijë dhe dy të rritur janë në njësinë e kujdesit intensiv.

Lexo edhe:

Zjarr i përmasave të mëdha në Nju Delhi, mbi 21 viktima

Zelensky kërkon raketat Patriot nga SHBA pas sulmeve masive ruse

Radio Evropa e Lirë shkruan se sipas Shaklein, 15 pacientë do të transportohen në Moskë për trajtim të mëtejmë.

Komiteti hetues tha më herët se Drejtoria kryesore e hetimeve në Moskë është duke hetuar të shtënat në këtë shkollë.

Të shtënat në shkolla dhe institucione arsimore në Rusi dhe ish-republikat e tjera sovjetike ishin shumë të rralla. Por, viteve të fundit numri i incidenteve të tilla ka nisur të rritet.

Në prill të vitit 2022, në Veshkaima, një person i armatosur hyri në një çerdhe dhe vrau dy fëmijë dhe një mësues dhe më pas vrau veten. Ndërkaq, në shtator të vitit 2021 ndodhën të shtëna masive në një universitet në Perm, ku vdiqën gjashtë persona.

Pesë muaj para këtij sulmi, 19-vjeçari Ilnaz Galyaviev sulmoi shkollën me numrë 175 në Kazan. Nëntë persona u vranë në këto të shtëna, përfshirë shtatë fëmijë.

Etiketa: Rusishkolle rusesulm terroristviktima

Lajme të lidhura

BOTA

Zjarr i përmasave të mëdha në Nju Delhi, mbi 21 viktima

15:37 : 03/06/2026
BOTA

Zelensky kërkon raketat Patriot nga SHBA pas sulmeve masive ruse

16:07 : 02/06/2026
BOTA

Rusia ndalon përkohësisht eksportet e karburantit për avionët

15:41 : 01/06/2026
BOTA

Rumania e konfirmon: Droni që goditi ndërtesën e banimit, është rus “Geran-2”

12:13 : 01/06/2026
BOTA

‘Fuqia e imazhit’/ Si u kthye Vladimir Putin në liderin më jetëgjatë pas Stalinit

15:30 : 31/05/2026
BOTA

NATO bën përgjegjëse Rusinë për dronin në Rumani

09:22 : 31/05/2026
Para

Kush është emigranti shqiptar që u qëllua me armë zjarri nga policia greke/ FOTO

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom