• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Shtëpia e Bardhë: Pasoja katastrofike për Rusinë nëse përdor armë bërthamore

18:07 : 26/09/2022
në BOTA

Një sulm me dron gjatë natës pranë portit ukrainas të Odesës shkaktoi një zjarr dhe shpërthim masiv, tha ushtria ukrainase të hënën, ndërsa udhëheqja ruse po përballet me rezistencë në rritje ndaj përpjekjeve për mobilizim të qindra mijëra burrave për të luftuar në Ukrainë.

Qyteti jugor kyç është vënë në shënjestër disa herë ditët e fundit nga sulme ajrore me dron. Sulmi i fundit goditi një objekt ushtarak dhe si pasojë e tij shpërthyen municione brenda tij. Zjarrfikësit po përpiqeshin të ndalnin zjarrin dhe civilët aty pranë u evakuuan, tha komanda jugore e ushtrisë ukrainase.

Sulmi ndodhi disa orë pasi Shtetet e Bashkuara u zotuan të marrin masa të vendosura dhe thanë se do të ketë “pasoja katastrofike” nëse Rusia përdor armë bërthamore në Ukrainë.

Shqetësimet po rriten se Rusia mund të përpiqet të përshkallëzojë konfliktin pasi të përfundojë ato që Ukraina dhe Perëndimi i shohin si referendume të paligjshme në pjesë të Ukrainës nën kontrollin e saj.

Votimi, i cili përfundon të martën, po mbahet pasi mijëra banorë janë larguar dhe është shoqëruar nga pamje të trupave të armatosura ruse që shkojnë derë më derë për t’u bërë presion ukrainasve që të votonin.

Lexo edhe:

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

Rusia shpalli “referendumet” pasi lufta e saj kundër Ukrainës ka ngecur përballë një kundërofensive të fortë ukrainase.

Rusia pritet gjerësisht të shpallë rezultatet e votimeve në favor të saj, pas së cilave Moska mund t’i aneksojë ato territore dhe të përdorë pretekstin se po mbron territorin e vet nën ombrellën bërthamore ruse.

Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, tha se Rusia do të paguajë një çmim të lartë, megjithëse pa e përcaktuar se çfarë konkretisht, nëse përpiqet të vërë në jetë kërcënimet e nënkuptuara për të përdorur armë bërthamore në konflikt.

“Nëse Rusia e kapërcen këtë vijë, do të ketë pasoja katastrofike për Rusinë. Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me vendosmëri,” tha ai të dielën për emisionin “Meet the Press” të televizionit NBC.

Të hënën, Presidenti Putin dhe homologu i tij bjellorus Alexander Lukashenko mbajtën një takim të paparalajmëruar në qytetin jugor rus të Soçit dhe thanë se ishin të gatshëm të bashkëpunonin me Perëndimin – “nëse na trajtojnë me respekt,” siç u shpreh zoti Putin.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha të hënën se Putin i kishte thënë presidentit të Turqisë gjatë takimit të tyre në Uzbekistan javën e kaluar se Moska ishte gati të rifillonte negociatat me Ukrainën, por kishte “kushte të reja” për një armëpushim. Ministri nuk dha detaje mbi kushtet.

Kremlini javën e kaluar njoftoi një mobilizim të pjesshëm për të shtuar të paktën 300,000 trupa për luftën në Ukrainë në prag të votimeve në  rajonet e pushtuara. Lëvizja ka hasur në kundërshtime të forta në vend.

Mijëra burra që plotësojnë kushtet e moshës për t’u rekruatuar, u dyndën drejt aeroporteve dhe pikave kufitare tokësore të Rusisë në një përpjekje për të shmangur thirrjen për në ushtri dhe në pjesë të ndryshme të vendit kanë shpërthyer protesta./ Zëri i Amerikës

Etiketa: arme berthamorelufteRusiaSHBAukraina

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026
BOTA

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026
BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
AKTUALITET

Regjistrimet e makinave bien edhe në maj, lufta frenon importet nga Koreja e Jugut dhe Kina

10:29 : 03/06/2026
Para

Kanadaja heq të gjitha kufizimet e udhëtimit të Covid-19

TË GJITHA

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom