• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Detajet/ Nga trafikimi i fëmijëve, te akuzat për drogë, si u kap gangsteri shqiptar

11:29 : 26/09/2022
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Janë zbardhur detaje nga arrestimi i të shumëkërkuarit shqiptar, Denis Klironomi në Kolumbi.

Në Kolumbi 45-vjeçari shqiptar njihet me pseudonimin “Gucci” dhe akuzohet nga autoritetet vendase se ka lidhje të forta me grupin kriminal “Los Pachenca”, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë.

Klironomi ndodhej në kërkim pasi akuzohet për trafik droge, trafikim të qenieve njerëzore, përdorim dhe armëmbajtje pa leje.

Dyshohet se në momentin e arrestimit ai ka pretenduar të jetë nga Kosova, por agjentët nuk kanë rënë pre e kësaj historie, pasi “Gucci” përveçse në Shqipëri kërkohej edhe në Evropë, ndaj informacioni që Interpoli ka pasur për të ka qenë shterues.

Kolonelja Olga Salazar që mban postin e drejtoreshës së Policisë Dijín, të cilët bënë edhe arrestimin në një apartament në Barranquilla”, zbuloi se shqiptari është mbajtur nën vëzhgim për rreth 7 muaj, por kishte aftësinë të zhdukej sepse çdo muaj ndryshonte vendbanimin.

Lexo edhe:

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

Madje në apartamentin e ri, “Gucci” nuk doli për rreth një javë as në dritare, derisa më në fund u arrit të kapej një foto e tatuazhit dallues që ka në krahun e majtë, çka lejoi agjentët që ta identifikonin dhe të ndërhynin për t’i vënë prangat.

Sipas mediave kolumbiane ai po mbahet në një burg në Bogota dhe ka nisur ndërkohë përgatitja e procesit të ekstradimit të tij drejt Evropës ose Shqipërisë.

Ato kanë publikuar gjithashtu pamjet e arrestimit, ku 45-vjeçari shoqërohet nga disa oficerë dhe mban veshur një bluzë të zezë të firmës prestigjoze “Balenciaga”, duke ‘tradhtuar’ “Guccin”.

Dosja kriminale e Deniz Klironomit:

  1. Deniz Klironomi, lindur ne Durrës, 45-vjec, i njohur edhe me mbiemrin Xhija por edhe me mbiemrin Floroiu. Është i kërkuar nga policia e Durrësit, i dënuar me 6 vjet e 6 muaj burg për “vrasje me dashje e mbetur ne tentative” pasi më 26 Janar të vitit 2015, në një lokal në lagjen 7 në Durrës teksa po drekonte me tre shokë, u konfliktua me njërin prej tyre dhe nxori pistoletën për ta ekzekutuar në vend. Gjendja midis tyre u acarua së tepërmi, dhe Deniz Klironomi menjëherë u ngrit në këmbë dhe nxori nga brezi pistoletën që mbante me vete pa leje të organeve shtetërore. Menjëherë ka ndërhyrë njëri prej personave që ndodhej në tavolinë, duke i devijuar dorën të pandehurit Deniz Xhija. Nga ndryshimi i drejtimit të qitjes, plumbi dëmtoi në pjesën e qafës një person që ndodhej i ulur në një tavolinë tjetër të lokalit dhe që nuk kishte lidhje me konfliktin.
  1. Deniz Klironomi është akuzuar nga nëna e shtetasit Renato Hamza ose “Reni Elbasanit”, person i zhdukur prej 2014, se ka marre pjesë ne zhdukjen e tij së bashku me shtetasin Indrit Shaqja, aktualisht në burg i dënuar për dy vrasje. 
    Deniz Klironomi
  2. Klironomi është dënuar ne Rumani me 11 vite burg nga Gjykata e Tulcea për “trafik njerëzish” dhe “trafik droge” pasi midis shkurtit dhe korrikut 2012, së bashku me Mihai Misirelicu, krijuan dhe koordinuan një grup kriminal të organizuar me qëllim rekrutimin dhe shfrytëzimin seksual të të miturve në Rumani, Belgjikë dhe Gjermani. Në këtë kuptim, ata transportuan dhe strehuan në Rumani, dy të mitura, të dyja duke ditur se dy vajzat nuk kishin mbushur moshën 18 vjeç, duke i transferuar më pas në Belgjikë dhe Gjermani me qëllim shfrytëzimin e tyre nëpërmjet ushtrimit të prostitucionit. Dy të pandehurit kanë ushtruar forma të ndryshme kërcënimi, dhune dhe shtrëngimi, duke përfituar nga pamundësia e të miturës për t’u mbrojtur dhe shprehur vullnetin e saj.
  1. Në 14 mars 2010, Catalin Bejenaru, banakieri i një lokali ne Rumani, u ankua se dy persona, përkatësisht Mihai Mişirelicu dhe Deniz Xhija, qëlluan me armë zjarri ndaj tij. Të dy u përpoqën të iknin, madje arritën të dilnin edhe nga qarku. Ata u kapën të nesërmen në një banesë në Galati. Djemtë u shprehën se nuk kishin ndërmend ta dëmtonin banakierin, por vetëm ta trembnin, për t’i treguar se nuk bënin shaka pasi ai nuk pranoi t’i shërbente. Pas 10 muaj burgim ata u liruan pasi Gjykata e Tulceas vendosi që secili prej tyre të dënohej me tre vjet burg, me kusht.
Etiketa: arrestimdenis klironomidetajekolumbi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025
AKTUALITET

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025
BOTA

Si filloi grindja midis Donald Trump dhe Elon Musk? Ja detajet

11:53 : 06/06/2025
AKTUALITET

Shpërndante droga të forta në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari

11:30 : 06/06/2025
AKTUALITET

Prodhonin dhe shisnin kanabis, arrestohen 2 vëllezër. Ja çfarë iu gjet pas kontrollit

09:40 : 05/06/2025
AKTUALITET

Tentoi të korruptonte me 50 euro policin rrugor, arrestohet i riu në Durrës

11:49 : 04/06/2025
Para

Arrestimi i mjekut të Traumës/ Kolegu i tij: Edhe unë kam marrë bakshish, s'kam turp

TË GJITHA

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

17:27 : 07/06/2025

Izraeli e pranon: Në Gaza mbështesim një grup të armatosur kundër Hamasit

17:17 : 07/06/2025

Jep dorëheqjen shefi i Komisariatit të Himarës

17:09 : 07/06/2025

U la jashtë nga Silvinjo, Berisha motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë!

17:07 : 07/06/2025

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025

“Shqipëri etnike”/ Pak orë para sfidës, tifozët ndezin atmosferën në kryeqytet (Foto-Video)

16:43 : 07/06/2025

VIDEO/ Nuk do të jenë në stadium, por TKZ “dridhin” Tiranën me këngën për Adem Jasharin

16:27 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com