Nuk ka dakordësi mes ministrisë së Arsimit dhe pedagogëve sa u takon rritjes së pagës së tyre.
Pas përfundimit të takimit, një prej pedagogëve foli për mediat duke thën se në këtë takim ranë vetëm dakort për trasparencën e shpenzimeve të univeristeteve. Më tej ata paralajëmruan se protesta do të vijojë më 5 tetor dhe do të jetë në formën e tubimeve.
“Në momentin që di kuptohet që synimi i kërkesave tona është synimi për një arsim të lartë cilësor, që studentët të studiojnë në Shqipëri. Ne në kërkesat tona kamë qenë minimaliste, megjithëse ministria pre. Jemi në pritje të një feedback për kërkesat që ramë dakord me ministrinë. Nuk mbettë gjë tjetër veçse të vazhdojmë protestat, protesta e 5 tetorit nuk anulohet. Për rritjen e pagës nuk është arritur një dakordësi. 180 euro ministrisë i duket hataje, ne 200 euro na duket tallje. Ramë dakord në lidhje me transparencën te U-transprenca të shpenzimeve të universiteteve. Premtoi që do u kërkojë universiteteve me shkresë që qytetarët të kenë njohuri sesi shpenzohen paratë publike. Për pikën në lidhje me doktoraturat, me kushte për të marrë titullin profesor. Mund të rregullohet se është një non sens. Ramë dakord për një rikonceptim të orës mësimore. U ra dakord që do analizohet në tërësi që të mund të vihet një koeficient. 23% që i është vënë për tatim. Ministrja tha se do rakordohej me rektoratet”, tha një pedagog.
“Më konkretisht në lidhje me transparencën të shpenzimeve të universiteteve. Ministria premtoi se do i kërkonte transparencë universiteteve, si shpenzohen paratë publike. Ramë dakord për pikën me doktoraturat, lidhur me kushtet dhe numrin e doktoraturave që duhet të udhëheq një pedagog. Kjo besoj do rregullohet. Ramë dakord për një rikonceptim të orëve. U ra dakord që do të analizohet në tërësi për të vendosur një koefiçent. Ramë dakord parimisht që leksionet të kenë një koefiçent më të madh se seminarët, si për bachelorin ashtu edhe për masterin”, tha një tjetër.
Takimi me ministren Kushi
Ditën e sotme në orën 15:00 në ambientet e MAS u paraqit një numër i konsiderueshëm pedagogësh për takimin e njoftuar nga Ministrja e Arsimit Evis Kusho, ku temat do ishin kërkesat e tyre për rritjen e pagave si dhe mbështeja e studentëve nga qeveria me një fond mujor prej 100 euro. Takimi me ministren Kushi dhe grupin e punës është mbyllur pas 3 orë e gjysmë diskutime. Teksa pritej me kuriozitet vendimi që mund të arrihej, bëhet me dije se nuk ka dakordësi mes palëve për një rritje të mundshme të pagave.
Protesta
Pedagogët në prononcimin për mediat thanë se pika kryesore e kërkesave të tyre që ishte ajo për ndryshimin e pagës nuk u mbështet nga Ministria e Arsimit, ndaj ata kanë lajmëruar se do të zhvillojnë protestën e tyre të radhës. Protesta do të zhvillohet më datë 5 tetor, në orën 11:00.
Kërkesat e tyre konsistojnë:
1. Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës akademik e administrativ. SPUSH evidenton qërritja e inflacionit, çmimeve tëushqimeve dhe produkteve tëtjera bazëtë jetesës, nuk i përgjigjet pagesave tëpedagogëve, tëcilat janëmëtëultat nërajon.
2 Propozohet të arrihet niveli i pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve, me rritje 30 % në tetor 2022 dhe 20 % në tetor 2023. 2. Rritjen e financimit për kërkimin shkencor që të jetë të paktën 0.3 % e GDP, më 2023. Aktualisht është, në përqindje GDP-je, mbi 10 herë më i ulët se disa vende të Rajonit.
Rivendosjen e shtesave mbi pagë, për “Dëmshmëri shëndeti në punë”, për laborantët dhe stafin akademik që punojnë në laboratore, në kontakte me “substanca të rrezikshme dhe preparate të tjerë”.
Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë, për personelin akademik të punësuar me kohë të plotë në IAL-të publike, për çdo vit pune, nga masa 0.5% që është aktualisht, në masën 1% dhe nga 15 vjet që është aktualisht në 25 vjet.
Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare për pedagogët e brendshëm (PAE) dhe pedagogët e jashtëm me kontratë (PAK), në mënyrë që kjo që t’i afrohet vlerës së pagesës nga universitetet private.
Rivlerësimin e orës mësimore, pasi ka një zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdiferencimit të orës mësimore të leksionit, e cila më parë kishte koeficentin 2 për leksionin në master dhe 1.5 për atë në bachelor, ndërsa tani e ka koeficentin 1, duke u bërë njëlloj me orët e tjera në auditor (seminare, laboratore, praktika, etj.)
Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën ngarkesës suplementare si më poshtë: Pagesa e orëve suplementare të realizuara gjatë një viti akademik jepet njëherësh në fund të vitit dhe duke e bashkuar me pagën mujore, kur lëvrohet kjo shumë, kalon kufirin përkatës të tatimit 23%. Pagesa e orëve suplementare është shumatore e pagesave mujore që duhet të merreshin të shpërndara gjatë vitit akademik dhe për rrjedhojë tatimi duhet të llogaritej proporcionalisht për çdo muaj të vitit, pra maksimumi me 13%.
Me këtë procedurë që është zbatuar gjatë këtyre viteve janë cënuar padrejtësisht interesat financiare të stafit akademik. Kërkojmë të rishikohet mënyra e përllogaritjes së tatimit mbi këto të ardhura.
Amendimin e pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr. 112, datë 23.2.2018, i cili bën fjalë për kriteret për marrjen e titullit “Profesor” si në vijim: “… 3.c) të ketë udhëhequr, të paktën, 2 (dy) doktorata, të përfunduara. Në rast se kandidati ka ushtruar veprimtarinë e tij akademike shkencore pranë një njësie kryesore me më pak se 40 (dyzet) veta personel akademik me kohë të plotë, në momentin e aplikimit të ketë udhëhequr, të paktën, 1 (një) doktoratë të përfunduar”.
Ndarja, disa me 2 (dy), disa me 1 (një) doktoraturë të mbaruar, bie ndesh me parimin kushtetues të barazisë juridike, pasi bëhet fjalë për të njejtin titull akademik. Propozojmë që zbatimi i kësaj pike të pezullohet deri më 2026, meqë doktoraturat e reja u rihapen më 2022, ndërsa për periudhën 2013 -2022 kanë qenë të mbyllura, duke e bërë të pamundur realizimin e këtij kushti.
3 Për të bërë transparencëmbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike si dhe përdorimin e tyre, kërkojmënga MAS-i që të ushtrojë kompetencat e saj ligjore, duke bërë menjëherë publike online, në platformën U-Transparenca dhe në website-t e çdo universiteti publik, të dhënat e hollësishme financiare, 3-mujore dhe vjetore, mbi përdorimin e këtyre fondeve nga IAL-të, për tre vitet e fundit, për të gjithë zërat e shpenzimeve (atyre korente, investimeve, pagave dhe shpërblimeve si për stafet akademike, ashtu dhe për autoritetet apo organet/bordet drejtuese, administratën mbështetëse të IAL-ve, fonde për bursa për studentë, si dhe shpenzime për kërkim shkencor dhe botime).