• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja/ Martinaj dyshohet se është rrëmbyer, u nxor në pritë nga një femër misterioze

20:18 : 21/09/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Hetimi për zhdukjen e Ervis Martinajt, nisi pas informacionit të marrë nga një burim konfidencial, i cili rrëfente se i shumëkërkuari ishte rrëmbyer në Durrës dhe vrarë nga kundërshtarët.

Në një pjesë të dosjes hetimore, të zbardhur nga emisioni “Në Shënjestër” në News24 thuhet se njeriu më i famshëm i krimit në Shqipëri, është nxjerrë në pritë nga një femër, emri i të cilës nuk bëhet i ditur.

Informacion që thuhet se erdhi nga një burim konfidencial dhe që pasonte një sërë atentatesh të rënda që kishin trazuar keq verën, ku në shënjestër të plumbave kishin qenë miqtë dhe njerëzit e afërt të Martinaj, burim konfidencial, që linte të dyshohej se një femër misterioze, kishte nxjerrë në pritë njeriun më të famshëm të krimit në Shqipëri, ndërsa rrëmbimi mendohej se ishte kryer në Durrës.

Dosja Hetimore

“Më datë 10 gusht 2022 shërbimet e policisë së Drejtorisë Vendore Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë marrë informacion nga një burim konfidencial se shtetasi Ervis Mustafa Martinaj i datëlindjes 6 tetor 1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Kurbin, dyshohet se është rrëmbyer dhe ekzekutuar nga kundërshtarët e tij pasi është tradhtuar dhe nxjerrë në pritë nga një femër në proces verifikimi. Sipas të dhënave të administruara në rrugë operative, dyshohet se Ervis Martinaj mund të jetë rrëmbyer në qytetin e Durrësit dhe më pas të jetë vrarë nga persona të paidentifikuar”.

Lexo edhe:

Si Rrumi i Shijakut planifikonte goditjen e bandës së Durrësit: Pa i hudh ca viktima, zor se i shkatërro!

Dosja e masakrës së Shkodrës i kalon SPAK-ut, Ragip Gila do të rimerret në pyetje

Ky ishte informacioni i parë që lajmësi sekret u ofroi drejtuesve të policisë së shtetit. Emri i të cilit me shumë gjasa nuk do të bëhet i ditur kurrë, por që do të vinte në lëvizje policinë.

Në përpjekje për të hedhur dritë mbi atë çfarë mund të kishte ngjarë me Martinaj, orë të ethshme telefonatash mes të zyrtarëve të lartë të policisë dhe zbarkimit të forcave të shumta operacionale në Fushë Kuqe të Kurbinit, aty ku deri më parë jetonte bosi tashmë i humbur i lojërave të fatit.

Orë të gjata, ku në dyert e policisë së Kurbinit, trokiti edhe Faik Martinaj.

Xhaxhai i Ervis Martinaj, që po vajtonte ende humbjen në atentat të nipit të tij, Brilantit, kohë kur mori në telefonin e tij, një tjetër lajm tronditës, atë të zhdukjes së nipit tjetër të tij, Ervis Martinaj.

Lajmi e shtyu që më 10 gusht, t’i drejtohej komisariatit të policisë Kurbin për të kallëzuar mesazhin, që linte të tregohej se diçka e keqe i kishte ndodhur djalit të vëllait të tij, të famshëm në botën e krimit.

Sipas Faik Martinaj, ajo që e bënte edhe më komprometues mesazhin, ishte fakti se lajmi vinte nga Dubai.

Faik Martinaj, xhaxhai i Ervis Martinaj- 10 gusht 2022

“Në lidhje me nipin tim, djalin e vëllait Ervis Martinaj, i cili është shpallur në kërkim nga prokuroria e posaçme kundër krimit, dje rreth orës 22:00, jemi njoftuar nga një i afërmi jonë, që për arsye sigurie nuk dua të përmend emrin, i cili nuk ndodhet në Shqipëri, por është nga Puka dhe jeton në Dubai, i cili më ka vënë në dijeni se Ervisi është zhdukur dhe nuk kishte kontakte me të. Ne si familje kemi dyshime se Ervisit mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale që kërkojnë ta eliminojnë. Ne kemi pritur deri ditën e sotme që mos kemi ndonjë kontakt me Ervisin, por nuk kemi arritur të kontaktojmë dhe nuk kemi asnjë lloj informacioni për vendndodhjen dhe gjendjen e tij”.

Faik Martinaj, tha ndër të tjera në dëshminë e tij, se nuk kishte pasur kontakte me nipin e tij, qoftë edhe telefonike, që nga koha kur ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga policia.

Pas deklarimeve të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, se Martinaj, i kishte ofruar 500 mijë euro për të vrarë Endrit Doklen, edhe ky, një tjetër eksponent i rrezikshëm i krimit, ish-kreu i një prej fraksioneve më të rrezikshme të bandës së Durrësit, tashmë në liri me kusht, denoncimi i familjes rriti edhe më shumë alarmin te Policia e Shtetit.

Policia kishte dështuar disa herë në aksionet e saj për arrestimin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Kjo për shkak se çdo lëvizje e forcave speciale RENEA, dyshohej se dekonspirohej nga vetë brenda radhëve të saj.

Ndërkohë që në radhët e drejtuesve të policisë, debatet ishin të forta, se si do të hetohej çështja, të cilët këtë herë ishin të sigurt që nuk ishin përpara një largimi nga banesa të Martinaj. Ndaj pas shumë debatesh çështja u regjistrua për rrëmbim dhe zhdukje personi.

Etiketa: dosjadosja hetimoreervis martinajpriterrembyer

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si Rrumi i Shijakut planifikonte goditjen e bandës së Durrësit: Pa i hudh ca viktima, zor se i shkatërro!

15:39 : 05/10/2025
AKTUALITET

Dosja e masakrës së Shkodrës i kalon SPAK-ut, Ragip Gila do të rimerret në pyetje

22:18 : 03/10/2025
AKTUALITET

Skema piramidale “Xuex”/ Zbardhet dosja hetimore, kush është “profesori” që joshte qytetarët

13:22 : 16/09/2025
AKTUALITET

GJKKO kalon për gjykim dosjen e Jurgis Çyrbjas dhe Altin Hajrit, 5 akuza ndaj ish-deputetit

14:14 : 15/09/2025
AKTUALITET

Dosja u dërgua në gjyq/ Avokatët e Veliajt: Proces i montuar me shkelje, do i çmontojmë akuzat

19:26 : 10/09/2025
AKTUALITET

Zyrtarisht e pandehur nga SPAK/ Si Klotilda Bushka i bëri presion dëshmitares në zyrën e Ballancës

17:21 : 10/09/2025
Para

Shpërthejnë protestat kundër Putin në Rusi

TË GJITHA

Zbulohet modeli i armës gjermane me të cilën Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Kalaja në gjyq

19:49 : 08/10/2025

Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?!

19:32 : 08/10/2025

Në Ukrainë “po luhet me zjarrin”, në një javë sulmohen pesë centrale bërthamore

19:21 : 08/10/2025

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025

Rama shkarkon nga detyra prefektin e Vlorës dhe të Fierit, ja kush i zëvendëson

18:55 : 08/10/2025

Trump kërkon arrestimin e dy kryebashkiakëve

18:44 : 08/10/2025

“Kam 15 vite që sorrollatem për pronat”, Orinda Huta: Kam marrë kërcënime nga të ashtuquajturit ‘dajat’

18:41 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com