• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sfida dhe mundësi

11:02 : 19/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, SOCIALE

Nga Ilir Kalemaj

Bota që jetojmë sot në shumë pikëpamje është më sfiduesja. Natyrisht kjo vlen dhe për vende si Shqipëria që ndër të tjera, ka pasur dhe një periudhë totalitare tani afër dhe që ka lënë boll trauma, pasojat e të cilave i vuajmë edhe sot, që shkojnë nga mungesa e një tradite shtet-formimi, te mungesa e kulturës politike apo sjellja ndaj institucioneve etj. Kur themi që bota është më sfiduesja, kjo së pari për dy arsye kryesore. Së pari për shkak se ndryshimet nuk janë me mijëvjeçarë siç ishin nga revolucioni agrar në atë industrial, dhe as me shekuj sikundër ndodhi me revolucionit të parë industrial dhe atij të dytë.

Sot në vigjilje të revolucionit të katërt industrial, ndryshimet janë shpesh me muaj dhe javë pasi ndërthurja e teknologjive të reja me botën e informacionit nga njëra anë po ofron mundësi të paimagjinuara më parë, nga ana tjetër sjell gjithashtu rreziqe po aq potencialë. Ka me dhjetra artikuj shkencorë dhe divulgativë mbi mundësitë e jashtëzakonshme por po aq edhe për risqet që sjellin teknologjia 5G, inteligjenca artificiale, bioteknologjia, revolucionit në qelizat staminale, antibiotikët e kështu me radhë. Kurrë ndonjëherë nuk ka pasur më shumë shpresë dhe frikë, besim dhe hallakatje, ëndërrim për një botë më të mirë por dhe pasiguri në masë, mirëqënie por dhe papunësi që mund të prekë shtresa të gjera në një kohë të shkurtër.

Jetojmë në kohë interesante siç thotë shprehja e njohur kineze. Ka një pasazh interesant te libri Psikologjia e Influencës së Robert B. Cialdinit ku shprehet ndër të tjera që John Stuart Mill mund të ishte i fundmi i sojit të polymathëve që mund të dinte gjithçka ishte shkruar deri atëherë dhe pas vdekjes së tij në 1873-shin, duket qesharake dhe të mendosh se dikush mund të dijë qoftë edhe një fraksion të asaj që shkruhet sot. Ne tashmë jetojmë në një botë ku shumica e informacionit që ka ekzistuar ndonjëherë është e më pak se 15 viteve të fundit. Në fusha të veçanta, fjala bie fizika, sasia e informacionit dyfishohet çdo tetë vjet mesatarisht. Mbi 90 përqind e shkencëtarëve që kanë jetuar ndonjëherë janë aktualisht duke punuar.

Sot një i ri apo e re shqiptar, treg dhe mundësi për idetë e tij nuk ka vetëm Shqipërinë, apo Ballkanin por krejt botën në njëfarë mënyre. Kjo për të studiuar, punuar, jetësuar idetë e tij, hapur biznese me natyrë rajonale apo globale, ka mundësi për mediume të panumërta informacioni dhe PR-i (marrëdhënie me publikun), po aq sa rreziqe të panumërta. Robotika me shpejtësi po i zëvendëson vendet e punës manuale në vendet e zhvilluara, pjesa më e madhe e shërbimeve dhe punëve që lidhen me të do të zëvendësohen nga robotët dhe inteligjenca artificiale në një kohë jo fort të largët (sado që shkenctarët janë të ndarë këtu si në parashikime ashtu dhe në kritikë), kërkohen më shumë aftësi dhe kompetenca sesa të nxënët e informacionit si dikur, me tepër inteligjencë emocionale sesa IQ, me tepër aftësi ndër-personale dhe network sesa mbyllje në “kullën e fildishtë” pavarësisht vullnetit dhe aftësive personale. Koha është për adaptueshmëri ose rezistencë. Por kujtesa e “luditëve” që morën qysqitë dhe i ranë makinerive të para të punimit të tokës në vigjilje të revolucionit të parë industrial nuk janë fort premtuese për revolucionin e katërt.

Lexo edhe:

Çfarë pritet nga Rama 4?

Lustracioni dhe dekomunistizimi ende i papërfunduar

Etiketa: ilir kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çfarë pritet nga Rama 4?

16:16 : 14/09/2025
AKTUALITET

Lustracioni dhe dekomunistizimi ende i papërfunduar

15:15 : 07/09/2025
AKTUALITET

Modeli i republikës tonë

16:53 : 24/08/2025
AKTUALITET

Trump, Putin dhe një samit në mes

13:15 : 15/08/2025
AKTUALITET

E ardhmja e papërcaktuar

11:27 : 11/08/2025
AKTUALITET

Spektakli politik, psikologjia e turmave dhe trauma shoqërore

20:52 : 03/08/2025
Para

VIDEO/ Funerali i Mbretëreshës, qindra mijëra njerëz i japin lamtumirën e fundit

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 17 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/09/2025

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025

Juristi Daci: Ministrja virtuale nuk është ligjore, s’jemi Matrix-i!

22:51 : 16/09/2025

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025

Ra në humnerë, ky është turisti holandez që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

22:24 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com