Lady Gaga u detyrua të ndalonte koncertin e saj të fundit në turneun Chromatica Ball në Florida pas një stuhie të fortë.
Këngëtarja po i afrohej fundit të shfaqjes së saj kur rrufetë filluan të godasin rreth stadiumit Hard Rock në Miami.
“Ne thjesht duhet ta ndalim koncertin për një minutë”, u tha ajo 65.000 njerëzve që ndodheshin në stadium, duke i këshilluar ata që “të qëndronin të qetë teksa lëviznin në zonën e brendshme”.
Gaga, së cilës i kishin mbetur rreth gjashtë këngë për të interpretuar, u ngjit në skenë për të njoftuar anulimin duke thënë: “Nuk dua t’ju vendos në rrezik jetën. Shkoni në shtëpi të sigurt, Zoti ju bekoftë dhe ju falënderoj që erdhët në shfaqje.”
Ylli i popit me lot në sy u kërkoi falje fansave në një postim në Instagram. “Ne vërtet u përpoqëm ta përfundonim koncertin sonte në Miami, por nuk mundëm sepse edhe kur shiu pushoi, rrufeja goditi në tokë aq afër nesh. Unë nuk e di se çfarë do të bëja nëse diçka do t’i ndodhte dikujt në audiencë ose ndonjë anëtari të ekuipazhit tim.”
Lady Gaga addressing the audience after the announcement of the show’s cancellation. pic.twitter.com/eQM1YTXghw
— Lady Gaga Now 🧠 (@ladygaganownet) September 18, 2022