Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e ftoi sot kryeministrin Edi Rama të shkojë në Sharrë, te inceneratori i Tiranës dhe t’u tregojë shqiptarëve investimin 128 mln euro.
Në një deklaratë për media, Kryemadhi tha se aty kishte vetëm jonxhë dhe se ky incenerator është plani financiar 30-vjeçar i Edi Ramës për të vjedhur për 30 vjet qytetarët shqiptarë.
Ku shkojnë lekët e shqiptarëve? Pse nuk demonstron Edi Rama investimin e bërë në Sharrë. Para ca ditësh aty kishte vetëm jonxh të mbjellë.
Përse fshihet Edi Rama? Pse Rama në komisionin hetimor parlamentar iu tha të gjithëve që kompania ka bërë 128 mln euro investim unë nuk merrem me politikat mjedisore dhe me procedurat dhe letrat që merren vartësit e mi. Ndërsa sot foli si analist për letra e procedura.
Ku është investimi prej 128 mln eurosh që ai e ka ulëritur aq shumë në komisionin hetimor. E ftoj të bëjë inspektimin. Unë e kam quajtur inceneratorin e Tiranës si plani financiar 30-vjeçar i Edi Ramës për të vjedhur për 30 vjet qytetarët shqiptarë.
Inkurajoj SPAK-un të hetojë shkeljet procedurale pa u intimiduar nga presionet.
Sa i përket evazionit fiskal 189 mln dollarë, a e di kryeministri që ato kompani që janë krijuar apostafat për të fryrë kostot dhe për të përfituar TVSH-në kanë shërbyer si nënkontraktorë.
Ai e ka ngritur gjithë skemën për grabitjen e taksave të qytetarëve shqiptar nëpërmjet koncesioneve dhe nëpërmjet koncesionit të inceneratorit të Tiranës.
Unë vazhdoj të jem në pozicionin tim për ta vazhduar deri në fund luftën dhe për ta çuar deri në fund çështjen më korruptive të inceneratorëve, për t’i çuar hetimet deri në fund sepse çështja e inceneratorëve është vetëm maja e ajsbergut e korrupsionit të Ramës dhe qeverisë së tij”, deklaroi Kryemadhi.