• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nisma për përjashtimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga sistemi pa veting, PD kundër

15:54 : 05/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Anëtari i Kryesisë së PD, Arben Ristani ka denoncuar sot qeverinë mbi projektin për të kthyer në ligj një nga pyetjet e bëra në Këshillimin Kombëtar, ajo e përjashtimit të gjyqtarëve e prokurorëve nga sistemi pa veting.

Ristani tha në një deklaratë për mediat se kjo ndërhyrje e qeverisë tek gjyqsori është një alarm tronditës për sistemin demokratik.

Alarmi i parë që duhet ngritur është goditja më e rëndë e mu në zemër që qeveria po planfikon t;i japë pavarësisë së gjyqësorit, u shpreh Ristani.

Deklarata

“Këshillimin Kombëtar, një letër dhe zarf që nisi qeveria para disa muajsh derë me derë, dhe që shkelej me këmbë nëpër hyrje banesash, besoj e mbani mend. As qeveria nuk e ka harruar, dhe do të kthejë së shpejti në ligj një prej pyetjeve, e cila po sipas qeverisë, është miratuar nga populli. Pyetja 10, nga 12 gjithsej, ishte: Ka njerëz që thonë se gjyqtarët dhe prokurorët, që nuk kanë kaluar ende Vetingun, duhet të pezullohen automatikisht nga sistemi i drejtësisë, nëse vendimmarrjet e tyre janë haptazi në kundërshtim me ligjin, ndërsa të tjerë thonë, se pezullimi dhe përjashtimi nga sistemi duhet të kryhet sipas procedurave në fuqi. Si mendoni ju? Pyet qeveria. Sipas qeverisë, që vetë i bën pyetjet dhe vetë plotëson përgjigjet, 74 përqind e popullit e mbështesnin Po-në, pra faktin se gjyqtarët dhe prokurorët duhen pezulluar automatikisht. Mesa duket, populli sipas qeverise, qe njeh mire dhe profesionalisht sistemin e drejtësisë, nuk duket te jete dakord edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila, e ka shpallur antikushtetues dënimin e gjyqtareve për vendimet e tyre dhe ka shfuqizuar dispozitën e Kodit Penal për këtë çështje. Alarmi i parë që duhet ngritur, madje me gjithë fuqinë dhe mundësinë, është goditja me e rende dhe mu ne zemër, qe qeveria po planifikon ti japë  sistemit demokratik shqiptar, duke rrënuar një nga shtyllat kryesore mbi te cilat ky sistem ngrihet, pavarësia e gjyqësorit. Sa sipër, është e vetëmjaftueshme për të treguar gjëmën e radhës, por edhe dilema te tjera pasojnë”, u shpreh ai.

Lexo edhe:

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

Më tej, shtoi:

“Janë disa dilema që lindin: Kush e përcakton nëse vendimmarrjet e gjyqtareve, janë ose jo, haptazi në kundërshtim me ligjin? Pse duhet të ketë komisione apo ‘grupe të gatshme’, që ngrihen për të penalizuar gjyqtarët? Pse duhet dubluar vetingu? Ka rënë besimi te vetuesit e huaj, apo ata janë pengesë dhe mund të kalojnë gjyqtarët apo prokurorë, që drejtësia e partisë nuk i preferon? Sa mundësi ka qe një nismë e tillë, të përdoret si gjueti shtrigash. Pra, si rast për të eliminuar gjyqtaret e pabindur, ata që shkelin vijën e partisë, e me radhë. Dhe, së fundmi, pse duhet të përfshihet ekzekutivi në përcaktimin e trupave gjyqësore dhe të gjejë se kush bën apo nuk bën? Çfarë ndodh, në këtë rast, me parimin standard perëndimor të ndarjes së pushteteve? Partia Demokratike e dënon këtë ndërhyrje të re flagrante të qeverisë në punët e gjyqësorit, dhe e cilëson si asgjë më shumë se përpjekjen e radhës për të zhbërë demokracinë dhe për te kontrolluar çdo skutë, apo kapur çdo zyrë të drejtësisë. Kjo çorbë e prishur që po gatuhet në kuzhinën e qeverisë është alarm tronditës për sistemin demokratik. Ajo do të helmojë si sistemin e drejtësisë, ndërkohë të ekspozuar para brutalitetit qeveritar, por edhe atë pak besim të mbetur të qytetarëve te drejtësia e re”.

Etiketa: arben ristaniPDveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Kapje e Institucioneve nga PS”/ PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

11:41 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025
Para

Zyrtare/ Zbulohet konkurrenti i tretë i "Dancing With the Stars"

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com