• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Alibeaj flet si kryetar grupi i PD: Do vijë një moment kur do kthjellohen kokat

12:45 : 05/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Enkeljed Alibeaj zgjodhi kryesinë e Kuvendit për të mbajtur një takim me disa deputetë të Partisë Demokratike këtë të Hënë, kur nis dhe sesioni i ri parlamentar.

Pas takimit, ku sipas të dhënave paraprake morën pjesë 16 deputetë, mbajti edhe një konferencë për mediat për gazetarët, shoqëruar nga deputetët Agron Gjekmarkaj, Flutura Açka dhe Dhurata Çupi. Alibeaj, foli si kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, duke listuar prioritetet për sesionin e ri. Ndërkohë, nga kampi tjetër i PD, ai është i shkarkuar dhe pritet të zëvendësohet nga Luçiano Boçi. Kështu ka deklaruar kryetari i partisë Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Alibeaj tha se prioritete absolute mbeten reformat zgjedhore dhe administrative dhe lajmëroi se këtë muaj do të nisin diskutimet publike për këto çështje.

Çështje të tjerë që përmendi ishte dekomunistizimi, foli për reforma antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar.

“Në qendër të grupit kanë qenë dhe mbeten nevojat emergjente të popullit shqiptar, paketa ekonomike dhe energjetike”, tha ai.

Lexo edhe:

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

Prioritet tjetër listoi “paketën e integrimit tonë kombëtar”. “Do ngremë grup pune me ekspertë për të ecur me ritmet e duhura për integrimin europian”, tha ai.

Një tjetër pikë me rëndësi sipas tij, për grupin parlamentar, është dhe edhe ruajtja e partneritetit strategjik me SHBA dhe BE.

Po ashtu, tha se grupi i PD do të fokusohet edhe në kontrollin parlamentar mbi aferat e qeverisë. “Do nisë duke pasur parasysh suksesin e komisionin hetimor për inceneratorët që vërtetoi aferën 430 milion euro”, u shpreh.

Pas deklaratës, pranoi disa pyetje nga gazetarët të cilët prekën dhe konfliktin në PD dhe raportin me kreun e partisë Sali Berisha, megjithatë Alibeaj u tregua i ngurtë në përgjigje duke theksuar disa herë se rëndësi kanë prioritetet e shpalosura.

“Çoroditja na ka frenuar për të bërë një opozitë serioze, siç kapacitetet e një grupit parlamentar janë. Prioritetet tona në vetvete janë një thirrje për këdo, deputetëve për të mbështetur pikërisht këto që janë prioritetet… Do vijë një moment kur do të kthjellohen kokat…”, tha ai.

Interesit të gazetarëve nëse do të mbështesë nismën e PS-së për ish-bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit, Alibeaj iu përgjigj duke thënë se vetë PD ka një paketë të dekomunistizimit dhe do jetë ajo që do mbështetet.

I pyetur nëse platforma e shpalosur duhet të marrë aprovimin e shumicës së deputetëve duke i kujtuar se në mbledhje ishin vetëm 16 ligjvënës demokratë, Alibeaj tha se shërbimi më i mirë që i bëhet Ramës është kur flitet për numra.

Mbledhjen e disa ditëve më parë, kur u raportua se ai u konfirmua si kryetar grupi i PD, Alibeaj e sfumoi disi duke thënë se ishte miqësore mes kolegësh.

I pyetur pse s’mblidhen në selinë blu, ai tha: Është çështje e qartë… Qëndrimi dhe prania e deputetëve është të fokusohemi te këto prioritete.

Etiketa: Enkelejd AlibeajPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

17:55 : 03/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Albanian Digital Solution, miniera e floririt të Ramës! U krijua vetëm për të vjedhur

12:36 : 02/06/2026
AKTUALITET

Terapia hormonale/ PD kërkon ministren e Shëndetësisë në Komision, Shalsi si ‘lider’: S’do e thërrasim

12:24 : 02/06/2026
AKTUALITET

Terapia hormonale për transgjinorët, Kalaja-Ramës dhe deputetëve të PS: Provojeni te fëmijët tuaj

19:03 : 01/06/2026
AKTUALITET

Kushtet skandaloze të Spitalit të Lushnjes, lajmërohet protestë më 7 qershor

18:21 : 01/06/2026
Para

Presidenti Bajram Begaj dekoron Rita Orën me titullin “Naim Frashëri”

TË GJITHA

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom