• Kontakt
Wednesday, June 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Darka e Pazarit të Ri/ Kush i përdori mediat kombëtare për të manipuluar publikun?

21:39 : 04/04/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Darka mes dy bashkëkryetarëve të koalicionit të majtë, ka pasur një prapaskenë që ka mbetur jashtë syve të publikut. Sipas një burimi brenda LSI, që ka folur për Lapsi.al, ka qenë pikërisht ky kurth që ka precipituar sherrin e fundit Meta- Rama. Sipas kronologjisë Rama i ka telefonuar Metës të shtunën për të darkuar së bashku për të diskutuar për problemet politike të ditës dhe për fatin e ardhshëm të koalicionit. Ai ka marrë një përgjigje pozitive nga kreu i kuvendit dhe të dy kanë rënë dakord që të flasin më vonë për orën dhe vendin. Të dielën në mëngjes në telefonin e Ilir Metës ka dalë emri i Erion Veliajt, ndoshta socialistit më të interesuar për marëdhënie të mira me të.

Veliaj i ka thënë se Rama e ka njoftuar edhe atë për darkën dhe Meta mund të merrte me vete edhe Petrit Vasilin. Veliaj i ka bërë edhe një kërkesë të dytë: meqë ai është në një fushatë promovimi të “pazarit të ri”, ata të darkonin së bashku tek një restorant i mirë aty.

Celularët u mbyllën me nga një “Ok” reciprok dhe darka u fiksua për ora 20 30 të së dielës.

Të parët tek “markata e peshkut” në orën e caktuar janë paraqitur dy socialistët. Meta dhe Vasili kanë shkuar më vonë. Po i njëjti burim nga LSI flet se darka ka kaluar e qetë, me përjashtim të faktit se kur Rama ka pyetur për koalicionin e ardhshëm, Meta i është përgjigjur: “Koalicionin e bëjmë, por problemi ynë kryesor është çadra. Si do nxjerrim Lulin që andej?

-Unë nuk lëshoj, qeveri teknike nuk do të ketë- i ka thënë Rama.

Lexo edhe:

Parlamenti Europian ‘shuplakë’ Turqisë: Gjithnjë e më larg BE-së, pa progres në demokraci

“Nga Berlini drejt Tiranës”/ Aktivistja paralajmëron përshkallëzim të protestave

-Po opozita kërkon ndonjë garanci-ka vazhduar Meta…

-Po gjejeni çfarë duan- ka thënë me indiferencë Rama…

Kjo të takon ta gjesh ti….ti ke në dorë të lëshosh- ka mbyllur bisedën tjetri…”

Po sipas burimit të Lapsit në LSI darka ka vazhduar me verën e shtrenjtë lumë, me biseda të politikës së përditshme dhe me përgojim gazetarësh që kanë qenë miq të njërit apo tjetrit lider.

Ajo që i bëri përshtypje atyre reporterëve që i pritën krerët e koalicionit të majtë deri në ora 1 00 të së hënës ishte fakti se të dyja palët e shmangën foton e përbashkët. Të ndërgjegjshëm që kamerat dhe aparatët i prisnin tek dera e “markatës së peshkut”, ata dolën nga lokali veç e veç.

Kjo bënte të mendoje se jo gjithçka pati kaluar në harmoni të plotë.

Por, si për çudi të hënën në mëngjes u hapën lajmet e para se gjithçka kishte vajtur mbroth, se koalicioni ishte farkëtuar, se nuk do të kishte surpriza për zgjedhjet.

Ky version i darkës u konfirmua edhe në lajmet e orës 15 00 të së hënës. Edhe Top Channel edhe Klan edhe Vizion folën njëri pas tjetrit për një marëveshje pothuajse të mbyllur dhe për shkuarjen sëbashku në zgjedhje.

Burimi i lapsit në LSI tregon se një gjë e tillë e çuditi Metën. Ai nuk po i besonte syve për shpejtësinë dhe përmasën që po merrte ky “fake news”. Me metodat e tij, kreu i LSI-së futi në punë spiunët që ka në mediat e mëdha për të kuptuar se si qe infiltruar ky informacon. Dhe sekreti nuk qe i vështirë të zbulohej. Burimi ishte njeriu me të cilin Meta kishte pirë një natë më parë verë pa fund në tavolinë. Erion Veliaj i kishte njoftuar vetë mediat se gjithçka ishte vendosur dhe palët kishin rënë dakord me koalicionin e ardhshëm.

“Ky konfirmim e bëri Metën të ndihej i përdorur. Atë e kishin ftuar në një darkë miqësore aleatësh dhe tani po e shfrytëzonin për propagandë duke i vënë mbi shpinë vulosjen e aleancës” thotë për lapsi.al burimi nga LSI.

Dhe ai shton: “prandaj Meta na e tha me gojën plot se vendimet janë ato që thuhen në deklarata politike, jo thashethemet që përhapen nga darkat. Unë një gotë verë mund ta pi me këdo…”.

Ishte kjo tradhëti dhe prerje në besë që sipas shumëkujt nxiti reagimin e fortë të Metës të hënën në mbrëmje. “Ai pa dyshim që kishte këtë qëndrim politik të cilin e kishte shprehur edhe më parë me fjalët e tij dhe me qëndrime të eksponentëve të tjerë të partisë, por unë jam  bindur se ky manipulim i shëmtuar përshpejtoi gjithçka…” thotë burimi ynë. E me sa duket edhe njëherë dëshira e Ramës për ta përdorur aleatin iu kthye në boomerang. (Lapsi.al)

Lajme të lidhura

BOTA

Parlamenti Europian ‘shuplakë’ Turqisë: Gjithnjë e më larg BE-së, pa progres në demokraci

16:18 : 17/06/2026
AKTUALITET

“Nga Berlini drejt Tiranës”/ Aktivistja paralajmëron përshkallëzim të protestave

16:15 : 17/06/2026
AKTUALITET

Këlliçi nxjerr mesazhin: Rama mobilizon patronazhistët për të kërcënuar kritikët!

16:03 : 17/06/2026
BOTA

“Pakti nuk është përfundimtar”/ Trump: Nëse Irani nuk sillet mirë, do i bombardojmë sërish

16:01 : 17/06/2026
AKTUALITET

Përshkallëzohet zjarri pranë Inceneratorit të Elbasanit, flakët afrohen te fusha e mbetjeve

15:54 : 17/06/2026
AKTUALITET

Ky është Isa Aliu, personi që pastroi 30 mln euro të vëllait të tij, ‘kumbarit’ të kokainës

15:40 : 17/06/2026
Para

Kush është banda e Rilindjes që po helmon Fierin me inceneratorin e mbetjeve

TË GJITHA

Parlamenti Europian ‘shuplakë’ Turqisë: Gjithnjë e më larg BE-së, pa progres në demokraci

16:18 : 17/06/2026

“Nga Berlini drejt Tiranës”/ Aktivistja paralajmëron përshkallëzim të protestave

16:15 : 17/06/2026

Këlliçi nxjerr mesazhin: Rama mobilizon patronazhistët për të kërcënuar kritikët!

16:03 : 17/06/2026

“Pakti nuk është përfundimtar”/ Trump: Nëse Irani nuk sillet mirë, do i bombardojmë sërish

16:01 : 17/06/2026

Përshkallëzohet zjarri pranë Inceneratorit të Elbasanit, flakët afrohen te fusha e mbetjeve

15:54 : 17/06/2026

Ky është Isa Aliu, personi që pastroi 30 mln euro të vëllait të tij, ‘kumbarit’ të kokainës

15:40 : 17/06/2026

Reuters: Fond 300 miliardë dollarë për Iranin

15:29 : 17/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetcasibomjojobet girişbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsCasibomCasibomGrandpashabetcasibomgrandpashabetjojobet girişcasibom girişgrandpashabetgrandpashabet giriş