Sfidë spektakolare në “Allianz Arena”, ku Bayern Munich barazoi 1-1 kundër Borussia M’Gladbach, ndeshje e vlefshme për javën e 4-t të Bundesligës. Thuram e zhbllokoi ndeshjen, pas një gafe të Upamecano.
Bavarezët u hodhën në sulm dhe patën shumë raste shënimi, por portieri Sommer ishet fenomenal me pritjet e tij. Vetëm në minutën e 83-të u mposht nga Sane, ndërsa në vazhdim vijoi me pritjet dhe nuk e la skuadrën e tij të mposhtej.