• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rekord dhe në Gjermani, Shqiptarët në krye të listës së dëbimeve nga vendi

19:22 : 27/08/2022
në AKTUALITET, SOCIALE

Autoritetet federale gjermane informuan Bundestagun se 6198 të huaj u dëbuan nga vendi nga janari deri në qershor të këtij viti, pas një kërkese për informacion të deputetëve të partisë së Majtë, raportoi media të premten.

Nga këto deportime, shtetësia më e përfaqësuar ishte ajo e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Një total prej 454 personash u deportuan nga Gjermania në Maqedoninë e Veriut në periudhën 6-mujore.

Shqiptarët ishin në vendin e dytë me 402 persona të deportuar. Pas Shqipërisë, shtetasit e tretë dhe të katërt më shumë të deportuar ishin gjerogjianët dhe turqit.

Shqipëria mban deri tani vendin e parë mes shteteve të Ballkanit për numrin e azilkërkuesve në BE, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2021.

Atë vit, një total prej 13,210 azilkërkuesish nga Shqipëria u regjistruan, kryesisht në Francë, Belgjikë dhe Gjermani.

Lexo edhe:

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

Debati rreth prosti*ucionit/ Çfarë është “Modeli Nordik”?

Maqedonia e Veriut renditet e dyta pas Shqipërisë sa i përket njerëzve që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Europian. Në vitin 2021, 3, 020 aplikime për azil nga Maqedonia e Veriut u regjistruan në BE.

Në vitin 2015, Gjermania u përpoq të frenonte fluksin duke listuar Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën si “vende të sigurta origjine” për të shkurajuar njerëzit që të aplikonin. Por shifrat e mëvonshme tregojnë se një fluks i qëndrueshëm i azilkërkuesve shqiptarë ka vazhduar që atëherë, si në Gjermani ashtu edhe në vendet e tjera të BE.

Autoritetet britanike thanë gjithashtu të enjten se më shumë se gjysma e emigrantëve që kalonin me varka Kanalin Anglez për të mbërritur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar ishin nga Shqipëria – një rritje domethënëse nga viti i kaluar sipas raportimit të Politico.

Sipas Ministrisë së Brendshme britanike, 2,156 shqiptarë ishin regjistruar të mbërrinin në Britani gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2022, krahasuar me vetëm 23 nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në Gjermani, një marrëveshje koalicioni mes Partisë Social-Demokrate të kancelarit

Olaf Scholz, të Gjelbërve dhe Liberalëve  parashikon “një ofensivë dëbimi me qëllim përmbushjen e detyrimit për t’i larguar nga vendi,” tha Ministria e Brendshme gjermane sipas raportimit të DW të premten.

“Në rastet [që kanë të bëjnë] me shkelësit apo personat e rrezikshëm, ekzistojnë rregullore për të lehtësimin e deportimit përmes urdhrave të ndalimit përpara dëbimit të tyre,” shtoi ministria.

Por Partia e Majtë në Bundestagun gjerman, e cila kërkoi të dhënat e reja të deportimeve, e ka kritikuar politikën e autoriteteve për organizimin e së ashtuquajturve “mini-fluturime charter” gjatë viteve të fundit për të dëbuar të huajt që janë urdhëruar të largohen nga vendi, si dhe shpenzimet e bëra për këtë qëllim.

Clara Bunger, një zëdhënëse e së Majtës i tha medias gjermane se “të dhënat se sa burime janë të gatshme të shpenzojnë qeveritë lokale dhe ajo federale për t’i dëbuar njerëzit nga vendi të lënë pa fjalë,” raportoi DW.

Sipas përgjigjes që qeveria federale i dha kërkesës për informacion të së Majtës, në gjysmën e parë të këtij viti një total prej 35 personash u dëbuan përmes fluturimeve charter dhe 167 oficerë policie ishin përfshirë në proces, me një kosto të përgjithshme prej 580,000 eurosh./Reporter.al

Etiketa: debimeGjermanishqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

08:30 : 17/11/2025
BOTA

Debati rreth prosti*ucionit/ Çfarë është “Modeli Nordik”?

08:33 : 16/11/2025
BOTA

Nga Gjermania në Turqi, vendet më të shtrenjta për energji dhe gaz në Europë

10:33 : 15/11/2025
BOTA

Gjermani/ Arrihet pajtueshmëri për shërbimin e ri ushtarak, çfarë pritet

11:01 : 14/11/2025
BOTA

U helmuan nga ushqimi 2 fëmijë gjermanë humbin jetën në Stamboll, prindërit në gjendje kritike

18:04 : 13/11/2025
BOTA

Qeveria gjermane arrin marrëveshje për shërbimin ushtarak, ja çfarë planifikohet

15:25 : 13/11/2025
Para

E fundit/ Tiranë, vetëplagoset me kallashnikov një 55-vjeçar

TË GJITHA

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës

17:58 : 17/11/2025

Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës, Kryeministria rrethohet nga policë

17:55 : 17/11/2025

Çollaku: Prokuroria do kërkojë largimin e Ballukut nga qeveria Rama brenda javës

17:54 : 17/11/2025

Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas karrocën

17:40 : 17/11/2025

1 vit nga vrasja e Martin Canit/ Konfliktet në shkolla mbulohen, oficerët denoncojnë presionin e eprorëve

17:40 : 17/11/2025

Banesa u dogj nga zjarri, çifti i moshuar në Vlorë në mëshirë të fatit: Flejmë jashtë

17:20 : 17/11/2025

“Paqja fiskale”, Qeveria përgatitet të falë miliarda lekë borxhe ndaj tatimeve e doganave

17:17 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com