• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çështja e targave, Vuçiç beson në “zgjidhje kompromisi” me Kosovën

08:33 : 26/08/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë në orët e para të së premtes se shpreson në një zgjidhje kompromisi me Kosovën, për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe.

Ai i ka bërë këto deklarata pas diskutimeve që ka pasur me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Ne do të vazhdojmë bisedimet dhe besoj se në ditët në vijim do të mund të arrijmë një zgjidhje kompromisi, të paktën për një pjesë të vogël, pasi është e qartë se një zgjidhje e tillë nuk mund të arrihet fare sa u përket targave dhe disa çështjeve më të mëdha”, ka thënë Vuçiç përmes një postimi në Instagram.

Në takim kanë qenë edhe ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në Beograd, Christopher Hill dhe Emanuele Giaufret.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Vuçiç janë takuar më 18 gusht në Bruksel, por takimi nuk ka pasur ndonjë rezultat konkret.

Lexo edhe:

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Mashtrimi/ “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Takimet e tyre janë mbajtur pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës më 31 korrik, meqë serbët lokalë kanë vënë barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj hapit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të vendimeve për targat dhe dokumentet serbe.

Pse duhet të regjistrohen makinat në RKS? Çfarë është dokumenti për hyrje/dalje? Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për lëvizje të lirë prej vitit 2011. Serbia e ka zbatuar nga fillimi, Kosova jo. Si pasojë e tensioneve, Qeveria e Kosovës ka shtyrë zbatimin e vendimit për 1 shtator.

Lajçak dhe Escobar kanë vizituar këtë javë Kosovën dhe Serbinë, me qëllim të shmangies së tensioneve mes dy vendeve.

Vuçiq ka thënë mes tjerash se asgjë nuk është e sigurt, dhe se nevojiten shumë garanci.

“Por në ditët në vijim, ne do të vazhdojmë të punojmë shumë për të siguruar dhe ruajtur paqen për popullin tonë, dhe në të njëjtën kohë të sigurojmë të ardhmen për mbijetesën e serbëve në Kosovë”, ka thënë ai.

Vuçiç ka zhvilluar dy takime me përfaqësues ndërkombëtarë më 25 gusht.

Lajçak ka thënë më 26 gusht se “pas një rundi të dytë të diskutimeve në orët e vona të natës, shpresoj se jemi në rrugën e duhur”.

“Vlerësoj përpjekjet e sinqerta të presidentit Vuçiq për të mbështetur një zgjidhje evropiane. Bisedimet tona do të vazhdojnë”, ka thënë ai përmes një postimi në Twitter.
Në një postim tjetër të 25 gushtit, ai ka thënë se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet për liri të lëvizjes të vitit 2011.

Në Kosovë, Escobar dhe Lajçak kanë takuar liderë institucionalë dhe të partive opozitare.

Ata janë takuar edhe me përfaqësuesit politikë të serbëve në Mitrovicën e Veriut.

Kryeministri Kurti ka përsëritur më 24 gusht se do t’i përmbahet vendimit për targa dhe dokumente serbe.

Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë në Prishtinë, Kurti është i vendosur që zbatimi i vendimit të mos shtyhet.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë më 17 gusht se i takon Beogradit dhe Prishtinës që të shmangin përshkallëzimin e situatës.

Stoltenberg ka thënë se situata në terren është përmirësuar, ndonëse misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, është duke vëzhguar situatën dhe është i gatshëm të intervenojë në rast të destabilizimit.

“Nëse ka nevojë, ne do të lëvizim forcat dhe do të rrisim prezencën tonë. Tashmë kemi rritur prezencën në veri. Ne do të veprojmë kur ka nevojë, dhe në mënyrë proporcionale”./REL/

Etiketa: kompromisekosovetarga

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

13:15 : 10/05/2025
AKTUALITET

Mashtrimi/ “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

19:50 : 09/05/2025
RAJONI

“Kosova nuk është e përgatitur”, Oda Amerikane kërkon shtyrjen e liberalizimit të energjisë

15:29 : 09/05/2025
RAJONI

Dështon për herë të 13-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

10:40 : 09/05/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë/ Presidentja do ftojë partitë politike në një takim për zhbllokimin e situatës

10:36 : 09/05/2025
RAJONI

A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik? Sot seanca e 13-të për konstituimin e Kuvendit

08:53 : 09/05/2025
Para

Thellohet kriza e energjisë, në bursë 709 euro/MWh në bazë, në rrezik furnizimi

TË GJITHA

Polici që qëlloi me armë në Dibër është babai i kandidatit të PS-së (EMRAT)

22:08 : 10/05/2025

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Dibër, shpallet në kërkim një efektiv policie

21:52 : 10/05/2025

Plas sherri mes dy grupeve në Dibër, demokratët bllokojnë një makinë: Do shpërndajnë para!

21:32 : 10/05/2025

EMRAT/ SPAK shpall në kërkim dy persona në Kukës, blinin vota për PSD-në e Tom Doshit

21:23 : 10/05/2025

Rezervat e Partizanit mundin Dinamon në duelin për vendin e tretë

21:12 : 10/05/2025

Vota e diasporës/ Celibashi: 15 mijë emigrantë nuk do të marrin dot zarfet

20:50 : 10/05/2025

Denoncimi i Berishës: Gentian Berberi po shpërndan para me fugon policie për vota në Kukës

20:36 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com