• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush është në luftë? Katër të vrarë në Shqipëri, dy në Ukrainë

18:40 : 18/08/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në dy ditë, katër të vdekur në Shqipëri, në dy ditë, dy të vdekur dhe një i plagosur në Ukrainën që ka luftë. E ne ja kaluam, e kapëm dhe e tejkaluam planit për këtë mes gushti. Atentati më i fundit është ai i vrasjes së dy personave në aksin Vlorë-Fier. Vranë, dogjën makinën, ikën e su panë. Si gjithnjë edhe këtë herë policia “krehu” zonën, por pa arritur deri në “depilim të plotë” që të shkonte në kapjen e autorëve. Skenari është i njëjtë, emrat ndryshojnë, statistikat e vdejeve rriten me armët që zbrazen kudo; në rrugë, në trotuar, në banesa, buzë detit, apo majë maleve.

Ministri i Brendshëm është zyrtarisht me pushime, kryeministri është gjithnjë me pushime, por këtë herë thotë se vendndodhjen e ka pikërisht në Dhërmi, qarku i Vlorës. Asaj rruge që u derdh gjak sot pritet të kalojë kreu i qeverisë, ministri i tij Çuçi dhe çdo ministre që ka zgjedhur të pushojë gjatë, pa vrarë mendjen e shpenzimeve ditore në plazhet e Jugut.

Rama duhet ruajtur dhe aty në atë kohë mund të kalonte çdo mjet tjetër dhe plumbat nuk kontrollohen aq lehtë, sidomos kur lëshohen breshërishëm, aq sa edhe ka marrë emrin si “plumb qorr” (nuk sheh kë zë). Rrugë me risk kjo e Vlorës…

Garda e Republikës duhet të shqetësohet seriozisht. Një mënyrë tjetër për të ardhur në Tiranë shëndoshë e mirë mund të jetë që t’i bjerë nga ana tjetër në aksin Himarë-Sarandë… Prit, edhe këtu telashe mund të dalin. A nuk ndodhi dy ditë më parë vrasje në Sarandë? Dhe për çfarë, një vend parkimi. Punë me zarar. Po nga i duhet rënë? Po sikur i gjithë taborri qeveritar të vendoset në një jaht luksoz nën ndonjë flamur të huaj dhe të kamuflohen në lundrimin Vlorë-Durrës?

Lexo edhe:

Shifra shqetësuese, lindjet bien me 6.5% në 6-mujorin e parë të 2025

Qeveria Rama e çon vendin drejt skamjes! Mbështetja financiare për familjet dhe fëmijët mbetet shumë e ulët

Po mund të jetë lundrim i mbarë. Me atë rast i hedhin një sy gjithë vijës bregdetare dhe mund të gjendet ndonjë qushëze për tua dhënë “investitorëve strategjik” të Rilindjes. Kjo po, është mënyra e duhur. Vetëm në këtë rast ka një problem, duhet edhe udhëtim rrugor Durrës-Tiranë.

Jo, punë që nuk bëhet, edhe në këtë superstradë lloj e soj atentatesh kanë ndodhur. Megjithatë mënyrat e lëvizjeve në “kohë lufte” kanë strategë. Dikush nga personat e sigurisë mund të kalojë në planin “B”, duke bërë një devijim për nga Rinasi dhe më pas një kalim i shkurtër në Fushë-Krujë.  Këtu u trash vertëte puna! Ky “strategu” i sigurisë se taborrit qeveritar duhet larguar menjëherë, sepse të kalosh në Fushë-Krujë është si të luash në “ruletën ruse”.

Po të ndiqet aksi tjetër Durrës-Elbasan? Jo, ehe kjo nuk shkon, dhe ku në Elbasan që vetëm dy netë më parë u vra një 33-vjeçar me “fajin” se pa si me inatë një grup të rinjsh ku njëri prej tyre vetëm 18 vjeç zbrazi koburen dhe e la të vdekur. Pikërisht këtyre ngjarjeve “rutinë” i druhen në Elbasan, se kur është krimi i organizuar ata qëllojnë kur këmbë Rilindasi nuk gjendet afër, sepse i ruajnë. Jemi në “luftë”. Mënyra më e mirë është mbërritja e gjithë kabinetit qeveritar me një helikopter, madje duke i vendosur edhe një kovë bosh, për të krijuar përshtypjen se po shkon të shuajë zjarrin diku. Mbaje dorën krim!

Etiketa: lufteShqiperiUkraine

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shifra shqetësuese, lindjet bien me 6.5% në 6-mujorin e parë të 2025

14:27 : 12/08/2025
AKTUALITET

Qeveria Rama e çon vendin drejt skamjes! Mbështetja financiare për familjet dhe fëmijët mbetet shumë e ulët

09:25 : 12/08/2025
BOTA

BE: Ukraina duhet të jetë në gjendje të zgjedhë fatin e saj

08:32 : 12/08/2025
AKTUALITET

Kreditimi i pamundur, pesha e bujqësisë në ekonomi bie në minimumin historik

09:16 : 11/08/2025
AKTUALITET

Nuk mbahet shteti me hua! 14 zjarre aktive, Çekia dërgon helikopter në Kuçovë

19:32 : 10/08/2025
BOTA

Putin dhuron dekoratë postmortale për djalin e një zyrtareje të CIA-s që luftoi me forcat ruse

08:53 : 10/08/2025
Para

Pse vrasjet e bujshme ndodhin gjithmonë në rrugë nacionale?

TË GJITHA

Zjarri në Delvinë/ Pacientët e spitalit dërgohen te Pallati i Kulturës, banorët braktisin banesat (VIDEO)

23:15 : 12/08/2025

Horoskopi, e mërkurë, 13 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 12/08/2025

Situatë e rënduar në Gramsh, zjarri përfshin edhe fshatin Kodovjat, nis evakuimi i banorëve

23:00 : 12/08/2025

Zelensky refuzon t’i lëshojë territore Rusisë: Do të inkurajonte Putinin për sulme të ardhshme

22:42 : 12/08/2025

VIDEO/ Momentet e vrasjes së trefishtë në Gjilan, njerëzit ikin mes breshërisë së plumbave

22:38 : 12/08/2025

VIDEO drithëruese/ Pamjet apokaliptike në Delvinë, rrezikohen puset e “Delvina Gas”, zero reagim nga shteti

22:32 : 12/08/2025

Shkëndija e Tetovës mëson emrin e kundërshtarit të play-off në Europa League

22:30 : 12/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com