Protesta e opozitës është në ditën e 11 -të të saj e cila prej datës 18 shkurt po zhvillon protestën përpara kryeministrisë.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me pensionistët në orën 11:00 në “çadrën e lirisë”. Në fillim, ai do të dëgjojë problemet e tyre dhe më pas do të shpalosë programin e ri të Partisë Demokratike për këtë shtresë të popullatës.
Por, kryefjala e takimit do të jetë presioni ndaj qeverisë ‘Rama” për krijimin e një qeverie teknike, që të garantojë zgjedhje të paprekura më 18 qershor.