• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Detaje nga krimi në Fushë-Krujë, si u arrestua Klodian Keqi

13:10 : 13/08/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Dy ditë pasi një 55- vjeçar u vra me breshëri kallashnikovi në zonën e Fushë-Krujës, Policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar, i cili po përpiqej të arratisej jashtë vendit. Operacioni i koduar “Horizonti” çoi në pranga shtetasin, Klodian Keqi, i cili ishte shpallur në kërkim menjëherë pas vrasjes së Luan Hushit.

Operacioni

Keqi, 40-vjeçar dhe me precedentë të mëparshëm penal, ka tentuar të arratiset drejt shtetit grek në mënyrë të paligjshme, i ndihmuar edhe nga dy bashkëpunëtorë. Policia e Durrësit tha se arrestimit i autorit të krimit erdhi pas 48 orë kërkimesh. Në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Krujës, është bërë i mundur lokalizimi i 40- vjeçarit në zonën e Konispolit.

“Falë organizimit të operacionit policor të koduar “Horizonti”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Policinë Kufitare Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, në Konispol të Sarandës, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin Klodian Keqi, 40 vjeç, për veprat penale “Vrasja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”. Gjithashtu, shërbimet e policisë, së bashku me 40-vjeçarin, kapën dhe arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, edhe shtetasit: L. K., 25 vjeç dhe L. Gj., 30 vjeç, të cilët po shoqëronin dhe ndihmonin autorin e dyshuar për t’u larguar nëpërmjet kufirit të gjelbër për në shtetin grek”, sqaroi Policia.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e 10 gushtit në fshatin Zgërdhesh të Fushë-Krujë, pas një konflikti për drutë midis viktimës dhe autorit, ndërsa ky i fundit mori armën kallashnikov dhe qëlloi me disa plumba 55-vjeçarin, Hushi, i cili ndërroi jetë më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas burimeve nga Policia, vrasja dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të vjetra për një pyll në fshatin Zgërdhesh. Kanë qenë banorët e zonës që kanë dëgjuar të shtënat e armës dhe kur janë afruar kanë gjetur të plagosur rëndë bashkëfshatarin Luan Hushi, të cilin e transportuan drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, por pak minuta më vonë 55- vjeçari ndërroi jetë.

Lexo edhe:

Fasada e Integrimit/ Antonio Costas ‘shuplakë’ Ramës: Luftoni korrupsionin!

E rëndë në Francë, 16-vjeçari vret vëllanë dhe plagos rëndë nënën

Forcat e rendit shkuan në vendin e krimit dhe identifikuan si autor shtetasin, Klodian Keqi, fqinj i viktimës. Burimet bëjnë me dije se dy, bashkëfshatarët prej kohësh kishin konflikte me njëri-tjetrin e ndërsa mëngjesin e së mërkurës, Keqi kishte parë që 55-vjeçari Hushi ndodhej në zonën e pyllëzuar ku ishte afruar për të sqaruar edhe konfliktet që ata kishin me njëri-tjetrin. Por, situata ka degjeneruar në përdorimin e kallashnikovit. Klodian Keqi, rezulton person me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 2010, Keqi së bashku me vëllanë e tij kanë tentuar të vrasin një tjetër persona, ngjarje e lidhur po me çështje pronësie./Panorama

Etiketa: Fushe Krujekrim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fasada e Integrimit/ Antonio Costas ‘shuplakë’ Ramës: Luftoni korrupsionin!

12:53 : 02/06/2026
BOTA

E rëndë në Francë, 16-vjeçari vret vëllanë dhe plagos rëndë nënën

11:01 : 26/05/2026
AKTUALITET

Kush e kontrollon sot Sarandën? Krimi, pronat dhe hijet mbi policinë

21:19 : 17/05/2026
AKTUALITET

SPAK-u ndërkombëtar dhe SPAK-u shqip

17:44 : 14/05/2026
AKTUALITET

Kriminaliteti në 2025/ Mbizotërojnë krimet kundër rendit e sigurisë dhe vjedhja e pasurisë

14:05 : 06/05/2026
AKTUALITET

41 vrasje në një vit, Shqipëria mes vendeve me normën më të lartë në Europë

08:12 : 30/04/2026
Para

Arrestohet në Itali Anton Likmeta, paratë e drogës i investoi në makina luksoze

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom