Aktori i famshëm Ashton Kutcher foli së fundmi për një problem shëndetësor që e la të paaftë për të parë, dëgjuar apo ecur. Aktori i famshëm zbuloi se vuan nga një çrregullim autoimun, e cila pati një ndikim shumë serioz në shëndetin e tij.
“Dy vjet më parë, pata këtë formë të çuditshme, jashtëzakonisht të rrallë të vaskulitit që, si p.sh., më prishi shikimin, dëgjimin, ekuilibrin tim, ” tha aktori 44-vjeçar duke shtuar më tej se iu desh rreth një vit që të kthehej në gjendje normale.
“Derisa kaloi, mendoja: ‘Nuk e di nëse do të mund të shoh përsëri, nuk e di nëse do të mund të dëgjoj përsëri apo nëse do të jem në gjendje të ec përsëri. Ndihem me fat që jam gjallë.”, tha aktori.