• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Po sikur Jonada të ishte Andra, vajza e djalit tim?

14:55 : 04/08/2022
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Mal Berisha*

Po sikur të ishte vajza jote, mbesa jote!

Rregjimi autokratik, kleptokratik, vuçiçian I Tiranës, i instaluar tashmë në çdo pore të jetës tonë, po na i përzë çdo ditë fëmijët tanë nga atdheu, duke përdorur çdo formë që ky vend të zbrazet. Të zbrazet derisa edhe ata, pasi të kenë mbushur baulet e veta të thejnë qafën!

E ne përsëri iu kërkojmë fëmijëve tanë që ato pak kursime që i kanë mbledhur me punën e tyre të lodhëshme në emigracion, të mos i harxhojnë në plazhet e botës por në Rivierën tonë. Në Rivierën tonë, që në fakt është e bukur, por NUK ËSHTË:

As ma e pastër, As ma e qetë, As ma e lirë, As ma e rregullt… As, as, as…se ajo italiane, spanjolle, franceze, portugeze, apo zoti mos e thashtë, ajo floridiane, ku ata mund t’i kalojnë pushimet e veta!

Lexo edhe:

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

E megjithatë Riviera jonë ka diçka më shumë se të gjitha ato, për ne dhe fëmijët tanë: AJO ËSHTË SHQIPTARE. Por kjo nuk mjafton, sepse e shkreta Riviera jonë, vërtetë është shqiptare, por ka rënë, në fakt e kemi lënë të bjerë në duar: Tradhëtare dhe vrastare! Oh zot! PO SIKUR TË ISHTE ANDRA IME!?

Edhe Andra dhe Skai im, mbesa dhe nipi kanë ardhe nga Amerika për pushime në atdhe dhe janë në plazh. Para tyre sorollatën me skafe të fortët e drogës, mu në buzë të ujit. Erdhën sepse dua që ata ta duan Shqipërinë siç i mësova tërë jetën prindët e tyre, siç e duam neve vetë!? Por pas asaj që i ndodhi dje familjes nga Tropoja, (çfarë koincidence me tropojanët) e ardhur nga Anglia për pushime në Himarë, a mund t’i them unë më djalit tim: Sille ANDRËN DHE SKAIN në atdhe për pushime: Sille!

  • Ani pse duhet që të harxhoni pesë herë më shumë këtu sesa në Florida;
  • Ani pse, “pushimet” në vendin tand janë më shumë një torturë, që fillon me erën e qelbur të fekaleve në aeroportin e Rinasit (Gjasme aeroporti Ekologjik i Rinisë Evropiane), erë që të shoqëron në çdo plazh, në tërë vijën bregdetare;
  • Ani pse trafiku është një torturë e pa imagjinueshme, sepse të fortit e foristradave të drogës nuk njohin asnjë normë apo rregull dhe të rrezikojnë jetën në çdo kilometër:
  • Ani pse plazhet janë të zëna nga oligarkët dhe qeveritarët, dhe duhet t’i paguash ata sepse ashtu don Ai, I gjati, kur në çdo vend të Evropës dhe Amerikës ka hapsira të bollshme publike për pushuesit;
  • Ani pse zhurma e altorporlantave të atyre DJ – ve që furnizojnë me kokainë rininë nuk të le të flesh deri në mëngjes;
  • Ani pse në vend të rojes bregdetare që duhet të ruaji jetën e plazhistëve, qeveria të ofron vdekjen me duart e policit të vet, kriminel e trafikant, që ti dhe unë i paguajme rrogën me taksat tona;
  • Ani pse është AI, POLICI i cili në vend që të mbrojë, të vret fëmijën me skafin e tij të blerë me milonat e bëra me trafikim droge, madje të sulmon edhe fizikisht, pas aktit kriminal të vrasjes!
  • PO SIKUR TË ISHTE ANDRA?

Oh, zot jepi forcë prindërve të Jonadës ! O Zot! E shoh mbesën dhe nipin tim sot dhe them: Po sikur të ishin këta!? E prapëseprapë, fajtor e gjej vetveten, ju gjej juve, prindërve, gjysheve dhe gjyshërve, sepse me heshtjen tonë po vrasim jo vetëm fëmijët por vetë Shqipërinë. Ky është shëmbulli më tipik! A thue duhet edhe më shumë për ta kuptuar këtë? Vajmedet! REAGO, me datën 4 gusht ora 19.00 në protestë!

*Postimi i Mal Berishës në Facebook

Etiketa: mal berishaRamavrasja ne Himare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
Para

Debati/ Kokalari-Ficos: Tragjedia nga neglizhenca e burrit dhe ish-burrit tënd

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com