• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Edmond Tupja: Ja çfarë po e shkatërron familjen shqiptare

19:47 : 02/08/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Profesor Edmond Tupja, i pranishëm në takimin me kreun demokrat Sali Berisha, ku është diskutuar mbi familjen shqiptare, tha se për të pasur atë duhet një “nënë dhe një baba”.

Duke iu referuar botimeve, ai tha se shtylla apo themelet e personalitetit të fëmijës janë në moshën 5-6 vjeç. Tupja paralajmëroi se kështu siç po ndodhin gjërat në Shqipëri, familja do të çintegrohet.

Tupja tha se familja shqiptare po përballet me korrupsionin, me papunësinë, me varfërinë, me emigracionin, drogën, krimin, pasigurinë, që çojnë në shkatërrimin e familjes.

“Duhet të ndryshojë mentaliteti, nuk mund të vijohet më me rrugën që jemi nisur, pasi po shkohet drejt shkatërrimit të familjes që është bërthama e shoqërisë”, tha ai.

Fjala e Edmond Tupes

Lexo edhe:

“Gruaja nga Korça s’më braktis”/ Palestinezi: Një djalë e humbëm, tjetri shëtit me flamurin shqiptar në Gaza

Humbet në Durrës ish-ushtaraku me sklerozë, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Tani unë jam rritur, nuk jam jetim nga nëna e baba, kemi pasur familje. Ata që janë jetim do ta ndjejnë përherë, pasi u mungon familja. Një psikolog amerikan në vitin 1970 boton një libër, Dotson quhet, ‘Si të prindërojmë’. Francezët e marrin, e përkthejnë këtë libër dhe i vendosin një titull tjetër, që e nxorrën nga përmbajtja e librit dhe është; Gjithçka luhet para moshës 6 vjeç. Dmth themelet e personalitetit të fëmijës dhe shtyllat e personalitetit hidhen deri në moshën 6 vjeç.

U alarmua bota e psikologëve, si është e mundur? Po është e mundur thotë ai, do të thotë që gjithçka luhet në atë moment dhe tjetra është mbushje. Familja parakonfiguron vijat e përgjithshme të karakterit. Kjo duhet të na bëjë të mendojmë. Familja është e pashmangshme për të rritur njerëz të shëndetshëm.

Empatinë ta mëson familja, e ka njeriu, lind. E mëson edhe shimpanzeja empatinë. Por ka politikanë që nuk e mësojnë se çfarë është empatia; dhembshuria për tjetrin, të dhemb tjetri, fatkeqësia e tij. Mendoj se tema e zgjedhur për sot, është shumë aktuale sepse mesa shohim, mjerë ata që nuk duan të shohin.

Ata që kanë një ndërgjegje, janë të alarmuar. Familja është ajo që ripërtërin, ndërron brezat. Kështu si ja ka nisur Shqipëria, do të vijë një ditë, familja do të shpërbëhet. Antropologjia na mëson që, si u krijua shoqëria, lindi nga perëndia? Unë jam evolucionist. Por ku paraardhësit sipas mendimit tim, unë jam darvinian, arriti stadin homoerektus, njeriu që u ngrit në këmbë dhe për të arritur të homosapiensi, mashkull-femër, pati një evolucion. Sepse primati nënë, kishte frikë se mos ja hanin të tjerët edhe i shoqi, dhe gjeti mënyrën për ta zbutur të shoqin dhe ja arriti, sepse kishte nevojë dhe për ndihmë dhe ja arriti.

Një tjetër psikolog francez, Aldo Naouri thotë; gruaja ka krijuar shoqërinë, duke nisur pikërisht nga kjo. U krijuan shumë çifte, u krijua fisi, pak nga pak, erdhëm tek bashkësia, nuk po e çuaj shoqëri. Gjithçka nis me familjen. Ka edhe kafshë që e kanë ndjenjën e solidaritetit. Është një lloj qeni në Afrikën e Jugut, kur një qen është i plagosur, i sjellin ushqim edhe këtij.

Solidariteti, dhembshuria, komunikimi janë të familja. Nëse familja në Shqipëri zhdëmtohet, iku, mbaroi kombi shqiptar. Sepse familja shqiptare sot përballet me korrupsionin, pasuron një grusht njerëzish dhe varfëron një mori njerëzish. Varfëria po e vret familjen, shikoni dramat që ndodhin brenda familjes. Dhuna kundër gruas, fëmijës, pleqve. Papunësia, emigracioni, ikin fëmijët, mungesa e shtëpisë, droga etj.

Të gjitha këto krijojnë plagë në familjet shqiptare, sidomos të nënave shqiptare. Prandaj unë them që duhet ti biem kambanave të alarmit. Rreziku është te familja. Duhet të ndryshojë mentaliteti. Pa familje jemi të gjithë të mbaruar. Jam shumë i trembur dhe i vesh, atribuoj një përgjegjësi të jashtëzakonshme, qeverisë aktuale, që ka një përgjegjësi të jashtëzakonshme, sidomos kryeministri Edi Rama dhe kori i tij.

Prandaj para jush uroj kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij, për lumturinë që i sjell vetes dhe qeverisë së tij, duke shkatërruar thelbin, qelizën shqiptare, familjen.

Etiketa: familjashoqeriaTupja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Gruaja nga Korça s’më braktis”/ Palestinezi: Një djalë e humbëm, tjetri shëtit me flamurin shqiptar në Gaza

15:34 : 02/06/2025
AKTUALITET

Humbet në Durrës ish-ushtaraku me sklerozë, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

13:47 : 31/05/2025
AKTUALITET

Bushati: Rama ka projekt me pasoja afatgjata, që është nënshtrimi i shoqërisë! Këtu s’ka më zgjedhje

21:15 : 21/05/2025
AKTUALITET

Foshnja dyditëshe humbi jetën në maternitet, del pas 4 vitesh raporti i Mjekësisë Ligjore

21:41 : 05/05/2025
RAJONI

Tragjedia e Koçanit, familjet e të ndjerëve nesër protestojnë në Shkup

15:36 : 28/04/2025
AKTUALITET

“Të qajmë pa lot”/ Sot Martini do festonte 15-vjetorin, familja i shkon me lule te varri (VIDEO)

21:00 : 13/04/2025
Para

Tragjedia në Himarë, Rama: Fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia

TË GJITHA

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com