• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tensionet në veri të Kosovës/ Bumçi: E pajustifikueshme heshtja e qeverisë shqiptare

13:09 : 01/08/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, RAJONI

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka reaguar në lidhje me situatën konfliktuale që u shfaq ditët e fundit në Veriun e Kosovës, pas vendimit të qeverisë së Albin Kurtit, për të vendosur reciprocitetin me Serbinë, sa i takon letërnjoftimeve në kufi.

Në emër të PD-së, Bumçi dënoi përpjekjet e Serbisë që nxisin konflikt, ndërkohë që e konsideroi të pajustifikueshme heshtjen e autoriteteve më të larta shtetërore shqiptare.

Deklaratë e anëtarit të Kryesisë, Aldo Bumçi:

Partia Demokratike po e ndjek me kujdes rigoroz dhe shqetësim të thellë situatën në Kosovë.

Ne i japim mbështetje të plotë qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të saj ligjzbatuese, të cilët janë në të drejtën e tyre legjitime dhe sovrane, për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë territorin e Republikës.

Lexo edhe:

Mbytja e të rinjve në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre të tjerë në spital

Dyndje pushuesish nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

Ne e inkurajojmë si të drejtë vendimin e qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitet në marrëdhëniet me Republikën fqinje të Serbisë.

Qeverisë së Serbisë, i bëjmë thirrje t’u përmbahet të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të dialogut, dhe t’i zbatojnë ato pa vonesë.

Ne dënojme përpjekjet e Serbisë, përmes deklaratave dhe veprimeve që nxisin konfliktin, synojnë destabilizimin e Kosovës, dhe janë me pasoja për të gjithë rajonin.

Në të njëjtën kohë, përshëndesim maturinë dhe vendosmërinë e autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe vetpërmbajtjen e qytetarëve të saj në menaxhimin e kujdesshëm të këtij provokimi të përsëritur.

Gjithashtu, përshëndesim angazhimin e KFOR, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Bashkimit Europian për çtensionimin e situatës dhe garantimin e paprekshmërisë së sovranitetit të Kosovës dhe pacenueshmërinë e kufijve dhe sigurisë së saj.

E konsiderojmë të papranueshme dhe të pajustifikueshme heshtjen e Autoriteteve më të larta shtetërore shqiptare, duke cënuar rëndë interesin kombëtar dhe kornizën e sigurisë rajonale.

I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare, të ndërmarrë pa vonesë të gjithë hapat e nevojshëm për të mbështetur qeverinë e Kosovës, në përpjekjet legjitime për të ushtruar në mënyrë të plotë sovranitetin e saj, dhe të dënojë çdo akt të autoriteteve serbe që nxit konflikte për llogari të aktorëve të tretë.

Qeveria shqiptare duhet t’i përmbahet detyrimit kushtetues për të mbrojtur interesat kombëtare kudo dhe kurdo ato kërcënohen.

Në fund, duam të theksojmë përmes këtij rasti flagrant hipokrizinë e nismës së Ballkanit të Hapur dhe protagonistëve të saj Rama dhe Vuçiç.

Nëse hapja do të ishte synimi i tyre, nëse Kosova do të konsiderohej, siç thonë, e mirëpritur në këtë projekt, aktet absurde të nacionalizmit të shekullit 19 dhe paradat e serbomadhnisë në kufirin mes dy vendeve, nuk do të përsëriteshin edhe njëherë, në ato toka ku vetëm para pak vitesh luhej teatri i përgjakur i luftës.

Etiketa: bumciheshtja e qeverise ne TiraneKosova

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbytja e të rinjve në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre të tjerë në spital

18:15 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dyndje pushuesish nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

08:58 : 30/05/2026
RAJONI

Kosova hyn zyrtarisht në fushatë zgjedhore

19:44 : 27/05/2026
AKTUALITET

DASH: Ballkani Perëndimor kyç për sigurinë dhe interesat ekonomike të SHBA-së

21:38 : 22/05/2026
RAJONI

Kosova skeptike për integrimin gradual: Jo dhoma pritjeje

19:21 : 22/05/2026
RAJONI

Tregu i përbashkët Evropian, a mund t’i bashkohet Kosova?

22:04 : 21/05/2026
Para

Ndërron jetë 22-vjeçari nga lija e majmunëve në Indi

TË GJITHA

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom