• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: 24 korriku 2022, dita e instalimit të monizmit në Shqipëri

14:55 : 24/07/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Dita e instalimit të monizmit të plotë të Edi Ramës në Shqipëri është konsideruar 24 korriku nga Partia Demokratike, e cila përmes një deklarate thekson se kjo ditë do të gdhendet me germa të zeza në muret e kohës si një ditë fatkeqësie kombëtare për demokracinë dhe liritë e shqiptarëve.

“Sot, me inaugurimin e Presidentit socialist, pas 32 viteve, në Shqipëri rivendoset monizimi i plotë.

Nga sot, Edi Rama dhe partia e tij shtet, kontrollojne mbi 99% të pushteteve në Shqipëri. Ata kanë të përqendruar në duart e tyre 11% pushtet më shume se sa kontrollonte në 1991 Ramiz Alia, diktatori i fundit komunist i Shqipërisë.

Sot, për herë të parë në 31 vite, në Shqipërinë moniste, në pushtetin ekzekutiv të vendit, të gjithë qeveritarët qendrorë ministrat, zëvendës ministrat, sekretarët e përgjithshëm, drejtorët, punonjësit, janë vetëm të një partie, dmth të partisë shtet të Edi Ramës.

Sot, pas 31 viteve, të gjithë qeveritarët vendorë dhe të gjithë këshilltarë vendorë të vendit janë të një partie, dmth të Partisë (shtet) Socialiste.

Lexo edhe:

“U kap ‘mat’ duke abuzuar me pushtetin”, PD kërkon largimin e Anuela Ristanit nga detyra

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

Po kështu, për herë të parë pas 31 viteve, Presidenti i Republikës, të gjithë drejtuesit e institucioneve kushtetuese apo të ngritura me ligj, janë vetëm të një partie, partisë-shtet”, thuhet në deklaratë.

Në vijim theksohet se falë pseudoreformës sorosiane të drejtësisë, që shndërroi drejtësinë e vendit në degë të ekzekutivit socialist, të gjithë drejtuesit e institucioneve kryesore të drejtësisë, KLGJ, KLP, ILD, çdo prokuror, çdo hetues, sikundër dhe çdo gjykatës Fakti apo Apeli, gjykatës në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, përveçse njërit, janë, që të gjithë, të përzgjedhurit dhe në tërësi të emëruarit e Edi Ramës dhe partisë-shtet.

“Sot, si asnjëherë në 31 vite, kreu i partisë-shtet, Edi Rama, pasi e mori peng, bën në parlament, para shqiptarëve dhe botës, lojrat e turpshme me fasadë opozitën dhe shtyp në mënyrë antikushtetuese të drejtat legjitime të opozitës së vërtetë.

Sot, në Shqipërinë moniste partia shtet, me klientelën dhe oligarkët e saj, kontrollon plotësisht ekonominë, financat dhe çmimet e energjise, ushqimeve dhe shërbimeve të qytetarëve.

Sot, të gjitha mediat e mëdha, dhe në tërësi 95% e mediave të tjera, kontrollohen nga partia- shtet dhe kreu i saj.

Partia Demokratike deklaron se, me vendosjen sot të monizmit të plotë në Shqipëri, kanë rënë rendi demokratik, kushtetues dhe vetë Kushtetuta, që garanton kontrollin dhe balancën e pushteteve.

Me këtë rast, rikujtojmë se Edi Rama mori pushtetin nga një koalicion në të cilin Partia Demokratike, si partia më e madhe qeverisëse në dy mandatet e saj, kontrollonte nga 37% në vitin 2005 në 48% në vitin 2013, të pushtetit të vendit. Pasardhës i bllokmenëve hoxhistë demonë të pushtetit, Edi Rama, në traditën e tyre, shtriu nga viti në vit duart e tij të zeza gjersa arriti të rivendosë sot, me zgjedhjen e Presidentit të tij, monizmin e plotë në Shqipëri”, thuhet në deklaratë.

Sipas PD-së, Edi Rama, i etur pafundësisht për pushtet personal, për pasurimin e tij arriti të rivendosë monizmin pas 30 viteve pluralizmi në Shqipëri.

Partia Demokratike deklaron se Rama e relizoi këtë para së gjithash, dhe mbi te gjitha, duke kontrolluar votën e shqiptarëve me:

1-të gjithë pushtetin e tij;
2-me drogën dhe krimin, duke instaluar në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë;
3-me patronazhistët e vet, shumë prej tyre terroristë të kuq;
4-duke mbjellë frikë dhe terror, nëpërmjet arrestimve masive për çështje civile, gjer në 38 mijë qytetarë në vit, dhe duke larguar nga vendi, vetëm katër vitet e fundit, 540 mijë shqiptarë;
5- duke ushtruar dhunë mbi lirinë e fjalës dhe rikthyer censuren, por kryesisht autocensurën;
6-duke vjedhur dhe varfëruar në mënyrën më të pamëshirë dhe të papërmbajtur, në dogana, tatime, tendera, prokurime, koncesione e PPP, qytetarët shqiptarë, si kurrë më parë në historinë e tyre;
7-duke patur mbështetjen e fuqishme të mafias së George Soros-it, këtij armiku të egër të demokracisë dhe interesit kombëtar të shqiptarëve.

“Partia Demokratike deklaron se, në historinë e njerëzimit, monizmi ideologjik, fetar, apo i bazuar në drogën dhe krimin, u ka sjellë kombeve dramat më të mëdha në tërë ekzistencën e tyre. Më mirë se çdo komb tjetër, pasojat shkatërrimtare të monizmit i kemi provuar ne shqiptarët.

Për të gjitha këto: Partia Demokratike dhe Fronti i Shpëtimit të Shqipërisë angazhohen dhe konsiderojnë se liria, demokracia, qenia, identiteti dhe kultura shqiptare janë në një rrezik ekzistencial dhe, zotohen se do të bëjnë gjithçka, së bashku me të gjithë shqiptarët, për shpëtimin sa më parë të Shqipërisë nga monizimi i partisë-shtet të Edvin Ramës, duke i rezervuar atij fatin e monizmit të parë”, thuhet në deklaratë.

Etiketa: monizmiPDRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“U kap ‘mat’ duke abuzuar me pushtetin”, PD kërkon largimin e Anuela Ristanit nga detyra

12:39 : 08/06/2025
AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025
Para

Ancelotti pas humbjes me Barçën: “Mos më pyesni për ata të dy”

TË GJITHA

Ofrohen 73 mijë dollarë për atë që tregon se kush ishte pas sulmit ndaj Turbayt

19:57 : 08/06/2025

I nxehti afrikan “godet” Italinë, temperatura pritet të shkojnë deri në 40°C

19:54 : 08/06/2025

“Miqtë që u bënë armiq”/ Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan! (Lista e vrasjeve)

19:41 : 08/06/2025

E diela sjell fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, trafiku rëndohet deri në Milot

19:30 : 08/06/2025

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur kujton fjalët e të birit

19:23 : 08/06/2025

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

19:20 : 08/06/2025

“Kanceri i testikujve, më i shpeshti në moshat e reja”, onkologu: Nis në adoleshencë

19:13 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com