• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lali Eri fillon fushatën, 1 mln USD për aktivitete propagandistike për 12 muaj

09:58 : 15/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Viti 2023 do të jetë vit zgjedhor. Në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet lokale, Erion Veliaj do të provojë sa “forcë” në një garë me kandidatë përballë dhe pa suportin e LSI.

Por, megjithëse jemi më pak se 1 vit nga këto zgjedhje, Erion Veliaj, ka filluar përgatitjet. Apo të paktën, ka zgjidhur qesen, duke filluar propagandën me “ushtrinë” e punonjësve që ka në Bashkinë e Tiranës. Ai nuk ka zgjidhur “qesen” nga kursimet e shitjeve të fiqve, por ka futur duart në buxhetin e Bashkisë së Tiranës, duke e përdorur për interesa të tij. Redaksia e Boldnews.al ka siguruar disa dokumente, nga një tender që po kryen Lali Eri, i cili ka akorduar plot 1 milionë USD për të zhvilluar aktivitete. Por, këto aktivitete ai do t’i kryejë për plot 12 muaj, ccka përkon edhe me kohën e fushatës apo zgjedhjeve lokale të 2023-shit.

Faksimile: Njoftimi i tenderit nga Bashkia e Tiranës, e cila kërkon një firmë që t’i organizojë eventet

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin me procedurën “marrëveshje kuadër me disa operatorë ekonomikë ku jo të gjitha kushtet janë të përcaktuara”. Objekti i tenderit është “blerje shërbimi për aktivitete të ndryshme për Bashkinë Tiranë”. Ndërsa fondi limit është plot 83,333,175 lekë pa TVSH, ose me TVSH rreth 1 milionë USD.

Në dokumentet shoqëruese, Bashkia e Tiranës shkruan se këto para janë hedhur “në kuadër të shpalljes së Tiranës ‘Youth Capital 2022’, si dhe duke marrë në konsideratë situatën e krijuar nga pandemia ku shumë aktivitete dhe evente janë anulluar, Bashkia e Tiranës ka planifikuar së fundmi të kryejnë një sërë aktivitetesh të ndryshme dhe eventesh me të gjitha ambasadat e jo vetëm”. Pra, për të shpenzuar para, Veliaj përmend edhe ambasadat.

Lexo edhe:

Veliaj mbetet në burg, Apeli i GJKKO nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

Padia e Veliajt kundër Ols Dados, Gjykata Administrative vendos datën e seancës përgatitore

Faksimile: Bashkia e Tiranës kërkon që të organizojë edhe koncerte me këngëtarë të njohur

Në dokumentet e këtij tenderi, Bashkia e Tiranës shkruan se “këto aktivitete do të shërbejnë për promovimin e qytetit, atraksionet turistike, vlerave kulturore të qytetit, punëve të kryera nga Bashkia e Tiranës dhe forcimin e marrëdhënieve sociale, kulturore, ekonomike dhe politike”.

Por në fakt promovojnë Lali Erin, në vitin zgjedhor! “Janë planfikuar nga drejtoritë përkatëse që mbulojnë dhe menaxhojnë fushën e aktiviteteve në Bashkinë e Tiranës organizimi i disa koncerteve të përmasave të mëdha me artistë të njohur vendas e të huaj” thotë Bashkia, por që këto para po hidhen në kulmin e rritjes së ccmimeve, nga karburanti te shporta e ushqimeve bazike të shqiptarëve.

Faksimile: Bashkia e Tiranës thotë se aktivitetet do të zhvillohen për një periudhë 12 mujore

Në dokumentin e mësipërm, Bashkia e Tiranës shkruan se fituesi do të lidhë kontratë për zbatimin e termave të marrëveshjes sa herë që AK të ketë nevojë për zhvillim aktiviteti. Në këtë kontratë do të përcaktohen në mënyrë të detajuar modalitetet e procesit të minikonkurrencës. Dhe, pas lidhjes së kontratës, do të zhvillojë rast pas rasti procesin e minikonkurrencës.

Por, sa do të zgjasë?! “Procesi i minikonkurrencës do të organizohet nga nënshkrimi i marrëveshjes kuadër për një periudhë 12 mujore, sa herë që do të evidentohet nevoja për aktivitetet që do të zhvillojë Bashkia Tiranë përgjatë periudhës kohore 2022-2023” shkruan Bashkia e Tiranës.

Por, a nuk është fushata dhe zgjedhjet në 2023 dhe përse një shumë kaq e madhe për aktivitete, ku fare mirë mund t’i organizojë “ushtria” e propagandës së Veliajt në bashki dhe në institucione varësie?!

Etiketa: fushatapropagandaVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Veliaj mbetet në burg, Apeli i GJKKO nuk pranon kërkesën për garanci pasurore

15:17 : 24/02/2026
AKTUALITET

Padia e Veliajt kundër Ols Dados, Gjykata Administrative vendos datën e seancës përgatitore

13:45 : 11/02/2026
AKTUALITET

Propaganda dixhitale e Ramës dhe “perëndimi” i Diellës

12:38 : 08/02/2026
AKTUALITET

Ftesa nga Uashingtoni dhe propaganda në Tiranë

18:17 : 19/01/2026
AKTUALITET

Anatomia e një Shteti-Kufomë: Pse nuk na duhet një “bordello” më e pastër, por rrafshimi i saj

14:46 : 20/12/2025
AKTUALITET

Rritja e pensioneve, fasadë e Ramës! 2/3 e të moshuarve mbeten jashtë skemës së re

20:49 : 18/11/2025
Para

Aktori i njohur - Amber Heard: Materialiste, u përpoq të shkatërronte Johnny Depp

TË GJITHA

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom