• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Amnistia fiskale/ Shoqata Gjermane e Tregtisë: Efekte negative, është e padrejtë

17:16 : 14/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Pas Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë, edhe Shoqata Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë kritikoi nismën e kryeministrit Edi Rama për amnisti fiskale duke vënë theksin te pasojat negative afatgjata, të tilla si nxitja e informalitetit dhe padrejtësia që ky ligj i bën qytetarëve të ndershëm që kanë paguar taksat rregullisht.

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) kritikoi në një njoftim për shtyp nismën e kryeministrit Edi Rama për amnisti fiskale dhe penale të enjten ndërkohë që kryeministri pritet të mbajë “konsultime” me grupe të tjera biznesi të premten në orën 11.

Shoqata Gjermane, e cila përfaqëson një numër biznesesh dhe investimesh gjermane në Shqipëri, bëri deklaratën e saj pas qëndrimit të prerë të Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë kundër kësaj amnistie.

“Aprovimi i këtij ligji të vetëm do të realizonte disa të ardhura të shpejta në buxhetin e shtetit në terma afatshkurtër, por në terma afatgjata do të sillte gjithashtu me vete efekte negative, si nxitja e bizneseve formale për të kaluar në informalitet me shpresën e një amnistie të dytë fiskale,” thuhet në deklaratën e DIHA-s.

“Një pikë tjetër shumë e rëndësishme është “Tatimi i posaçëm” në nenin 16 të Projektligjit. Një tatim kaq i ulët (5%, 7% dhe 10%) për formalizimin e parave dhe aseteve të pa deklaruara, jo vetëm që është i padrejtë kundrejt bizneseve që kanë paguar detyrimet e tyre në kohën e përcaktuar nga legjislacioni në fuqi me një përqindje shumë herë më të lartë, por njëkohësisht do të nxisë informalitetin në të ardhmen,” thuhet më tej në deklaratë [Link].

Lexo edhe:

“Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike

“Bari i varrezave po bëhet kallam”/ Rama piketon Llatjan: Duhet të rrish pa gjumë, jo të flesh më shumë

Qeveria shqiptare pretendon se vendi ka nevojë për një nismë për amnisti fiskale me qëllim që të legalizojë paratë e mbajtura privatisht nga qytetarët që i kanë fituar përmes punësimit në të zezë apo evazionit fiskal.

Sipas qeverisë, këta individë do të mund të deklarojnë deri në 2 milionë euro para të thata apo pasuri, me kushtin që të paguajnë një taksë që varion nga 5 deri në 10% si dhe të mos i largojnë paratë nga Shqipëria për së paku pesë vjet.

Projektligji është kritikuar për dy arsye kryesore: pandershmëria ndaj qytetarëve dhe bizneseve të cilët kanë paguar taksat në mënyrë të ndershme (barra fiskale në Shqipëri arrin në trefish dhe katërfish në krahasim me taksën e propozuar nga qeveria për legalizimin e parave të pataksuara), por, ajo që është më e rëndësishme, projektligji është kritikuar për rrezikun që paratë e fituara nga zyrtarët e korruptuar në afera korruptive apo ato të fituara në aktivitete kriminale, do të mund të deklarohen si fitime nga ekonomia informale dhe të legalizohen përkundrejt një kostoje minimale.

Qeveria u detyrua një herë të tërhiqet nga kjo nismë vitin e kaluar pas presionit nga Komisioni Evropian. Komisioni ka shprehur sërish shqetësimet e veta nga ky projektligj edhe këtë herë. Ndërkohë, Dhoma Amerikane dhe Shoqata Gjermane nënvijëzojnë që të dyja në deklaratat e veta se kritikat e bëra prej tyre ndaj nismës së kaluar të qeverisë “nuk janë marrë parasysh”; me pak fjalë, Rama duket se ka propozuar të njëjtin projektligj që pati tërhequr vitin e kaluar. /BIRN/

Etiketa: amnistia fiskaledhoma gjermanekritika

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike

10:54 : 15/07/2025
AKTUALITET

“Bari i varrezave po bëhet kallam”/ Rama piketon Llatjan: Duhet të rrish pa gjumë, jo të flesh më shumë

11:04 : 11/07/2025
AKTUALITET

Heqja e tendave, Malaj kritika Ramës: Biznesi i vogël po pengohet për të favorizuar oligarkët

10:30 : 11/07/2025
AKTUALITET

Situata në Bashkinë e Vlorës, Sulo: Ja ç’po fsheh Edi Rama

21:57 : 07/07/2025
BOTA

Trump kërcënon vendet e BRICS me tarifa shtesë

09:01 : 07/07/2025
AKTUALITET

Alimehmeti kritika KQZ, KAS dhe Kolegjit Zgjedhor: Nuk panë provat që ne kandidatët ofruam

22:39 : 24/06/2025
Para

VIDEO/ Kualifikueset e Champions, goli nga këndi i ish-lojtarit të City bëhet viral

TË GJITHA

U shkarkua nga Çuçi/ Gledis Nano fiton gjyqin ndaj qeverisë, do dëmshpërblehet me 100 mijë euro

13:22 : 20/07/2025

Rikthim në Itali? Etrit Berisha ndez zërat e merkatos: Kemi filluar të flasim

13:11 : 20/07/2025
ioannis papadopoulos

Dinamo Minsk-Egnatia, UEFA cakton gjyqtarët për sfidën kualifikuese të Ligës së Konferencës

12:56 : 20/07/2025

Analiza: A po e forcon Donald Trump Europën?

12:50 : 20/07/2025

Vijon radha në pikën kufitare të Qafë-Botës, pala greke redukton sportelet

12:44 : 20/07/2025

Sherr mes të rinjve në Tropojë, plagoset me thikë një 18-vjeçar

12:38 : 20/07/2025

Zyrtare/ Aventurë e re për Redon Danajn, sulmuesi lë Kukësin për pretendentët

12:32 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com