Kastro Zizo, gjatë një intervistë në “Ditë pas Dite”, rrëfeu një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Ai foli hapur për abuzimin me alkoolin dhe drogërat, dhe pasojat që i kanë sjellë. Kastro rrëfeu gjithashtu momentin kur ka vendosur që të heqë dorë përfundimisht nga veset e tij.
“Jam paragjykues ndaj të gjithë pijanecëve sepse e kam kaluar dhe njerëzit habiten që kam këtë qasje timen ndaj njerëzve që pijnë alkool sepse kam pirë vetë. Dhe në fakt habitem si më kanë duruar njerëzit kur unë kam qenë. Alkooli është ndër elementet më shkatërrues të njerëzimit.
Vendosa të heq dorë kur pashë që marrëdhëniet e mia sociale me të dashurën me shokët me njerëzit që punoja, me fëmijët, ishin drejt një rrënimi pa futur fare që do të ishte ndoshta e para, rrënimi im psikologjik apo rrënimi im fizik. Gjithë ai abuzim ka kosto në trupin tim, por ishte një natë që pata një luhatje tensioni të fortë. Realisht ishte një natë që pashë.. isha pranë vdekjes. Me një tension që vetëm po rritej… Ishte një vendim i asaj nate, isha me babain në urgjencë, dmth ishin një sërë faktorësh që hoqa dorë. Për fëmijët e mi, sepse vij nga një ambient që rrethohem me dashuri”, tha Kastro Zizo.
Artisti tregoi se “shtylla” ku është mbështetur në periudhën e vështirë të largimit nga pijet alkoolike dhe drogërat ka qenë bashkëshrotja e tij Sara, e cila sipas Kastros ka nerva të hekurta që arrin ta përballojë.
“Pija alkool për t’i shpikur halle vetes. Doja të dhunoja veten, të tjerët, doja të dukesha keq tek të tjerë. Kalova disa muaj pendesë psikologjike, për të gjithët ata njerëz.
Tek çuni i dytë dhe fëmija i tretë, mosha pjekuria, kam përshtypjen kryesisht mosha është ajo që më ka ndryshuar. Kur jam bërë baba për herë të parë kam qenë 21 vjeç, tani e kam djalin 16 vjeç. Herën e dytë me vjazën kam qenë 28 vjeç. Dmth ki parasysh moshën, ki parasysh elementët alkoolikë, ki parasysh jetën që bëja, nuk kam qenë babai ideal. Por nuk ka shumë baballarë idealë. Të bëhesh baba 36 vjeç qenka një gjë… i pa alkoolizuar, i pa droguar pa të gjithë këto veset e këqija u bëke baba i përkushtuar. Kam një dedikim të jashtëzakonshëm ndaj djalit. Të tre janë shumë të lezetshëm por ky i vogli… Nëse unë thojë që do e mbyllja me tre fëmijë por pa katër nuk e mbyll”, rrëfeu artisti.