• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Mehmeti: Japim gjithçka për kualifikimin. Penalltitë? Kemi besim te vetja

18:33 : 13/07/2022
në SPORT

Partizani do të përballet me Saburtalon në ndeshjen e kthimit në Conference League. Kjo përballje do të luhet ditën e nesërme në stadiumin “Air Albania”.

Në këtë duel demat kanë avantazhin e takimit të parë të fituar me shifrat 1-0 në “Gori” në trasnfertën gjeorgjiane.

Për këtë sfidë në konferencën për shtyp ishte i pranishëm trajneri i të kuqve, Dritan Mehmeti i cili theksoi se çdo ndeshja ka histori tjetër dhe se skuadra e tij do të jetë me këmbë në tokë për kualifikimin.

 “Çdo ndeshje ka shkallën e vështirësisë së saj. Nga njëra ndeshje në tjetrën, ka historinë e vetë. Duhet të jemi të përgjegjshëm. Duhet të harrojmë ç’kemi bërë në Gjeorgji. Të japim maksimumin nesër dhe mos të mendojmë se çfarë kemi bërë”, ka theksuar fillimisht timonieri i të kuqve.

Sulmuesit? E kam thënë gjithmonë që kemi probleme para porte. Diferencat bëhen te detajet kur ti di të shërbesh apo e përfundon aksionin.

Lexo edhe:

Derbi i parë i sezonit, caktohet data e sfidës Partizani-Tirana

Partizani firmos me sulmuesin e Shpresave, Rrok Toma

Kundërshtari? Mendoj që duhet të kemi parasysh që e njohim kundërshtarin. Saburtalo punon mirë me akademinë. Kanë edhe 4-5 lojtarë që luajnë në ekipin A apo në skuadrën Shpresa. Kanë vlerat e tyre, por edhe ne vlerat tona. Ne do të bëjmë maksimumin në aspektin psikologjik sepse luhet para tifozërisë tonë. Ata janë të pandarë drejt suksesit. Do t’i kërkoj skuadrës mos të kalojë në entuziazmin e tifozërisë. Me Saburtalon arritëm të shënonim shumë shpejt në pjesën e dytë. Patëm edhe 2-3 momente përpara që kundërshtari të na vinte në vështirësi. Unë i kuptoj mirë futbollistët që janë në fushë. Në 10 minutat e fundit ndikoi se kundërshtari është në aktivitet. Shpresoj që nesër të jemi më efikas.

Unë mendoj që jemi fokusuar te skuadra jonë. E pe shumë mirë forcën e kundërshtarit. Që nga janari kemi parë vetëm gabimet tona. Nesër s’mund të them nëse do të mbrojmë ose sulmojmë. Por do të vendosim sipas situatës. Prandaj është i bukur futbolli se është i paparashikueshëm.

Bitri? Duke qenë në periudhë merkatoje, ka edhe zëra. Bitri është nga lojtarët që meriton respekt. Është pjesë e klubit dhe shumë e rëndësishme. Unë e vlerësoj skuadrën në bazë të grupit. E kam ndërtuar skuadrën me Bitrin. Shpresoj që të vazhdojë me ne.

Kampion si zv/ trajner apo suksese në Europë si trajner? Unë jam shumë komod këtu ku jam. Kam qenë kampion edhe në Kategorinë e Parë. Tani për momentin jam trajner i parë.

Zgjedhjet? Për të qenë i sinqertë, jemi në periudhë merkatoje. Sa i përket largimeve apo afrimeve, janë larguar shumë elemente, Partizani fitonte titullin kampion. Patjetër që jemi në formim e sipër. Megjithatë që të përballosh një kampionat kaq të gjatë, të arrish objektivat madhore, është vetë klubi që t’i imponon objektivat madhorë. Jemi në kërkim e sipër gjatë merkatos. S’është se kemi zgjedhje të përcaktuara.

Penalltitë? Një trajner përgatitet për gjithçka. Kemi parasysh, duhet të kemi besim te vetja. Lojtarët janë profesionistë, pavarësisht ndeshjeve vajtje-ardhje, duhet të përgatitesh. Ne do të futemi të bëjmë maksimumin, të japim gjithçka. Nuk ia lëmë asnjëherë spontanitetit. Siç stërvitemi ne, stërvitet edhe kundërshtari. 

E ardhmja? Trajneri është i rrezikuar pavarësisht se çfarë ke bërë më përpara. Nuk ndihem fare në presion sepse kemi bërë në maksimumin. Skuadra është në ndërtim e sipër. S’mund ta menaxhoj të ardhmen se çfarë do të ndodhë. Nuk kemi menduar asgjë më shumë”, tha trajneri i Partizanit.

Etiketa: mehmetiPartizani

Lajme të lidhura

SPORT

Derbi i parë i sezonit, caktohet data e sfidës Partizani-Tirana

16:38 : 05/09/2025
SPORT

Partizani firmos me sulmuesin e Shpresave, Rrok Toma

20:54 : 02/09/2025
SPORT

Tirana gjen zëvendësuesin e Ernest, ish-sulmuesi i Partizanit vishet bardheblu

21:41 : 01/09/2025
SPORT

Goditje e rëndë për Vorën, humbet sulmuesin kryesor përpara sfidës me Partizanin

19:03 : 16/08/2025
SPORT

U dëmtua në sfidën e Ligës së Konferencës, sulmuesi i Partizanit i nënshtrohet operacionit

14:04 : 09/08/2025
SPORT

Merkato e Partizanit, të kuqtë në gjurmët e një mesfushori

11:42 : 09/08/2025
Para

SHBA njofton se do të dyfishojë vizat e punës, ja vendet që do përfitojnë

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 18 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 17/09/2025

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

22:59 : 17/09/2025

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com