• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Në veri të Kosovës targat RKS mbulohen me ato KM

15:07 : 13/07/2022
në RAJONI

Makinat me targa RKS (Republika e Kosovës) në Mitrovicë të Veriut gjatë natës janë të mbuluara me letra ngjitëse me KM (Mitrovica e Kosovës), kurse stema e Kosovës është mbuluar me atë të Serbisë.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se zyrtarët policorë kanë dalë në terren pas ankesës së një qytetari dhe kanë kryer hetime. Sipas tij, tani pritet vendimi i prokurorit për të përcaktuar nëse ka elemente për të iniciuar një rast.

Hoti tha se bëhet fjalë për një numër më të vogël të veturave, por se nuk e di numrin e saktë, pasi me gjasë, shumica, siç tha ai, as nuk kanë raportuar rastet tek autoritetet, por vetëm i kanë hequr letrat ngjitëse të vendosura në targat e veturave të tyre.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga 1 gushti të mundësojë riregjistrimin e veturave që përdorin targa me qytetet e Kosovës, të cilat janë të regjistruar në Serbi, dhe kanë targa të tilla si PR (Prishtinë), KM (Mitrovica e Kosovës), UR (Ferizaj) etj. Afati për riregjistrim do të zgjasë deri më 30 shtator. Veturat me targa të tilla qarkullojnë vetëm në veri të Kosovës dhe besohet se janë rreth 10 000 vetura me targa KM.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, riregjistrimi me targat RKS do të vlejë për të gjitha veturat e regjistruara në sistemin serb në periudhën prej 10 qershorit 1999 deri më 21 prill të këtij viti.

Lexo edhe:

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

Kur fjala publike i shërben Serbisë: Rreziku i normalizimit të krimit përmes medias shqipe

Në vendim thuhet se pas afatit të përcaktuar nuk do të mund të bëhet riregjistrimi i veturave që kanë targa të lëshuara nga Serbia.

Çështja e targave nxiti tensione midis Prishtinës dhe Beogradit shtatorin e vitit të kaluar, pasi Kosova vendosi masa reciprociteti ndaj Serbisë, gjegjësish nisi lëshimin e targave provuese për të gjithë personat që drejtonin vetura me targa të qyteteve të Serbisë.

Më pas, Qeveria e Kosovës tha se të gjitha targat KM do të largohen nga veturat e qytetarëve në veri të Kosovës, njoftim ky që shtyri serbët lokalë të bllokonin për dy javë pikëkalimet kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë dhe Bërnjak.

Kosova dërgoi në këto dy pikëkalime njësitë speciale të Policisë, ndërkaq avionët ushtarakë serbë u panë disa herë duke fluturuar afër Jarinjës. Atëbotë, Beogradi zyrtar tha se njësitë e ushtrisë serbe ishin në gatishmëri të lartë në garnizonet e Rashkës dhe Novi Pazarit, dy qytete pranë kufirit me Kosovën.

Pas ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian, tensionet u ulën dhe palët u pajtuan për një zgjidhje të përkohshme për targat, përkatësisht për të mbuluar simbolet shtetërore me letra të bardha ngjitëse. Regjimi i letrave ngjitëse u zbatua edhe për targat KM.

Kosova dhe Serbia duhej të arrinin një zgjidhje afatgjatë për targat në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, por kjo nuk ndodhi për shkak të qëndrimeve të ndryshme të palëve.

Më 29 qershor, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, tha se ka shpresë që dialogu në nivelin e lartë politikë do të vazhdojë në muajin korrik.

Mirëpo, në po të njëjtën ditë, Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për riregjistrimin e veturave me targa të qyteteve të Kosovës që lëshohen nga autoritetet serbe, gjë që nxiti reagim të ashpër nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nuk do të ketë dialog.

Më pas, më 30 qershor Lajçak deklaroi se në raportet midis Kosovës dhe Serbisë është krijuar një “situatë e re” dhe nuk dihet nëse do të ketë takim gjatë korrikut ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Etiketa: KosovamakinaTARGAT

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025
RAJONI

Kur fjala publike i shërben Serbisë: Rreziku i normalizimit të krimit përmes medias shqipe

10:38 : 07/06/2025
SPORT

Kosova fiton me goleadë dhe me përmbysje rezultati miqësoren kundër Armenisë

21:08 : 06/06/2025
AKTUALITET

Aksidenti në Bulqizë/ Policia: Shoferi që u gjet në mjeti ishte shpallur i zhdukur, dërgohet tek Trauma

19:45 : 06/06/2025
AKTUALITET

Aksident në “Rrugën e Arbrit”, makina përfundon në kanal

18:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë, plagosen 4 persona në Burrel! Dy nisen drejt Traumës

19:46 : 05/06/2025
Para

Ndryshime në Kodin Rrugor, propozimet e PS nuk refuzohen nga opozita

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com