• Kontakt
Wednesday, June 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pandemia/ Mjeku: Imuniteti natyror mbron trupin nga riinfektimi dhe variantet e reja

11:22 : 12/07/2022
në AKTUALITET, SHENDETI

Mjeku Ilir Alimehmeti është shprehur optimist për rezultatet e studimeve të fundit në lidhje me efektivitetin e  imunitetit natyror për t’u mbrojtur nga riinfektimi ndaj Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Alimehmeti shkruan se pas disa studimeve të Universitetit Cornell në Katar në bashkëpunim me OBSH-në rezultoi se efektiviteti i imunitetit natyror ndaj reinfektimeve të rënda ishte i pavarur nga varianti i virusit me të cilin personat ishin infektuar për herë të parë apo me të cilin ishin reinfektuar.

“Pavarësisht nga zbehja e mbrojtjes kundër infektimit nga SARS-CoV-2, në mënyrë mbresëlënëse nuk rezultoi asnjë evidencë për zbehjen e mbrojtjes kundër reinfektimit të rëndë COVID-19. Mbrojtja nga format e rënda mbeti ~100% edhe 14 muaj pas infektimit të parë pa asnjë efekt të matshëm që të tregonte se aftësi të Omicron-it për të shmangur imunitetin. Pra, miqtë e mi, besojini Natyrës, pasi ajo vazhdon funksionon, madje më mirë dhe më gjatë se çdo vaksinë e prodhuar deri më sot!” shkruan Alimehmeti.

Postimi i plotë:

Lajme të mira mbi imunitetin natyror miqtë e mi!

Lexo edhe:

“Janë tjetërsuar mbi 1 mijë vota”/ Tre kandidatë të PD-së kërkojnë rinumërim në Tiranë

A duhet të japë dorëheqjen Berisha? Alimehmeti: Do marrim vendimet përkatëse…

Natyrës nuk i ka mbetur hatri, edhe pse diskutimi publik mbi imunitetin natyror pas kalimit të COVID-19 është vendosur në plan të dytë nga axhendat politike dhe ekonomike botërore!

Natyra vazhdon bën punën e saj me modesti dhe efektivitet!

Katari gjatë të gjithë periudhës së pandemisë ka prodhuar vazhdimisht kërkim shkencor elitar dhe ka ofruar evidenca të pakundërshtueshme mbi efektivitetin e imunitetit natyror!

Disa prej këtyre evidencave i kemi reflektuar edhe bashkë më 19 janar dhe 31 mars 2021.

Megjithatë deri atëherë kishin kaluar vetëm pak muaj studim dhe variantet Delta dhe Omicron ende nuk ishin shfaqur.

Më datë 07 korrik 2022, Universiteti Cornell (Katar), në bashkëpunim me institucione të tjera zyrtare të Katarit dhe me OBSH prepublikuan të dhënat e përditësuara mbi imunitetin natyror pas COVID-19.

Në detaj, u kryen tri studime kombëtare kohore për të krahasuar incidencën e infeksionit SARS-CoV-2 dhe të formave të rënda të COVID-19 ndërmjet:

personave të pavaksinuar me infeksion të dokumentuar nga SARS-CoV-2,

personave të pavaksinuar të painfektuar më parë.

Rezultatet ishin sa të pritshme aq edhe pozitive!

97.3% ishte efektiviteti i infektimit të mëparshëm për të mbrojtur nga reinfektimi i rëndë, kritik ose fatal.

Efektivitet i imunitetit natyror ndaj reinfektimeve të rënda ishte i pavarur nga varianti i virusit me të cilin personat ishin infektuar për herë të parë apo me të cilin ishin reinfektuar.

Efektiviteti i imunitetit natyror ndaj reinfektimeve të rënda nuk shfaqte asnjë shenjë zbehje apo rënie të tij.

Rezultatet e ndara sipas tri studimeve të ndryshme:

Studimi i reinfektimi pre-Omicron (infektim i parë dhe reinfektim me variante përpara Omicron):

98.0% efektiviteti i infektimit të mëparshëm për të mbrojtur nga reinfektimi i rëndë, kritik ose fatal.

Në moshat ≥50 vjeç, ky efektivitet rezultoi 90.7%.

Studimi i reinfektimit Omicron (infektim i parë me variante të mëparshme – reinfektim me Omicron)

88.6% efektiviteti i infektimit të mëparshëm për të mbrojtur nga reinfektimi i rëndë, kritik ose fatal nga Omicron.

Në moshat ≥50 vjeç, ky efektivitet rezultoi 84.6%.

Studimi i formës së rëndë të reinfektimit nga COVID-19 (pavarësisht nga varianti i infektimit të parë apo të dytë)

97.3% efektiviteti i infektimit të mëparshëm për të mbrojtur nga reinfektimi i rëndë, kritik ose fatal

Në moshat ≥50 vjeç, ky efektivitet rezultoi 95.4%.

Luhatja muaj pas muaji pas infektimit të parë ishte e neglizhueshme PA SHENJA TË RËNIES SË MBROJTJES! (Figura 3C)

EFEKTIVITETI ISHTE ~100% DERI NË 14 MUAJ PAS INFEKTIMIT TË PARË!

Përfundimi i autorëve:

Pavarësisht nga zbehja e mbrojtjes kundër infektimit nga SARS-CoV-2, në mënyrë mbresëlënëse nuk rezultoi asnjë evidencë për zbehjen e mbrojtjes kundër reinfektimit të rëndë COVID-19.

Mbrojtja nga format e rënda mbeti ~100% edhe 14 muaj pas infektimit të parë pa asnjë efekt të matshëm që të tregonte se aftësi të Omicron-it për të shmangur imunitetin.

Pra, miqtë e mi, besojini Natyrës, pasi ajo vazhdon funksionon, madje më mirë dhe më gjatë se çdo vaksinë e prodhuar deri më sot!

Kujdes: nëse nuk e keni kaluar asnjëherë sëmundjen, rekomandohet fort imunizimi përmes vaksinës.

Etiketa: CovidIlir Alimehmetipandemia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Janë tjetërsuar mbi 1 mijë vota”/ Tre kandidatë të PD-së kërkojnë rinumërim në Tiranë

08:43 : 30/05/2025
AKTUALITET

A duhet të japë dorëheqjen Berisha? Alimehmeti: Do marrim vendimet përkatëse…

15:24 : 27/05/2025
AKTUALITET

A do e marrë mandatin e Berishës nëse dënohet? Alimehmeti: Më pëlqen apo jo, ligji zbatohet!

22:47 : 22/05/2025
AKTUALITET

“Tabaku bëri fushatën më intensive”/ Berisha: Alimehmeti nëse do mund të kandidojë për kryebashkiak

22:29 : 20/05/2025
AKTUALITET

Votat e diasporës/ Braçe më i votuari nga PS, Alimehmeti nga PD

18:05 : 18/05/2025
AKTUALITET

Dështoi të hyjë në Kuvend, Alimehmeti: Kanë ndodhur çudira! Ja e vërteta e madhe e zgjedhjeve

21:01 : 17/05/2025
Para

Denoncimi i PD: Aferë e madhe korruptive në Porto Romano, ja interesat e Ramës

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 4 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 03/06/2025

Zbuloni pesë lloje frutash të ngrira që ndihmojnë me uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak

22:52 : 03/06/2025

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ishte informuar paraprakisht për sulmin ukrainas ndaj bazave ruse!

22:49 : 03/06/2025

Ristani heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë

22:46 : 03/06/2025

“Monroe dhe Yellow Zushi”, gazetari: Çfarë droge konsumohet në festivalet verore

22:45 : 03/06/2025

Grabitet një banesë në ‘Zogun e Zi’, hajdutët marrin sende me vlerë, dokumente dhe USB

22:33 : 03/06/2025

Elon Musk kritikon ashpër projektligjin për taksat dhe shpenzimet të Trump: E neveritshme

22:32 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com