• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përballet me Vetting, si ka ndryshuar pasuria e prokurores Elsa Kareçi

16:35 : 11/07/2022
në AKTUALITET, VETTING

Prokurorja Elsa Kareçi e Prokurorisë së Rrethit Tiranë do të përballet të martën më 12 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Firdes Shuli.

Elsa Kareçi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua si prokurore në Prokurorinë e Kavajës. Ajo e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës prej vitit 2007.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurorja Elsa Kareçi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurorja Elsa Kareçi.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurorja Elsa Kareçi deklaronte vetëm pjesë takuese të një toke bujqësore të përfituar nga familja e saj përmes ligjit 7501. Në fund të vitit 2016, pasuria e saj familjare llogaritet në 373 milionë lekë.

Pjesa kryesore e pasurisë familjare përbëhet nga aksionet e bashkëjetuesit të subjektit në kompaninë “Miami Beach” me kapital të deklaruar prej 334.1 milionë lekësh, ku ai zotëron 51% të aksioneve.

Lexo edhe:

Njeriu “mbi-ligj”/ Arben Rakipi sfidon Parlamentin e Brukselin, mban në Magjistraturë pedagogët e shkarkuar nga Veting

Denoncimi/ Ish-gjyqtari Petrit Aliaj, ndërtim pa leje në tokën e Bektashinjve në Ksamil

Ata deklarojnë gjithashtu pasuri të patundshme me vlerë 10 milionë lekë, likujditete bankare prej 185 mijë lekësh, kursime në cash prej 285 mijë lekësh si dhe një automjet me vlerë 200 mijë lekë. Gjithashtu, bashkëjetuesi i subjektit deklaron huamarrje për biznes në vlerën 28 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 23.9 milionë lekë, nga të cilat 51% burojnë nga paga e Znj. Kareçi, gati 31% nga të ardhurat e familjarëve si dhe 5.3% nga shitja e automjeteve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilat lidhen kryesisht me pasuritë e deklaruara nga bashkëjetuesi.

Në vitin 2003, subjekti Elsa Kareçi deklaron të zotërojë  16.8% pjesë nga 18 dynym tokë përfituar nga ligji numër 7501, për të cilën nuk jep vendodhje apo vlerë aseti. Në vitin 2004, subjekti deklaron  të zotëroje 25% nga 400 m2 sipërfaqe truall ndërtimi me vlerë të deklaruar në 128,000 lekë si dhe 1/6 pjesë nga apartament banimi në vlerë 7,649 lekë blerë më 11.10.1995.

Në vitin 2014, bashkëjetuesi i subjektit deklaron për herë të parë pasurinë, mes së cilave një shtëpi banimi në Tiranë të dhuruar nga prindërit, tokë bujqësore në Tiranë dhe në Bajzë të Shkodrës me vlerë respektive 30,000 euro dhe 50,000 USD si dhe aksione në shoqëritë “Shpata shpk”, me kapital themeltar me vlerë 100,000 ALL si dhe “Miami Beach” me kapital themeltar me vlerë 334’114’740 lekë, ku zotëron 51% të aksioneve.

Në vitin 2014, bashkëjetuesi i subjektit deklaron gjithashtu një hua me vlerë 200,000 euro të marrë në vitin 2008 për biznes si dhe një hua të dytë prej 200,000 eurosh nga fabrika e pasurimit të kromit në Bulqizë (në momentin e deklarimit janë shlyer 105,000 euro dhe 4,000,000 lekë).

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016  /BIRN/

Etiketa: Elsa KareciProkurorevetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Njeriu “mbi-ligj”/ Arben Rakipi sfidon Parlamentin e Brukselin, mban në Magjistraturë pedagogët e shkarkuar nga Veting

11:07 : 30/05/2026
AKTUALITET

Denoncimi/ Ish-gjyqtari Petrit Aliaj, ndërtim pa leje në tokën e Bektashinjve në Ksamil

21:10 : 21/05/2026
AKTUALITET

Dy orë në SPAK, pse u paraqit Tërmet Peçi para prokurorëve

19:21 : 20/05/2026
AKTUALITET

“Diskreminuesja” tek anti-diskriminimi me votë socialiste!

11:22 : 17/05/2026
AKTUALITET

Ish-prokurori i Tiranës emërohet drejtori i Hetimit Doganor

10:44 : 10/04/2026
AKTUALITET

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, ironizon Prokurorët: Do thonë i kemi vënë në hekura…

11:29 : 07/04/2026
Para

Shpërblimet për titujt botërorë, Briken Calja e Federata “luftë” deklaratash

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom