Deputeti demokrat Edi Paloka, ka reaguar me një postim në rrjetin social pas zhvillimeve në Britani ku Boris Johnson dha dorëheqjen dhe në Sri Lanka, kryeministri u detyrua të largohet nga protestat.
“Po të ishte në Britani, me gjithë skandalet e tij, Rama do ishte mbyllur në qelinë më të errët e më të largët të Kullës së Londrës për gjithë jetën e tij”, shkruan Paloka.
Në vijim, Paloka, referuar situatës në Shqipëri shkruan se “nuk jemi Britania… ne jemi Sri Lanka!”
Postimi i plotë:
Boris Johnson e rrëzoi partia e tij pasi u akuzua për disa “skandale” më i rëndi i të cilëve ishte se kishte bërë disa shpenzime të tepërta për mobilimin e rezidencës kryeministrore në Downing Street…( siç dihet ajo është rezidencë në pronësi të shtetit ku kryeministrat britanikë banojnë vetëm në periudhën që janë në detyrë).
Rama banon në një vilë – pallat, pronë e tij, për të cilën ka mashtruar të paktën tre herë publikisht lidhur me burimin e financimit e megjithëse ky është skandali më i vogël i tij, vazhdon të mbretërojë i adhuruar nga stervinat rreth tij. Po të ishte në Britani, me gjithë skandalet e tij, Rama do ishte mbyllur në qelinë më të errët e më të largët të Kullës së Londrës për gjithë jetën e tij.
Po ne nuk jemi Britania…ne jemi Sri Lanka!