• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A është e përfshirë ministrja Ibrahimaj me kompanitë fantazmë të inceneratorëve?

17:45 : 07/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Shpërthimi i skandalit të kompanive fantazëm me pronarë pensionistë dhe azilantë, që shërbenin për të shmangur detyrimet tatimore dhe për të justifikuar punimet e pakryera nga bosët e inceneratorëve, të cilët i kishin marrë që më parë paratë nga qeveria për këto punime, duket se ka vënë në syrin e ciklonit edhe ministren aktuale të Financave, Delinda Ibrahimaj. Kjo jo për shkak të funksionit që mban sot në qeverinë Rama, por për punën që ka kryer para 25 prillit si Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve.

Këtë të enjte, ministrja është përfshirë në debate me deputetin opozitar, Agron Shehaj, i cili i ka kërkuar llogari se si është e mundur që gjithë kjo skemë ka funksionuar në “indiferencën” e plotë të organeve tatimore. Znj Ibrahimaj u përgjigj se kanë qenë vetë këto organe që kanë zbuluar qysh në vitin 2018 skema të tilla, po pa shkuar më larg për të përcaktuar nëse bëhej fjalë për të njëjtat firma që i kanë shërbyer inceneratorëve për të vjedhur paranë publike.

Pas replikës së parë, Agron Shehaj është ngritur përsëri për të bërë dy pyetje: Si është e mundur që Drejtoria e Tatimeve nuk e ka informuar qeverinë se kompanitë fantazëm që “blenin” domate, ishin po ato që më pas i shisnin beton dhe asfalt inceneratorëve? Dhe pse kur ka vënë re këtë mashtrim, qeveria ka vazhduar t’i paguajë me para publike Klodian Zoton, Klodian Mërtirin dhe Stela Gugalljen?

Asnjërës prej këtyre pyetjeve kyçe, ministrja e Financave nuk iu përgjigj dot.

Arsyet e kësaj heshtjeje mund të jenë disa. Ajo mund të ketë lidhje me paaftësinë e saj, me faktin se për një çështje kaq të nxehtë ajo nuk jep dot asnjë shpjegim më tepër sesa ai për të cilin ka marrë miratim në zyrat e kryeministrisë dhe së treti se ajo vetë mund të jetë në një mënyrë apo në një tjetër, në skandalin e moshetimit të këtyre kompanive fantazëm, të ngritura për të zhvatur buxhetin e shtetit.

Lexo edhe:

Kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja, paguan mln euro për inceneratorin fantazëm Rama-Veliaj

Lirimi i Lefter Kokës bën lëmsh drejtësinë/ SPAK hetoi gjykatën e Durrësit, Apeli kritika Gjykatës së Lartë

Pikërisht këtë version të fundit mbrojnë burime pranë LSI, e cila po merret prej një jave me diskutimin e këtij skandali. Sipas tyre, si qeveria po ashtu edhe Drejtoria e Tatimeve, kanë qenë në dijeni se kompanitë fantazëm i shërbenin inceneratorëve për të futur në xhep paratë që i takonin publikut. “Dhe kjo nuk është thjeshtë fantazi. Ekzistojnë shkresa dhe dokumenta me firmën e ish drejtoreshës Ibrahimaj, e cila e urdhëron, disa kohë para zgjedhjeve, hetimin tatimor të ndërpresë kontrollet mbi këto mkompani deri sa për to të shprehet drejtësia”, tha burimi për Lapsi.al duke shtuar se grupi i punës së specialistëve pranë LSI-së po meret me rakordimin e këtyre shkresave zyrtare.

Një nga fëmijët e pensionistëve që u doli emri si pronarë të firmave fantazëm ka pohuar publikisht se ata janë thirrur për t’u pyetur nga krimi ekonomik për aktivitetin që thuhej se zhvillonin.

Pra diku në organet shtetërore ishte ndezur drita e kuqe e alarmit. Po a janë lënë ato jashtë vëmendjes kur u kuptua se ato duhej të justifikonin paratë që shkonin për inceneratorët? A kanë pasur djeni organet tatimore konkretisht për këto firma? Dhe a shpjegohet mosveprimi ndaj tyre me një vendim për të pezulluar kontrollet nga ish Drejtoresha e Tatimeve, sot ministre?

Deri tani ministrja Ibrahimaj është përgjigjur me fjalë boshe dhe retorikë të përgjithshme, ndërkohë që pyetjet për të janë tejet të thjeshta: a ka qenë ajo në djeni të aktivitetit të kompanive fantazëm? a ka dhënë ajo urdhër për të ndërprerë përkohësisht kontrollet ndaj tyre? a është bërë kjo në mënyrë që bosët e inceneratorëve të vazhdonin të vidhnin me fatura të rreme?

Këto pyetje mbeten ende pa përgjigje, por ama një fakt është i pakundërshtueshëm: Znj. Ibrahimaj, që ishte drejtoreshë tatimesh në kohën e funksionimit të kësaj skeme, u promovua politikisht duke u bërë ministre, po ashtu si dhe Alqi Bllako e Lefter Koka që u graduan deputetë të rilindjes. /Lapsi.al/

Etiketa: Brahimajinceneratorkompani fiktive

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja, paguan mln euro për inceneratorin fantazëm Rama-Veliaj

13:37 : 04/04/2026
AKTUALITET

Lirimi i Lefter Kokës bën lëmsh drejtësinë/ SPAK hetoi gjykatën e Durrësit, Apeli kritika Gjykatës së Lartë

14:38 : 17/03/2026
AKTUALITET

Përfituan miliona euro duke krijuar kompani fiktive në Shqipëri, sekuestrohen bizneset dhe pasuritë e një spanjolli

10:52 : 16/01/2026
AKTUALITET

Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka

11:37 : 11/12/2025
AKTUALITET

47.5 milionë euro për inceneratorë “fantazmë”, mbetjet e Elbasanit dhe Fierit do zhvendosen në Shkodër

11:03 : 11/11/2025
AKTUALITET

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025
Para

Këlliçi apel autoktonëve: Po ua marrin tolerancën si dobësi, dilni në shesh

TË GJITHA

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom