Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu e quan një moment historik protestën e sotme para kryeministrisë.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai shprehet se qeveria ka humbur çdo të drejte morale dhe politike për të drejtuar vendin.
Sot, vijon ai, çdo qytetar del në shesh për çështjen e tij apo të saj dhe të gjithë së bashku dalim për të mbrojtur Shqipërinë.
“Pak orë na ndajnë nga një moment historik.
Pak orë na ndajnë nga dalja në sheh përballë një qeverie që ka humbur çdo të drejte morale dhe politike për të drejtuar vendin.
Sot çdo qytetar del në shesh për çështjen e tij apo të saj dhe të gjithë së bashku dalim për të mbrojtur Shqipërinë”, shkruan ish-deputeti në FB.













