• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kryemadhi-Ibrahimajt: Pse keni paguar miliona euro për inceneratorin e Tiranës?

16:08 : 06/07/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, e cila pohoi se ekziston evazioni fiskal i kompanive të denoncuara së fundmi nga LSI lidhur me aferën e inceneratorëve.

Kryemadhi i kërkoi Ministrisë së Financave që të bëjë transparente, çfarë investimi është bërë në inceneratorin e Tiranës deri më sot.

“Ajo çka unë kërkoj, kushti i investimit të 128 milionë eurove nga koncesionari i inceneratorit të Tiranës, me të vetmin kusht shërbimin që do t’i ofronte bashkia e Tiranës duke depozituar mbetjet me 29 euro toni, nuk është i realizuar, në qoftë se nuk është i realizuar a mund të na thotë Ministria e Financave sa ka paguar deri tani dhe këto 40.7 milionë euro sipas Open Data që janë paguar nga buxheti i shtetit për çfarë kanë shërbyer dhe çfarë investimi është bërë në inceneratorin e Tiranës?

Kjo është detyrë kryesore e Ministrisë së Financave për të shpjeguar se çfarë bëhet me paratë e buxhetit të shtetit.

Unë e di mirë dhe nuk kam nevojë të ma konfirmojë ministrja e Financave që kompanitë që unë kam denoncuar janë kompani fiktive janë kompani fallco të cilat nuk kanë mjete punë, nuk kanë mallra në magazinë dhe nuk kanë njerëz të punësuar”, tha Kryemadhi.

Lexo edhe:

Histori korruptive/ Strategjia e Re për Mbetjet, Rama “zhduk” nga fjalori termin “incenerator”

Telefoni “Agasit”ose kutia e zezë e “Ramës”

“A i keni kontrolluar magazinat e këtyre kompanive sepse kjo është detyrë e Drejtorisë së Tatimeve. Mjafton të pyesësh sot bizneset e ndershme shqiptare të cilët në dyert e bizneseve të tyre kanë çdo javë hetimin tatimor që i kontrollon magazinat e tyre që nga uji, kripa, sheqeri, vaji, metër kub që kanë me cimento me të gjitha. Po ndërkohë në këto kompani hetimi tatimor në kaq vite nuk ka zbarkuar asnjëherë. Se po të kishte zbarkuar do të kishim një vendim të Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Tatimeve për t’i denoncuar në prokurori. A e dini që këto kompani kanë faturuar direkte në inceneratorin e Fierit zonja ministre?

Dhe çfarë veprimesh keni ndërmarrë ju kur pagesat janë bërë deri në vitin 2020. Pra, ju i keni konstatuar këto kompani që kanë qenë fiktive dhe fallco në 2018, por buxheti i shtetit, ministria e Financave, qeveria juaj ka vazhduar të paguajë në këto kompani fiktive deri në vitin 2020 për inceneratorin e Fierit. A e dini ju zonja ministre qe Klodian Zoto ka qenë nënkontraktor i të tre inceneratorëve dhe në këto kompani ka kryer evazionin fiskal në vlerën 25 milionë dollarë?

Këto para që janë bërë evazion fiskal nga Klodian Zoto, Ministria e Financave dhe ministrja e Financave kanë pasur dijeni që janë kompani fiktive dhe fallco dhe kryenin evazion fiskal. Kujt ja kanë dhënë këto fatura fiktive? Ose më saktë, cilat kompani kanë bërë blerje fiktive dhe shitje fiktive? Kjo është çështja që duhet të sqarojë ministria e Financave dhe Drejtoria e Tatimeve. Ministrja e di mirë që përfituesit kryesorë të këtyre faturave janë kompanitë e inceneratorëve, janë kompanitë e koncesioneve dhe janë kompanitë që kanë fituar punët publike me shuma marramendese që fitohen me vlera 99.99% të vlerës së tenderit dhe janë para që çdo ditë dhe më shumë që bien mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë.

Ky është një tjetër krim që vazhdon të investohet nga qeveria shqiptare. Ndjej vërtetë dhembshuri për ministren kur thotë që unë nuk mund të hetoj dot këtë sepse kjo është çështje e SPAK-ut. Tashmë po shikoj që qeveria e zotit Rama po bën fajtor SPAK-un për mos hetimin e inceneratorit të Tiranës. Pra ministrja e Financave akuzon drejtëpërsëdrejti prokurorin dhe Prokurorinë e Posaçme të cilët akoma vazhdojnë pas një viti e gjysmë në hetim paraprak për inceneratorin e Tiranës. Por unë do t’i bëja thirrje ministres së Financave që të mos vazhdojë të paguajë këtë kontratë korruptive”, tha Kryemadhi.

Etiketa: ibrahimajinceneratorkryemadhi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Histori korruptive/ Strategjia e Re për Mbetjet, Rama “zhduk” nga fjalori termin “incenerator”

12:38 : 28/08/2025
Lajmet e Dites

Telefoni “Agasit”ose kutia e zezë e “Ramës”

13:18 : 06/08/2025
AKTUALITET

Kryemadhi me unazë në dorë para SPAK-ut: Mami është më snajper, unë i kam ngjarë babait

13:19 : 29/07/2025
AKTUALITET

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

10:15 : 29/07/2025
AKTUALITET

Kryemadhi i kundërpërgjigjet Metës, e quan fans i Zeqinesë: S’kam nevojë t’i marr leje askujt!

14:52 : 07/07/2025
AKTUALITET

Meta nxjerr dokumentin: SPAK dezinformon, karta bankare u përdor nga Kryemadhi

10:37 : 02/07/2025
Para

Boris Johnson braktiset edhe nga 7 ministra të tjerë/ Japin dorëheqjet

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com