Prokurorian e Durrësit ka mbyllur hetimet për shtetasin Shaban Hersi, pasi ndaj tij ka pasur dyshime për transaksione financiare, me qëllim pastrimin e parave.
Sipas organit të akuzës, nga hetimet ka rezultuar se “shtetasi Shaban Hersi me veprimet e kryera nepermjet transferimit te shumes prej 145.072 Euro, ne llogarine bankare te subjekti Sh. H. PF, shume e cila dyshohet se rrjedh nga aktiviteti kriminal, duke e paraqitur sikur kjo eshte pjese e pageses se faturave per sherbime te pakryera, apo investimit qe do te kryhej nga kompania italiane “YYYYYY” SRLS, ka konsumuar me dashje direkte elementët e vepres penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal”.
Njoftimi i Prokurorisë së Durrësit:
Në përfundim të hetimit të procedimit penal nr. 1714, të filluar në datën 29.09.2017, kundër:
Te pandehurit: Sh.H, Akuzuar: per vepren penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal.
Ka rezultuar se me date 20.09.2017, Prokuroria prane Gjykates se shkalles se pare Durres, ka rregjistruar procedimin e mesiperm penal, mbi bazen e materialeve te referuara nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, ne D.P.Q.Durres parashtrohet se ka te dhena qe hedhin dyshime ne lidhje me transaksione finaciare me qellim pastrimin e parave ne ngarkim te shtetasit Sh. H.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se me datë 11.03.2015, shtetasi Sh. H. ka çelur një llogari individuale në Lek te Banka Y.
Më tej me datë 31.07.2017, ka çelur llogari rrjedhëse në EURO po tek Banka Y por tashme në emër të shoqërisë “Sh. H.”, Person Fizik, me Nipt XXXXXXX, ku rezultoi si vijon:
Më datë 15.08.2017, ka përfituar një transfertë në vlerën 48.900 EUR nga shoqëria italiane “YYYYY” s.r.l. me përshkrimin “invoice nr. 520 dt. 31.07.2017”.
Më datë 18.08.2017, ka tërhequr 35.000 EUR, me përshkrim “për biznesin”.
Më datë 21.08.2017, kanë mbërritur edhe dy transferta të tjera nga i njëjti urdhërues italiane “YYYYY” s.r.l., në vlera përkatësisht 47.250 EUR dhe 48.900 EUR, me përshkrime përkatësisht “invoice nr. 532 dt.11.08.2017” dhe “invoice nr. 520 dt. 31.07.2017”.
Gjendja e llogarisë në datë 15.09.2017, është 110.072 Euro.
Në lidhje me 3 transfertat e datës 15 dhe 21 gusht, per subjektin “Sh. H.”, Person Fizik, me Nipt XXXXXXX, rezulton se:
Sipas përshkrimit në faturat justifikuese të transfertave të fondeve në favor të subjektit “Sh. H.”, Person Fizik, me Nipt XXXXXXX, rezulton se ky i fundit i ka faturuar shoqërisë “kolektor për energjinë diellore efikase për prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar”, mall i cili sipas faturave ka njësi matëse m2 dhe çmim 50 Euro për njësi.
Faturat e shitjes janë letër e plotësuar dhe e printuar nga shoqëria “Sh. H.”, Person Fizik, me Nipt XXXXXXX, pra nuk janë fatura shitje sipas formularëve të miratuara zyrtarisht.
Më tej ky shtetas ka shtuar si objekt veprimtarie jo shitjen e “kolektor për energjinë diellore efikase për prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar”, por ‘Konsulenca për boilerë diellore’. Për shpjegimin e marrëdhënies me shoqërinë që ka transferuar fondet parashtron se ka një kontratë të muajit Mars 2017, por ka refuzuar ta tregojë e depozitojë atë ne bankë.
Duke qenë se faturat nuk ishin aspak bindëse për të justifikuar transfertat dhe marrëdhënien me shoqërinë, shtetasi Sh.H., ka parashtruar e madje përpiluar edhe deklaratë noteriale, se këto fonde janë në funksion të qiradhënies së pasurive (vresht dhe ullishte), vlera e së cilës (qirasë) rezulton e lartë 150 000 Euro/vit për 4000 m2 tokë bujqësore. Në këto kushte, ky shtetas ka deklaruar se transfertat kanë ardhur gabimisht në llogari të shoqërisë pasi duhet të vijnë në llogarinë personale (pagesë qiraje), ndonëse pikërisht ky ka hartuar e dërguar faturat e shitjes.
Per faktet e mesiperme nga ana e i DPPP Parave Tirane, me Urdhërin Nr.97 datë 18.09.2017, për “Bllokim i përkohshëm i transaksioneve”, eshte urdheruar bllokimi I llogarisë bankare, në Bankën Y, në emër të shtetasit Sh.H. si dhe “Sh. H.”, Person Fizik, me Nipt XXXXXXX, per nje periudhe prej 72 oresh. Me tej me vendimin tone date 20. 09. 2017, eshte vendosur sekuestrimi i shumave te depozituara ne llogarine bankare te subjekteve te mesiperm, ku eshte sekuestruar shuma 110.072 euro dhe 600.22 leke. Kunder ketij vendimi ka paraqitur ankim shtetasi SH.H. dhe Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin e saj nr. 44/555, dt. 10.04.2018, ka vendosur rrezimin e akimit te shtetasit Sh.H, vendimi i cili ka marre forme te prere me date 20.04.2018.
Gjate hetimeve paraprake nga ana e shtetasit Sh.H, eshte paraqitur kopje e nje Kontrate Qeraje nr. 3601 Rep. dhe nr. 1233 Kol, datë 07.09.2017, e cila eshte lidhur pas transfertave te parave dhe ku paraqitet se shtetasi Sh.H ka lidhur kontrate qeraje, me shoqërinë italiane “YYYYY” s.r.l me administrator shtetasin italian G.G. lindur ne Sambiase, Itali, I identifikuar me pasaporte italiane nr. ZZZZZZ, me adrese, Itali, perfaqesuar nga shtetasi shqiptar A.Sh., sipas Procures se Posacme Nr.3122 Rep., dhe nr. 7050 Kol., dt. 31.07.2007.
Nga studimi I kesaj kontrate qeraje rezulton nder te tjera se shtetasi Sh.H i jep me qera shoqërisë italiane “YYYYY” s.r.l me administrator shtetasin italian G.G., dy pasuritë e mëposhtme:
– ullishte, me sip totale 3.091 m2, vol 16, fq 78, ZK 3385, Durrës dhe
– vreshtë me sip totale 1.000 m2, vol 2, fq 250, ZK 3385, Durrës.
Në kontratë citohet se: “Pasuritë e mësipërme do ti jepen me qira shoqërisë “YYYYY” s.r.l për një periudhë 4 vjeçare, me qira vjetore 150.000 EUR”, në një total 600.000 EURO, për 4 vjet, me qellim zhvillimin e impianteve te energjise diellore apo fotovoltatike ne ne kete prone.
Po keshtu ka paraqitur edhe nje deklaratë noteriale nr. 3615 Rep dhe nr. 1238 Kol datë 08.09.2017, ku ndër të tjera shtetasi Sh.H deklaron se fondet prej 145.050 EUR të përfituara nga shoqëria italiane “YYYYY” s.r.l në llogarinë e shoqërisë Sh. H.”, Person Fizik, me Nipt XXXXXXX kërkon ti kaloje në llogarinë e tij personale pranë Bankës Y pasi pasuritë e përshkruara në kontratën e qiradhënies janë pronësi e tij dhe jo e personit fizik, duke deklaruar se transferimi i fondeve në llogarinë e shoqërisë Sh. H.”, Person Fizik, me Nipt XXXXXXX ka ndodhur gabimisht, pasi ka ngatërruar llogarinë e biznesit me llogarinë e tij.
Me tej ai ka paraqitur edhe nje Kontrate Sherbimi dhe Konsulence nr. 17-DD/002, pa date, pa firma, ku parashtrohet se kompania Sh. H.”, Person Fizik, me Nipt XXXXXXX perfaqesuar nga Sh.H eshte Ofruesi dhe kompania “YYYYYY” s.r.l, me adrese, Itali me NIPT ZZZZZZZZ, eshte Klienti. Ofruesi merr persiper te ofroje nje toke prej 6000 m2 dhe siguron te gjitha sherbimet e konsulences per tu pershatur dhe perdorur ne sektorin energjitik me vlere te pergjitheshme te qerase prej 600.000 euro. Kjo kontrate eshte ne gjuhen angleze dhe eshte e perkthyer ne shqip. Bashkelidhur kopje te akteve te shoqerise italiane.
Nga verifikimi i bërë në Q.K.R dhe sistemin TIMS në lidhje me administratorin e shoqërisë “B.E” s.r.l, me shtetasin italian G. G, rezultoi se nuk ka transaksione të kryera në emër të tij, por ka biznes të regjistruar, konkretisht:
Shoqëria “ËËËËËËË” sh.p.k me NIPT ËËËËË, datë regjistrimi 01.08.2017, ku ortak dhe administrator të vetëm është shtetasi Italian G.G.. Me objekt ‘Investitor në fusha të ndryshme, ofrim i shërbimeve të përgjithshme të asistencës dhe konsulencës të shoqërive ligjore, ekonomike, kontraktuale etj’. Kapitali 100.000 Lekë. Adresa, Durrës. Statusi – Aktiv. Ky subject ka deklaruar 0 te ardhura nga aktiviteti dhe me date 26.01.2021, ka kaluar pasiv.
Ky shtetas ka hyrje/dalje në Republikën e Shqipërisë, si vijon:
Gjatë periudhës Shtator 2014- Korrik 2017, ka në total 2 hyrje/dalje, ka hyrë për herë të parë në Republikën e Shqipërisë në datë 17 Shtator 2014 dhe ka dalë po në këtë datë nëpërmjet Pikës së Kalim Kufirit Rinas, dhe ka ardhur përsëri më datë 31 Korrik 2017 dhe ka dalë po në këtë datë nëpërmjet Pikës së Kalim Kufirit Durrës.
Nga ana e Prokurorise prane Gjykates se shkalles se pare Durres, mbështetur në nenin 15 të Konventës së Këshillit të Evropës për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Fushën Penale, u eshte derguar leterporosi per ndihme juridike autoriteteve gjyqësore kompetente të Republikes se Italise kryerjen e veprimeve proceduriale, ne lidhje me sa me lart.
Nga aktet e ardhura me leterporosi nga autoritetet e drejtesise jane kryer verifikimet në lidhje me shoqërine “YYYYY” S.r.l.s.” nga ku ka rezultuar që përfaqësues ligjor i shoqerise “YYYYY” S.r.l.s. rezulton të jetë shtetasi L.S. R. dhe jo shtetasi G.G., lindur ne Sambiase, Itali dhe shoqeria “YYYYY” S.r.l.s. nuk ndodhet ne adresen e deklaruar ne dokumentacionin e paraqitur perpara autoriteteve shqiptare. Organi procedues Italian me datë 11.01.2018, ka shkuar në selinë ligjore te deklaruar nga “YYYYY” S.r.l.s., në Busto Arsizio (VA) ku u arrit të zbulohej vetëm banesa numër 2a e por nuk u arrit të zbulohej selia e “YYYYY” S.r.l.s. Nga ana e administratorit te godines P.A., eshte deklaruar se nuk figurojnë persona juridik mes përdoruesve brenda ndërtesës. Aktivitetet teagtare të cilat ndodhen në katin përdhes të ndërtesës janë: Caffè zzzzz S.r.l. Nuk rezulton e regjistruar asnje hyrje numër 2 e via G.P.
Me tej nga autoritetet e drejtesise italiane jane kryer verifikime ne lidhje me shtetasin italian G.G. te cilet kane evidentuar një ambiguitet duke qenë se ndryshon vendi i lindjes mes Sambiase dhe Lamezia Terme.
– G. G., i lindur në Sambiase me 24.06.1965 nuk ka precedente penal, megjithatë rezulton te jetë referuar me datë 29.04.2019 Autoritetit Gjyqësor te Crotone me hipotezën e veprës penale të bashkëpunimit të jashtëm në shoqatë mafioze.
– G.G, i lindur në Lamezia Terme me 24.06.1965 rezulton i rënduar nga precedentë penal për vepra penale ndaj zyrtarëve publik dhe në fushën fiskale.
Shqyrtimet pranë Bazës së të Dhënave SDI kanë lejuar te verifikohet që dy G.G., të cilët dallohen vetëm nga vendlindjet, gjate kontrolleve të ndryshme të qarkullimit rrugor rezulton të kene paraqitur të njëjtin dokument identiteti, pra lejen e drejtimit nr.CCCCCCCC, dhe në rrethana të ndryshme rezulton të jenë kontrolluar në brendësi të të njëjtit mjet me targë DDDDDD. Gjithashtu rezulton që të dy në të kalauarën kanë deklaruar si vendbanim të tyren Via Coschi 21/D në Lamezia Terme. Për sa është referuar, është e drejtë të konsiderohet që dy identitetet përkasin të njëjtit subjekt.
Lidhur me sa me siper shtetasi italian G.G. lindur ne Sambiase me 24.06.1965, ka deklaruar se ka lindur në Sambiase (Lamezia Terme) me 24.06. 1965, po aty banues në via Tommaso Colloca n.27, i identifikuar nëpërmjet K.I. elektronike Nr. CCCCCCC (e njejta me ate te deklaruar perpara autoriteteve shqiptare), lëshuar nga Bashkia e Lamezia Terme me 10.12.2018. Ai deklaron se e njeh shtetasin A.SH. pasi ia kanë prezantuar pak a shumë mes 2015-ës dhe 2016-ës me qëllim që të kryenim disa punë. A.SH. i ka propozuar të bëjnë disa punë në Shqipëri në fushën e ndërtimit.
Por me të nuk ka vendosur asnjëherë marrëdhënie konkrete. Ai deklaron se nuk eshte përfaqësuar asnjëherë, me prokurë, nga z. A.SH. dhe nuk ka lidhur asnjëherë kontrata qeraje, personalisht ose nëpërmjet shoqërisë “YYYYYY” s.r.l.” me shtetasin Sh.H. Ai me tej shton se nuk e njeh shoqérinë “YYYYYYY” s.r.l.” dhe nuk e ka dëgjuar të përmendet ndonjëherë, as ka autorizuar asnjë prej punëve në fushën time të interesit.
Ne lidhje me këtë, ai pohon që ka shkuar shumë pak herë në Shqipëri, nga të cilat hera e fundit me mundësi rreth vitit 2017/2018 për çështje personale, të cilat nuk janë konkretizuar asnjëherë. Nuk ka marrë pjesë asnjëherë në asnjë biznes në Shqipëri me subjektete e përmendur më sipër. Nuk eshte në dijeni të asgjëje.”
I eshte kerkuar informacion Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit ne lidhje me shtetasin A.Sh. ku konfirmohet se disponohen informacione per tendencen e trafikimit te lendeve narkotike, si dhe per mashtrim kompjuterik.
Sic shihet edhe me lart shtetasi italian G.G si dhe shtetasi A.Sh. jane persona te dyshuar per aktivitete kriminale ne fushen bashkëpunimit të jashtëm në shoqatë mafioze, krime ne fushen e financave si dhe me tendencen e trafikimit te lendeve narkotike, aktivitete keto te cilat gjenerojne te ardhura te konsiderueshme kriminale.
Keta shtetas dyshohet se te pakten kishin ne dispozicion nje shume prej 600.000 euro, si te ardhura nga aktiviteti kriminal. Per kete qellim shtetasi Sh.H, ka marre persiper qe kete shume parash ta transferoje nga Italia ne Republiken e Shqiperise, duke e paraqitur sikur kjo eshte pjese e investimit qe do te kryeje shoqeria italiane “YYYYYY” SRLS, me administrator shtetasin G.G., kompani e cila ne realitet nuk kishte lidhje me kete person, por i perkise shtetasit italian N. L. S. R., i cili nuk kishte asnjelloj dijenie ne lidhje me kete kontrate.
Pra, sa me siper rezulton se shtetasi Sh.H. me veprimet e kryera nepermjet transferimit te shumes prej 145.072 Euro, ne llogarine bankare te subjekti Sh. H. PF, shume e cila dyshohet se rrjedh nga aktiviteti kriminal, duke e paraqitur sikur kjo eshte pjese e pageses se faturave per sherbime te pakryera, apo investimit qe do te kryhej nga kompania italiane “YYYYYY” SRLS, ka konsumuar me dashje direkte elementët e vepres penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal.
Fakti i provuar me provat e mesiperme perben vepren penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal, pasi i pandehuri Shaban Hersi, me veprimet e tij kriminale ka cenuar marredheniet juridike te vendosura per te siguruar rendin dhe sigurine publike si dhe sistemin ekonomiko-financiar nga investimet ne ekonomine e Republikes se Shqiperise te parave te perfituara nga kryerja veprave penale apo nga veprimtarite kriminale.
I pandehuri Sh H, vepren penale e ka kryer, nepermjet transferimit pjese pjese të parave produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale dhe posedimit apo fitimit te pronesise mbi to. Kete veprim e ka kryer me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të saj, duke e paraqitur ate si te ishte pjese e shitjes se kolektoreve për energjinë diellore efikase për prodhimin e ujit të ngrohtë sanitar, me pas duke e paraqitur si sherbim konsulence dhe ne fund si pagese qeraje per nje siperfaqe toke.