• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Faturë 125 mijë euro, UEFA tremb Vllazninë para duelit në Conference League

19:38 : 28/06/2022
në SPORT

Lexo edhe:

Shorti i Conference League/ Egnatia, Dinamo dhe Ballkani mësojnë rivalët e mundshëm të ‘play-off’-it

Olimpija Ljubljana-Egnatia/ UEFA zyrtarizon stadiumin, orarin dhe gjyqtarin e sfidës

Ish-drejtori organizativ i Vllaznisë në kohën që skuadra kishte si president Valter Fushajn, Ardian Zaganjori, një nga ekspertët me përvojë në fushën e sigurisë, po e ndihmon vullnetarisht klubin shkodran në këtë drejtim. Përmes një postimi në rrjetet sociale Zaganjori ka paralajmëruar tifozët dhe klubin shkodran për atë çfarë e pret skuadrën e tyre në rast të përsëritjes së gjesteve që ndodhen në takimin e vjetshëm në turin e parë të Konferenca Ligës ndaj Shiroki Brijeg.

Pas atyre incidenteve, në dukje jo problematike, Vllaznia jo vetëm që u gjobit në masë të konsiderueshme për sjellje të gabuar të tifozërisë, por ishte shumë pranë humbjes së ndeshjes në tavolinë. Për ndeshjen e radhës, nisur nga sa thekson Zaganjori, UEFA e ka konsideruar stadiumin “Loro Boriçi” me rrezikshmëri të lartë dhe për këtë arsye do të sjellë në Shkodër, më 21 korrik, jo një person si zakonisht, por tre vetë që merren me çështjen e sigurisë. Në postimin e tij paralajmërues, Ardian Zaganjori shkruan: “Përshëndetje të gjithë tifozëve, supertifozëve dhe pseudotifozëve. Dua të ndaj me ju një njoftim jo shumë të mirë, por që mund të bëhet burim frymëzimi për një fitore spektakolare në Shkodër dhe kualifikimit në Rumani. Vllaznisë i ka ardhur një paralajmërim serioz nga UEFA që me incidentin më të vogël në ndeshjen e datës 21.07.2022 në “Loro Boriçi”, ndeshja ndërpritet dhe nuk vazhdon më, ekipi mik fiton ndeshjen 0-2.

Vllaznia është dënuar dy herë me gjobë, herën e parë 50 mijë euro, herën e dytë 50 mijë plus 25 mijë, kjo e dyta paguar nga Alban Xhaferi para 30 ditësh. Në këto kushte, stadiumi “Loro Boriçi” është cilësuar stadium me rrezikshmëri të lartë (për këtë është bërë reagim zyrtar dhe unë nuk jam dakord me këtë vlerësim) dhe në këto kushte një cenim sado i vogël në stadium (po marrim më ordineren, hedhje shishe uji) bazuar në paragrafin 2 të direktivës 124 të ‘Rregullores së Sigurisë së UEFA-s’, arbitri në konsultim me delegatin dhe oficerin e sigurisë (është e çuditshme se me datë 21.07.2022 në Shkodër do të jenë 3, pasi në çdo ndeshje ndërkombëtare është vetëm 1) do të bëjnë ndërprerjen e MENJËHERSHME TË NDESHJES. E theksoj, E MENJËHERSHME, me penalitetin që ekipi kundërshtar merr fitoren automatikisht me rezultatin 0-2. E bëra këtë shkrim kaq të gjatë në respekt të të gjithë tifozëve të Vllaznisë në të gjithë Shqipërinë dhe duke marrë shkas nga disa postime joserioze, i frymëzuar nga një supertifoz si Nero Dobraçjani dhe duke kërkuar ndihmën dhe bashkëpunim e të gjithëve që me datë 21.07.2022 të shkojmë në stadium për të bërë një spektakël me flamuj, shalla, fanella, lodra dhe asnjë mjet tjetër piroteknik.

Ju lutem të gjithë grupeve dhe tifozëve shkodranë të mos e dëmtojnë Vllazninë me sjellje e tyre, pasi fatkeqësisht për këtë shkresë janë në dijeni edhe kundërshtarët tanë nga Rumania dhe për çdo incident ata do të përpiqen të përfitojnë në maksimum. Edhe diçka të fundit, por jo nga rëndësia. Në Bosnjë tifozët tanë ishin shembullorë dhe përsëri u gjobitëm sepse gjoja paskemi thyer stolat. Ju lutem, KUJDES, KUJDES, KUJDES. Të mos biem në provokimet e pseudotifozëve, që nuk kanë asgjë të përbashkët me tifozët e mrekullueshëm që ka Vllaznia në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë. PARA VLLAZNIA, VETËM FITORE!”

Etiketa: Conference LeagueuefaVllaznia

Lajme të lidhura

SPORT

Shorti i Conference League/ Egnatia, Dinamo dhe Ballkani mësojnë rivalët e mundshëm të ‘play-off’-it

15:33 : 04/08/2025
SPORT

Olimpija Ljubljana-Egnatia/ UEFA zyrtarizon stadiumin, orarin dhe gjyqtarin e sfidës

21:46 : 01/08/2025
1247952251
SPORT

I vë ndihmës gjyqtarin e Premier Ligës, UEFA cakton Jorgjin për duelin kualifikues të Europa League

19:53 : 01/08/2025
SPORT

Trajneri i Vikingur pasi eliminoi Vllazninë: Duhej të fitonim më thellë!

18:50 : 01/08/2025
SPORT

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

22:46 : 31/07/2025
SPORT

Gafë në mbrojtjen shkodrane, Vikingur rimerr epërsinë ndaj Vllaznisë

22:15 : 31/07/2025
Para

“Protestoj për rrëzimin e kësaj qeverie, pa asnjë kusht, kauza ime është Shqipëria!"

TË GJITHA

Shpërthen bombola e gatimit në Leskovik, plagoset 67-vjeçari

13:56 : 05/08/2025

Zjarr në Gryksh të Peqinit, flakët përfshijnë sipërfaqen me ullinj e shkurre

13:56 : 05/08/2025

Berisha: Turizmi ka dështuar, shkak eurot e drogës

13:40 : 05/08/2025

Letra e Igli Hasanit, Berisha: Reagimi i “narko-ministrit” fakton farsën zgjedhore të 11 majit

13:33 : 05/08/2025

Opozita e Serbisë sfidon Listën Serbe në zgjedhjet lokale në Kosovë

13:24 : 05/08/2025

Të akuzuar për prishje të rendit publik, Irani arreston 3 persona të lidhur me MEK-un

13:08 : 05/08/2025

Përfshihet nga flakët makina në ecje në Vlorë

13:03 : 05/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com