Sot vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në relievet malore në veri dhe lindje të territorit.
Ndërkohë, temperaturat maksimale parashikohen deri në 38 gradë celcius.
Era parashikohet të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s.
Valëzim në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.













