• Kontakt
Friday, July 3, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pasiguria financiare, burrat shqiptarë, rekord në Europë për moshën kur duan të dalin në pension

09:40 : 03/07/2026
në AKTUALITET

Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin në Europë, burrat shqiptarë janë ata që duan të lënë punën më vonë se çdo popull tjetër në Europë, sipas raportit më të fundit të Anketës Europiane të Kushteve të Punës (EWCS 2024).

Mesatarisht, ata deklarojnë se do të dëshironin të punonin deri në moshën 67.4 vjeç, niveli më i lartë mes 35 vendeve të analizuara, që përfshijnë vendet e Bashkimit Europian, Ballkanin Perëndimor, vendet e EFTA-s dhe disa shtete të tjera europiane.

Shifra e Shqipërisë është dukshëm më e lartë se në vendet e tjera. Pas saj renditen Danimarka (66.5 vjeç), Norvegjia (65.9), Suedia (65.9) dhe Holanda (65.5), vende me disa nga standardet më të larta të jetesës dhe sistemet më të zhvilluara të pensioneve në Europë.

Kontrasti me rajonin është edhe më i madh. Në Kosovë, burrat do të dëshironin të dilnin në pension në moshën 65 vjeç, në Serbi në 63.7 vjeç, në Maqedoninë e Veriut në 62.8 vjeç, në Bosnjë-Hercegovinë në 62.5 vjeç, ndërsa në Mal të Zi vetëm në 61.7 vjeç. Kjo do të thotë se shqiptarët janë të gatshëm të qëndrojnë në tregun e punës deri në gati 6 vite më shumë se malazezët dhe rreth 5 vite më shumë se boshnjakët.

Lexo edhe:

Hall edhe për të ngrënë, mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë

Gonhorreja dhe sifilizi arrijnë shifra rekord ! Më të prekurit, burrat në marrëdhënie homoseksuale

Sipas raportit, mosha e preferuar e daljes në pension nuk lidhet vetëm me aftësinë për të punuar, por edhe me motivimin ekonomik për të vazhduar punën. Në vendet ku pensionet janë të ulëta ose pasiguria financiare është më e madhe, dëshira për të punuar më gjatë shpesh reflekton më shumë nevojën ekonomike sesa zgjedhjen personale.

Të dhëna të tjera të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri bëjnë të ditur se shumë persona që dalin në pension vitet e fundit nuk arrijnë të marrin pagesë të plotë, pasi nuk plotësojnë vitet e punës. Sipas ISSH, rreth 55% nga 641,085 pensionistët e vendit trajtoheshin me pension të pjesshëm, në një kohë kur vlera mesatare e kësaj pagese ishte vetëm 13,500 lekë, ndërsa pensioni mesatar arriti në 20 mijë lekë, nga 19.6 mijë lekë në 2024-n, një shumë që praktikisht nuk mjafton as për ilaçe le më pas për ushqim e kujdes.

Edhe të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i pensionistëve që punojnë po rritet gjithnjë e më shumë, duke “zëvendësuar” të rinjtë, me këta të fundit që po preferojnë emigrimin. Numri i pensionistëve që deklaruanin se punonin ishte 130 mijë në vitin 2025, duke u rritur me 10 mijë persona, duke qenë sa 12% e të punësuarve nga 15 në 64 vjeç.

Edhe gratë shqiptare duan të dalin më vonë në pension

Edhe gratë shqiptare renditen në grupin e vendeve ku preferohet dalja më e vonshme në pension. Mesatarisht, ato deklarojnë se do të dëshironin të dilnin në pension në moshën 63.5 vjeç, duke u renditur ndër vendet e para në Europë.

Vetëm Norvegjia (65.5 vjeç), Danimarka (65.4), Suedia (65.3) dhe Holanda (65 vjeç) kanë vlera më të larta. Në rajon, gratë shqiptare deklarojnë një moshë më të lartë se në Kosovë (63.2), Mal të Zi (62.8), Bosnjë-Hercegovinë (62.4), Maqedoninë e Veriut (61.5) dhe Rumani (61.4).

Megjithatë, ndryshe nga burrat, Shqipëria nuk mban vendin e parë për gratë, pasi vendet nordike dominojnë renditjen.

Çfarë mat raporti

Raporti analizon tre tregues për secilin vend:

-moshën që njerëzit do të donin të dilnin në pension;

-moshën ligjore të pensionit;

-moshën aktuale kur qytetarët dalin realisht në pension, bazuar në të dhënat e Eurostat.

Raporti thekson se mosha e preferuar e daljes në pension është një tregues i rëndësishëm, pasi pasqyron jo vetëm gjendjen shëndetësore të punonjësve, por edhe pritshmëritë ekonomike, cilësinë e vendeve të punës dhe besimin se pensioni do të sigurojë një standard të pranueshëm jetese.

Metodologjia

Për të kuptuar motivimin e punonjësve për të qëndruar në tregun e punës, Anketa Europiane e Kushteve të Punës (EWCS) pyeti të anketuarit e moshës 45 vjeç e lart deri në çfarë moshe do të dëshironin të punonin. Pyetja ishte: “Duke menduar për daljen në pension, deri në çfarë moshe do të donit të punonit?”

Të anketuarit që dhanë një moshë konkrete u klasifikuan në këtë kategori, ndërsa ata që nuk specifikuan një moshë u grupuan në tre alternativa: “të punoj sa më gjatë të jetë e mundur”, “të dal në pension sa më shpejt të jetë e mundur” ose “nuk e di”.

Rreth 68% e punonjësve përmendën një moshë konkrete, ndërsa 32% dhanë një përgjigje tjetër. Një pjesë e konsiderueshme, 21%, shprehën dëshirën për të vazhduar punën pa një kufi të caktuar, duke deklaruar se do të punonin sa më gjatë të ishte e mundur. Në të kundërt, 12% thanë se do të donin të dilnin në pension sa më shpejt të ishte e mundur.

Pse njerëzit duan të punojnë më gjatë

Sipas raportit, vendimi për të vazhduar punën nuk përcaktohet vetëm nga aftësia fizike. Motivimi për të qëndruar në tregun e punës ndikohet nga faktorë të tillë si: kushtet e punës; të ardhurat nga puna; niveli i pensionit të pritshëm; mundësia për të gjetur punë edhe në moshë më të madhe; shëndeti dhe mirëqenia.

Autorët vlerësojnë se politikat që synojnë rritjen e moshës së daljes në pension duhet të shoqërohen me masa që përmirësojnë kushtet e punës dhe u japin mundësi njerëzve të qëndrojnë aktivë në tregun e punës.

Dallime të mëdha mes dëshirës, ligjit dhe realitetit

Raporti evidenton se në shumë vende europiane ekziston një hendek i madh mes moshës që njerëzit do të donin të dilnin në pension, moshës së përcaktuar me ligj dhe asaj kur dalin realisht.

Për burrat, mosha e preferuar varion nga 60.7 vjeç në Slloveni deri në 67.4 vjeç në Shqipëri. Në shumicën e vendeve njerëzit do të donin të dilnin në pension më herët sesa e lejon ligji, ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta: mosha e preferuar është më e lartë se mosha ligjore.

Për gratë, preferencat variojnë nga 59.7 vjeç në Slloveni deri në 65.5 vjeç në Norvegji, ndërsa Shqipëria me 63.5 vjeç renditet në grupin e vendeve me preferencat më të larta.

Raporti vëren gjithashtu se në Europën Jugore dhe Lindore, përfshirë vendet e Ballkanit, njerëzit priren të dalin realisht në pension më herët se mosha ligjore, ndërsa vendet nordike shfaqin një përputhje shumë më të madhe mes moshës ligjore, asaj reale dhe preferencave të qytetarëve.

Raporti arrin në përfundimin se dëshira për të punuar më gjatë nuk është domosdoshmërisht tregues i një tregu pune më tërheqës. Në shumë raste, ajo pasqyron nevojën ekonomike dhe perceptimin se të ardhurat nga pensioni nuk do të mjaftojnë për të ruajtur standardin e jetesës pas daljes nga puna./ Monitor

Etiketa: burrapension

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hall edhe për të ngrënë, mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë

16:42 : 08/06/2026
SHENDETI

Gonhorreja dhe sifilizi arrijnë shifra rekord ! Më të prekurit, burrat në marrëdhënie homoseksuale

18:33 : 21/05/2026
AKTUALITET

Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, por më i ulëti për gratë

12:37 : 07/05/2026
AKTUALITET

7 muaj pa përgjigje për pensionin, emigranti endet mes Italisë dhe ISSH-së

21:14 : 30/03/2026
AKTUALITET

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat

16:25 : 16/03/2026
AKTUALITET

“5 muajt e humbur të një jetë në arsim”, beteja e mësuesit pensionist me sistemin

21:14 : 23/12/2025
Para

Presidenca e Irlandës në BE: Ekonomia dhe Ukraina në fokus

TË GJITHA

A do të prodhojë “revolucioni i flamingove” një forcë të re politike apo një lëvizje qytetare?

10:56 : 03/07/2026

Shteti do vetëm “shefa”, rriten 18% në vitin 2025; Pakësohen nëpunësit

10:55 : 03/07/2026

Botërori 2026/ Cristiano Ronaldo në 1/8-at e finales, Modriç i jep lamtumirën Kroacisë

10:43 : 03/07/2026

Rama ofendon sërish protestuesit: Janë mbledhur dështakët dhe zemërakët e Shqipërisë

10:40 : 03/07/2026

Dhuna ndaj protestuesve, reagon PDE: Shqipëria meriton institucione që dëgjojnë, jo që godasin

10:35 : 03/07/2026

Braho te “Ligjet”: 30 zyrtarë nën hetim në 2025, korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten sfidat kryesore

10:26 : 03/07/2026

Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë. Rrëzohet dhe qeveria

10:13 : 03/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobetbetparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet guncel girişHoliganbetjojobetnieuwsHoliganbetHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetimajbetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş