• Kontakt
Monday, June 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protestuesit shpalosin kërkesat: Dorëheqje, qeveri teknike dhe ndryshime kushtetuese

20:17 : 22/06/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Protestuesit që prej 23 ditësh tubohen në Tiranë kanë rikonfirmuar kërkesat e tyre kryesore ndaj qeverisë, të cilat i cilësojnë “të panegociueshme”. Deklarata u lexua nga ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, në emër të grupit koordinues të protestës.

Në thelb të kërkesave qëndron dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë, si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu ndryshime të thella kushtetuese, përfshirë barazinë para ligjit, miratimin me referendum dhe kufizimin e mandatit të kryeministrit në maksimum dy mandate gjatë gjithë jetës politike.

Po ashtu, ata kërkojnë edhe ndryshime në ligjet ekzistuese, duke përfshirë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, ligjit për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike.

Sipas deklaratës, lëvizja qytetare do të vijojë protestën paqësore deri në përmbushjen e të gjitha kërkesave.

Lexo edhe:

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin nëpër Tiranë, brohorasin njëzëri: Edi Rama ka mbaru

Ervin Salianji dhe Jorida Tabaku i bashkohet protestës së qytetarëve te Kryeministria

FJALA E PLOTE

Përshëndetje të gjithëve ju që jeni në shesh dhe të gjithë atyre që nuk kanë mundur të vijnë këtu, por që janë me zemër, shpirt dhe mendje në shesh.

Sot jam autorizuar nga grupi koordinues i protestës t’ju lexoj një deklaratë në emër të tyre. Në emër të grupit koordinues të protestës, duke dëgjuar protestimet e sovranit për 22 ditë me radhë, po dalim sot para jush me këtë deklaratë për të sqaruar protestuesit dhe të gjithë bashkëkombasit tanë, qoftë ata të pranishëm fizikisht këtu dhe ata që na mbështesin, se kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë:

Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

Paralelisht, ne nuk heqim dorë nga kërkesat fillestare: anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

Një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.

Këto janë kërkesat tona të qarta, legjitime dhe të panegociueshme, të dala nga zëri i qytetarëve dhe nga vullneti i sovranit.

Ne mbetemi të vendosur në rrugën e protestës paqësore, demokratike dhe qytetare, deri në realizimin e tyre.

Etiketa: dritan goxhajEdi RamaIsh-luftëtari i UÇK-sëprotesteqeveri teknike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin nëpër Tiranë, brohorasin njëzëri: Edi Rama ka mbaru

21:53 : 22/06/2026
AKTUALITET

Ervin Salianji dhe Jorida Tabaku i bashkohet protestës së qytetarëve te Kryeministria

21:41 : 22/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen

21:35 : 22/06/2026
AKTUALITET

Protestuesja denoncon gjobat ndaj makinave të diasporës në kufi

21:23 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Populli ndan kafshatën për Atdheun, politikanët ndajnë Atdheun për interes”, pankartat pikante nga protesta

21:19 : 22/06/2026
AKTUALITET

Demokratët Europianë – Ramës: Shqiptarët duan Europën, jo marrëveshje private për oligarkët

21:06 : 22/06/2026
Para

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

TË GJITHA

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin nëpër Tiranë, brohorasin njëzëri: Edi Rama ka mbaru

21:53 : 22/06/2026

Argjentina siguron kualifikimin për fazën e eliminimit të Kupës së Botës 2026

21:50 : 22/06/2026

Ervin Salianji dhe Jorida Tabaku i bashkohet protestës së qytetarëve te Kryeministria

21:41 : 22/06/2026

Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen

21:35 : 22/06/2026

Protestuesja denoncon gjobat ndaj makinave të diasporës në kufi

21:23 : 22/06/2026

“Populli ndan kafshatën për Atdheun, politikanët ndajnë Atdheun për interes”, pankartat pikante nga protesta

21:19 : 22/06/2026

‘Lojtarët me ngjyrë nuk…’/ Deklarata e ish lojtarit të Altetico Madrid shkakton polemika në Spanjë

21:15 : 22/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomjojobetmadridbet girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgoldenbahisnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetamgbahisgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Giriş