Një person i shpallur në kërkim ka shkaktuar kaos në Durrës teksa ndiqej nga policia.
Në tentativë për të shpëtuar, personi në fjalë ka përplasur 5 automjete të cilat ishin të parkuara.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur te tregu i fruta-perimeve.
Policia është vënë në ndjekje të autorit.













