• Kontakt
Thursday, June 18, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndërtime pa leje në Butrint, në gjyq kryeinspektori i IVMT-së, tre inspektorë dhe ndërtuesit

09:46 : 18/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq pesë persona, mes tyre ish-drejtues dhe inspektorë të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit (IVMT) në Bashkinë Sarandë, si dhe subjektin dhe personin e përfshirë në ndërtimet e paligjshme në zonën e mbrojtur të Butrintit.

Hetimet janë drejtuar nga prokurorja Esmeranda Basho, e cila ka administruar provat dhe ka ndërtuar dosjen hetimore që çoi në ngritjen e akuzave për “Shpërdorim detyre”, “Ndërtim të paligjshëm”, “Pushtim toke”, “Shpërdorim të tokës” dhe “Dëmtim të habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.

Sipas Prokurorisë, në kuadër të procedimit penal nr. 416 të vitit 2023, u provua se në zonën e Ksamilit, në vendin e njohur si “Kanali i Vivarit”, janë kryer ndërtime në një sipërfaqe të konsiderueshme pa leje nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit dhe pa kontratë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.

Kanali i Vivarit ndodhet brenda Parkut Kombëtar të Butrintit dhe gëzon statusin e Monumentit të Natyrës, një zonë me mbrojtje të veçantë ligjore për shkak të vlerave të saj mjedisore dhe natyrore.

Sipas hetimeve, punonjësit e IVMT-së nuk kanë ndjekur procedurat ligjore për evidentimin e plotë të punimeve dhe nuk kanë marrë masat administrative që parashikon ligji, përfshirë vendosjen e gjobave ndaj subjektit që kryente ndërtimin.

Lexo edhe:

Ndërtuan pa leje, Prokuroria e Tiranës cakton masën ‘Arrest në burg’ për katër persona

Favorizuan ndërtimet pa leje, Gjykata “zbut” masat për efektivët e Sarandës

Për këtë çështje janë dërguar në gjyq:

– R.P., i akuzuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, “Pushtimi i tokës”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”;
– Personi juridik “Laguna Invest”, i akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Pushtim të tokës”;
– E.Z., B.K. dhe V.X., me detyrë inspektorë të IVMT-së në Bashkinë Sarandë në kohën e kryerjes së veprës penale, të akuzuar për “Shpërdorim detyre”;
– A.M., me detyrë kryeinspektor i IVMT-së në Bashkinë Sarandë në kohën e ngjarjes, i akuzuar për “Shpërdorim detyre”.

Dosja konsiderohet një prej rasteve më të rëndësishme të hetuara nga Prokuroria e Sarandës në fushën e mbrojtjes së territorit dhe mjedisit, pasi lidhet me ndërhyrje të paligjshme në një nga zonat më të mbrojtura dhe më të rëndësishme natyrore e turistike të vendit.

Prokuroria e Sarandës ka theksuar se do të vijojë ndjekjen penale të çdo rasti që cenon zonat e mbrojtura, pasuritë natyrore dhe zbatimin e ligjit nga funksionarët publikë të ngarkuar me mbrojtjen e territorit./ Top Channel

Etiketa: ButrintIVMTndertime pa leje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndërtuan pa leje, Prokuroria e Tiranës cakton masën ‘Arrest në burg’ për katër persona

10:01 : 16/06/2026
AKTUALITET

Favorizuan ndërtimet pa leje, Gjykata “zbut” masat për efektivët e Sarandës

18:12 : 28/05/2026
AKTUALITET

Ndërtimet pa leje në Sarandë/ Prokuroria 12 masa të tjera sigurimi, mes tyre policë, zyrtarë e biznesmenë

14:48 : 26/05/2026
AKTUALITET

Kryeinspektori i IMT Rigers Sheqeri dhe vartësi i tij lejuan ndërtim pa leje në Farkë, pezullohen nga detyra

12:21 : 31/03/2026
AKTUALITET

“Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit”/ PD: Procesi arkeologjik në Butrint u deformua

12:26 : 26/03/2026
AKTUALITET

Ndërtimet pa leje te Rana e Hedhur/ Dërgohen për gjykim 9 persona, mes tyre 3 ish-drejtues të Kadastrës – EMRAT

09:58 : 09/03/2026
Para

Lejet e Ramës/ Beton dhe kokainë, albumi luksoz i resorteve të grupit “Aliu-Bibaj” nga Tirana në Dhërmi

TË GJITHA

Debat në sallë mes Metës dhe gjykatës, prokurori: LSI pagoi 93 mijë dollarë nga 416 mijë për lobimin

10:54 : 18/06/2026

Shqipëria mbetet ndër vendet me cilësinë më të dobët të ujërave të plazheve në Europë

10:45 : 18/06/2026

Deputetët e PD me pankarta në Kuvend: Na gjeni një ministri pa korrupsion!

10:43 : 18/06/2026

“Keni tmerr nga fjala ime”/ Berisha-Peleshit: Tërhiq rendin e ditës, po i bëni karshillëk protestuesve!

10:33 : 18/06/2026

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestë te Kuvendi, deputeti i PS gris pankartën

10:30 : 18/06/2026

Marjana Koçeku deklaroi se është kërcënuar nga grupi i Bajrajve, reagon ministri i Drejtësisë

10:23 : 18/06/2026

14 masa sigurie/ Zyrtarët e Kadastrës Dibër dhe një notere tjetërsuan pronat, në kërkim zv.drejtori – EMRAT

10:10 : 18/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomholiganbetmeritbet girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsCasibomCasibomGrandpashabetcasibomgrandpashabetjojobet girişcasibom girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş