• Kontakt
Wednesday, June 10, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vokshi në EPP: Shqipërisë i duhet një qeveri kujdestare për të garantuar zgjedhje të lira dhe të barabarta

18:35 : 10/06/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, njëherazi Zv. Presidente e EPP Women, Albana Vokshi, mori pjesë në një takimi me Partinë Popullore Europiane (EPP), kushtuar të ardhmes europiane të Ballkanit Perëndimor zhvilluar në Sarajevë.

Takimi mblodhi Kryeministra, Ministra, drejtues të partive simotra të EPP-së, deputetë dhe zyrtarë europianë nga rajoni për të diskutuar procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në ditën e dytë të aktivitetit, Vokshi mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të EPP-së për Ballkanin Perëndimor me temë “United for EU Integration: The EPP’s Next Steps”, ku paraqiti shqetësimet e opozitës shqiptare lidhur me gjendjen e demokracisë dhe procesin zgjedhor në Shqipëri.

Në fjalën e saj, ajo theksoi se Shqipërisë i nevojitet një qeveri kujdestare për të garantuar zgjedhje të lira dhe të barabarta. Kjo është një domosdoshmëri demokratike pasi gjithçka fillon nga zgjedhjet.

Duke iu referuar gjetjeve të raportit përfundimtar të ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare, si dhe konkluzioneve të AFET, IBAR dhe institucioneve të tjera europiane, Vokshi theksoi se Shqipëria vazhdon të përballet me kushte thellësisht të pabarabarta të konkurrencës politike për shkak të sistemit parti-shtet, keqpërdorimit të burimeve publike dhe rrjeteve të gjera të patronazhistëve dhe ndikimit të krimit.

Lexo edhe:

Përplasja e narrativave Shqipëri–Iran mbi Zvërnecin

Nga apatia politike te ndërgjegjja qytetare/ Një moment vendimtar për Shqipërinë

Vokshi ngriti gjithashtu shqetësimin për dobësimin e standardeve demokratike, korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisjes dhe mungesën e kontrollit dhe balancës së pushteteve. Ajo u ndal veçanërisht te rasti i ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila përballet me 11 akuza zyrtare për abuzim me rreth 1.2 miliardë euro, si dhe te mbrojtja politike që, sipas saj, i është ofruar këtij korrupsioni nga shumica socialiste.

Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin për ndikimin e ekonomisë informale, pastrimit të parave dhe depërtimit të krimit të organizuar në ekonomi dhe politikë, duke e konsideruar këtë një alarm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e Bashkimit Europian.

Në të njëjtën kohë, Vokshi rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e palëkundur e integrimit europian, gjë e reflektuar edhe në kontributin e saj për miratimin e rezolutës parlamentare për procesin e integrimit europian.

Vokshi mbështeti gjithashtu propozimin e Kryeministrit kroat Andrej Plenković që, ndërsa zgjerimi duhet të mbetet një proces i bazuar në meritë, ai duhet të mbështetet edhe në një kalendar të qartë me afate të mirëpërcaktuara.

Megjithatë, në emër të opozitës shqiptare, ajo theksoi se asnjë proces integrimi nuk mund të konsiderohet i plotë dhe i besueshëm për sa kohë që vende si Shqipëria nuk garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në përfundim, Vokshi u bëri thirrje partive simotra europiane të rrisin presionin dhe të mbajnë qëndrime më të qarta ndaj cenimit të standardeve demokratike, minimit të shtetit ligjor, korrupsionit qeveritar dhe partneritetit mes qeverisë dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Ajo vlerësoi se kërkesa për zgjedhje të lira, transparencë dhe llogaridhënie tashmë shkon përtej opozitës politike dhe përfaqëson një aspiratë të gjerë të shoqërisë shqiptare, veçanërisht të brezit të ri, i cili është ngritur në protesta masive për një demokraci funksionale dhe një të ardhme europiane.

Etiketa: albana VokshiPartia DemokratikePartinë Popullore EuropianeShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasja e narrativave Shqipëri–Iran mbi Zvërnecin

19:45 : 10/06/2026
AKTUALITET

Nga apatia politike te ndërgjegjja qytetare/ Një moment vendimtar për Shqipërinë

16:18 : 09/06/2026
AKTUALITET

Arritja më e madhe e Ramës: Të bindë Perëndimin se ai është Shqipëria!

11:11 : 09/06/2026
SPORT

Shqipëria zhgënjen sërish, fiton Luksemburgu në “Air Albania”

22:41 : 06/06/2026
AKTUALITET

Flamingot, protestat dhe ‘hijet’ e projektit luksoz të familjes Trump në Shqipëri

16:42 : 06/06/2026
AKTUALITET

Spital, data centera dhe resort bregdetar/ Mediat izraelite zbulojnë investimet e mikut të Ramës në Shqipëri

21:15 : 05/06/2026
Para

Raiffeisen, Intesa, OTP.../ Vodhën qytetarët duke fiksuar interesat, Rumania gjobë rekord 710 mln euro ndaj bankave

TË GJITHA

Kim Mehmeti mesazh protestuesve: Ju jeni heronjtë e mi, mos u dorëzoni!

19:54 : 10/06/2026

Përplasja e narrativave Shqipëri–Iran mbi Zvërnecin

19:45 : 10/06/2026

Ish-luftëtari i UÇK denoncon: Kanë arrestuar vëllanë tim sepse krahasova Ramën me Çausheskun

19:32 : 10/06/2026

Protesta e shqiptarëve jehonë në mediat ndërkombëtare, “Reuters” transmeton live tubimin në Tiranë

19:21 : 10/06/2026

Pankartat që po bëjnë ‘namin’ në protestën e Tiranës

19:13 : 10/06/2026

Qytetari: Nismëtarët të dalin hapur, protesta të kthehet në Kuvend Kombëtar

19:01 : 10/06/2026

“Rama po na bllokon videot”/ Influenceri: Pamjet e protestës po censurohen

18:52 : 10/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabetgrandpashabet belge numarasımatbetjojobetlunabetbetpark girişJojobet GirişGrandpashabet destekgrandpashabet girişCratosroyalbetjojobethttps://www.letmejizz.coGrandpashabetGrandpashabetMeritkingcasibomjojobetCasibom Güncel Girişjojobet girişcasibomjojobet güncel girişjojobet