• Kontakt
Tuesday, June 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

5 ditë i zhdukur/ Mister fati i Eglant Koçit, dyshohet se është ekzekutuar nga shoku i ngushtë

15:01 : 09/06/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Zhdukja misterioze e 34-vjeçarit Eglant Koçi, pasditen e 4 qershorit në Tiranë, vijon të jetë në sitën e hetimeve, teksa detaje të reja kanë dalë në dritë.

Koçi, u denoncua i zhdukur nga familjarët në polici më datë 5 qershor dhe nga hetimet e deritanishme ka dyshime se i riu është marrë peng dhe është ekzekutuar.

Sipas policisë, ai është parë për herë të fundit në zonën pranë sheshit “Willson” në kryeqytet, teksa po lëvizte me motorin e tij me targa “CT969”, ku dyshohet se është marrë peng, në rrethana ende të paqarta nga shtetasit, Armand Shakaj, 41-vjeç dhe Enea Zyferi 25-vjeç.

Sipas policisë, grupi hetimor ka arritur të gjejë motorin e Koçit dhe vendin ku dyshohet se është mbajtur peng, por deri më tani nuk janë bërë të ditur për shkak të hetimeve.

Po ashtu raportohet se nga kamerat e sigurisë është parë që, prej aty del me makinë autori i dyshuar, Armand Shakaj, dhe dyshimet janë se me vete në automjet, të ketë pasur edhe pengun.

Lexo edhe:

Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, Prokuroria kërkon ekspertizën e 4 kompjuterëve të autorit

ADN e konfirmon: Trupi i pajetë i gjetur në Cerrunjë i përket Eglant Koçit

Mjeti i autorit

Në makinë, burime policore thonë se janë konstatuar njolla gjaku, që kanë ngritur dyshimet se Koçi mund të jetë ekzekutuar, por deri më tani nuk ka ende një pistë të qartë për fatin e tij. Automjeti është gjetur në ambjentet e një lavazhi në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ku Shakaj, besohet se e ka çuar për ta larë dhe pastruar nga njollat e gjakut, për të zhdukur provat e krimit.

Po ashtu thuhet se, autori i pengmarrjes Armand Shakaj, njihej si shok i ngushtë i Eglant Koçit. Ai ishte pronar i një lokali në Tiranë, ku kishte punësuar si kamarier Enea Zyferin. Të dy kanë marrë peng Koçin, ndërsa nuk dihen ende arsyet.

Lidhje me kriptomonedhat

Sipas raportimeve, Koçi rezultonte i punësuar në një biznes mobilierie, por dyshohet se mund të jetë përfshirë në tregti të kriptovalutave, një prej pistave ku po hetohet.

Gazetari Artan Hoxha, pak ditë më parë ka deklaruar se Koçi ishte postieri që shkonte te zyrat e këmbimit për të këmbyer kriptomonedhat me cash.

Sipas tij te 5 maji një person i panjohur, ka lënë motorrin e Koçit dhe është larguar. Ka dyshime se kjo lëvizje sipas tij është bërë për të humbur gjurmët.

“Kjo ngjarje, e datës 4 qershor, një i ri Eglant Koçi, është zhdukur pa lënë gjurmë nuk ka asnjë informacion. Punonte si postier midis disa pikave të këmbimit valuator për kriptomonedhat. Ky është rasti i rradhës dhe besoj se në të ardhmen do të kemi probleme të ngjashme me këtë. Duhet bërë apel që nëse është i gjallë, kushdo që mund të ndihmojë do të ishte e vlefshme si informacion. Policia dhe familja janë munduar.

Janë parë lëvizjet. Për herë të fundit e kanë parë te sheshi Wilson. Ka fikur telefonin dhe nuk është përgjigjur. Ai ishte postieri që shkonte te change për të këmbyer kriptomonedhat me cash. Në llogarinë që ka ai nuk është lëvizur. Te 5 maji një person i panjohur, ka lënë motorrin e personit të humbur dhe është larguar. Kjo mund të jetë bërë edhe për të humbur gjurmët, pasi motorri është gjetur të nesërmen. Sa më shumë kohë kalon nga momenti i rrëmbimit, aq më pak janë shanset që të gjendet personi.

Janë shtuar shumë këto rrëmbimet. Kemi rrëmbime personash nga Saranda deri në Shkodër. Sa më shumë të ketë raste rrëmbimesh dhe mos zbulim të tyre, bëhet problematike”– tha gazetari Hoxha.

Çfarë thotë policia për ngjarjen?

Lidhur me ngjarjen, policia thotë se ka shpallur në kërkim autorin e pengmarrjes, shtetasin Armand Shakaj, ndërsa ka vënë në pranga, ndihmësin e tij, Enea Zyferin. Ky i fundit deri më tani nuk ka dhënë detaje që mund të ndihmojnë më tej policinë, por ka dyshime se ka qenë me shefin e tij, kur 34-vjeçari është mbajtur peng.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë është bërë e mundur gjetja e motomjetit të 34-vjeçarit, identifikimi dhe kontrolli i ambientit ku është futur 34-vjeçari, ambient nga i cili më pas ka dalë autori i dyshuar dhe mund të ketë marrë me vete, me automjet, 34-vjeçarin. Është ushtruar kontroll i imtësishëm në ambientin e dyshuar, ku dyshohet se mbahej peng 34-vjeçari, si dhe në shumë ambiente të tjera dhe në terren, por deri tani nuk është bërë e mundur gjetja e 34-vjeçarit.

Po nga veprimet hetimore ka rezultuar gjithashtu se autori i dyshuar ka larguar motomjetin e 34-vjeçarit nga vendi ku ishte parkuar fillimisht. Automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar 34-vjeçari, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. Z., 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar 41-vjeçarin në këtë rast. Shërbimet e Policisë po vijojnë intensivisht kërkimet për gjetjen e shtetasit E. K”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Etiketa: armand shakajEglant KoçiEnea Zyferi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, Prokuroria kërkon ekspertizën e 4 kompjuterëve të autorit

11:49 : 29/06/2026
AKTUALITET

ADN e konfirmon: Trupi i pajetë i gjetur në Cerrunjë i përket Eglant Koçit

15:45 : 23/06/2026
AKTUALITET

Rëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit, gazetari: Autori fshihet në Tiranë! Ka ndryshuar pamjen

09:24 : 23/06/2026
AKTUALITET

Vrasja dhe zhdukja e Eglant Koçit, çfarë e tradhtoi Armand Shakajn?

20:50 : 19/06/2026
AKTUALITET

Eglant Koçi u vra me plumb pas koke, detaje të reja pas gjetjes së trupit të 34-vjeçarit

09:52 : 19/06/2026
AKTUALITET

Dyshohet se i përket Eglant Koçit, policia: Trupi i dekompozuar u gjet në fshatin Cërrujë

16:28 : 18/06/2026
Para

Pengmarrja e Eglant Koçit në Tiranë, del video e "Mand Dhelprës" duke fshehur motorin e 34-vjeçarit!

TË GJITHA

Horoskopi, 30 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 29/06/2026

Protesta/ Artan Hoxha: Rama ka futur në punë anti-terrorin dhe SHISH, 173 persona në filtër

22:55 : 29/06/2026

Abilekaj: Nëse rrethohet kryeministria për një javë, Rama nuk mund të jetë më në detyrë!

22:53 : 29/06/2026

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave

22:50 : 29/06/2026

Vijon marshimi në Tiranë, protestuesit thirrje njëzëri: Rama n’burg, Berisha n’burg

22:44 : 29/06/2026

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

22:34 : 29/06/2026

Eurodeputetja holandeze: Nëse doni të shkoni në BE, Rama duhet të dëgjojë

22:17 : 29/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerGrandpashabetcasibomPerabetKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetjojobetjojobet girişimajbetjojobetbetcio